LIVE UPDATES
Ekonomi

Distributorët rritje e ngadaltë, efekt pozitiv nga kursi i këmbimit

Konsumi vjetor i popullatës, sipas INSTAT, u përshpejtua në 3.71% në 2024-n, nga 3.1% në vitin 2023.

28 Shtator 2025, 08:03 Nga E.d
Distributorët rritje e ngadaltë, efekt pozitiv nga kursi i
Foto ilustruse

TIRANË - Distributorët, të përqendruar në segmentin FMCG (mallrat e konsumit që lëvizin shpejt nga raftet, përgjithësisht nga importi) kanë vijuar të rriten në vitin 2024, të ndikuara nga një përmirësim i lehtë i konsumit dhe turizmi.Konsumi vjetor i popullatës, sipas INSTAT, u përshpejtua në 3.71% në 2024-n, nga 3.1% në vitin 2023. Shqetësimi kryesor i operatorëve mbeten ndryshimet demografike, si rrjedhojë e emigracionit, sidomos të të rinjve dhe plakjes graduale të popullsisë, që po jep efektet e veta si në zakonet e blerjes së popullsisë, ashtu dhe në gjetjen e fuqisë punëtore.

Rënia e Euros, për të disatin vit radhazi, ka qenë një faktor pozitiv, që ka ndihmuar importuesit për të amortizuar rritjen e çmimeve të importit. Kthimi i vendit në një destinacion turistik ka kompensuar, deri diku, rënien e konsumit nga emigracioni, sidomos në kulmin e sezonit. Operatorët raportojnë rritje të shtuar të produkteve në rrjetet tregtuese në zonat bregdetare, ku vendin e parë e mbajnë pijet alkoolike. Në komentet e tyre në forume, turistët theksojnë se sidomos në supermarkete, çmimet janë të njëjta me vendet europiane, që operojnë në tregje ku konsumatori është me të ardhura shumë më të larta se konsumatori shqiptar.

Të dhënat e fundit të Eurostat konfirmuan këtë tendencë, teksa për herë të parë që nga viti 2005, kur njësia europiane e statistikave mat të dhënat, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve Joalkoolike për Shqipërinë e ka kaluar lehtë nivelin 100% (100.1%). Kjo do të thotë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat janë sa 41% e mesatares së BE-së, një faktor i rëndësishëm që ndikon në fuqinë blerëse. Operatorët pohojnë se çmimet më të shtrenjta lidhen me kostot e larta të transportit, logjistikës, TVSH-së së padiferencuar të ekonomisë së shkallës, rritjes së pagave dhe mungesës së ekonomisë së shkallës.

Një tjetër faktor është varësia e lartë nga importet, ku në supermarkete ka shumë pak prodhime vendi. Edhe këto të fundit shpesh nuk janë konkurruese në çmime për shkak të kostove të larta të prodhimit. Konsumi vjetor i popullatës, ndryshimi vjetor. “Grupi AGNA”, me dy kompanitë “AGNA” dhe “Alfa”, ka ruajtur pozicionin si distributori më i madh në vend. “AGNA” kishte qarkullim vjetor prej 18.2 miliardë lekësh, me rritje vjetore 15%, sipas të dhënave paraprake nga kompania (bilanci zyrtar nuk është publikuar ende). “Alfa” raportoi 14 miliardë lekë të ardhura, me rritje 9.4%. “Grupi AGNA”, përfshirë dy kompanitë së bashku, qarkulloi rreth 32 miliardë lekë në vitin 2024.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania e parë, “Anonime Kakavi” (tani ‘AGNA’ sh.a.), u krijua në vitin 1991, si importuese dhe distributore ekskluzive e kompanive të mirënjohura në kategorinë ushqimore si “Nestle”, “Misko”, “Barrilla”, “Chipita”, “Lay’s”, “Heinz”, “Marbo” e të tjerë; në kategorinë e detergjentëve dhe kujdesit personal si “Beohemija”, “Mega”, si dhe në kategorinë e cigareve të kompanisë “Karelia”. “AGNA” sh.a. operon gjithashtu edhe në fushën e investimeve të energjisë, të hotelerisë, ndërtimit dhe pronave të patundshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Kjo kompani ka krijuar një portofol të rëndësishëm investimesh ndër vite. “Alfa” sh.a. u krijua në vitin 1992 si shpërndarëse zyrtare e “Amstel” dhe “PepsiCo”.

Në vitin 1997, “Alfa” sh.a. ndërtoi një fabrikë moderne në fshatin Glinë, e cila bëri të mundur zgjerimin e aktivitetit me prodhimin e ujit “Glina” dhe shumë pijeve të tjera. Suksesi e çoi “Alfa” sh.a. në marrjen e statusit të Botiluesit dhe Shpërndarësit zyrtar të “Pepsi”, “Ivi”, “7up” dhe “Lipton” për territorin shqiptar në vitin 1999, dhe për Kosovën, në vitin 2019. “Inter Distribution Service” (IDS) ka vijuar rritjen e fortë për të tretin vit radhazi duke arritur një qarkullim vjetor prej 22.6 miliardë lekësh (+16.7%). Për të tretin vit radhazi, IDS ka raportuar një qarkullim vjetor më të lartë sesa “AGNA”.  “Philip Morris Albania” është rritur me 15.6%, në rreth 17.4 miliardë lekë, duke ruajtur vendin e tretë.

Sipas raportit të aktivitetit, rritja e të ardhurave është ndikuar kryesisht nga një sërë masash të ndërmarra nga Shoqëria për të siguruar disponueshmërinë e produkteve të saj në treg, por edhe duke shtuar aktivitetet e komunikimit me konsumatorët e rritur. Krahasuar me vitin e kaluar, shpenzimet operative të Shoqërisë u rritën gjithashtu me 11%. “Tobacco Holding Group” kishte të ardhura rreth 10.4 miliardë lekë, me zgjerim prej 0.5% me bazë vjetore, duke u renditur në distributorin e pestë në vend. Sipas të dhënave në raportin vjetor, kompania është shpërndarëse e “BAT”, “Peja”, “Pernot Ricard”, “Prince Caffe” etj. “Marketing & Distribution” është operatori i gjashtë më i madh në vend. Në vitin 2024, deklaroi të hyra prej 8.9 miliardë lekësh, me rënie prej 1.2% me bazë vjetore.

“Eurolab Internacional Grup Sh.p.k.” është një tjetër distributor i madh, që nuk ka dorëzuar asnjëherë pasqyra financiare. Sipas renditjes së Tatimeve, të ardhurat e përafërta të shoqërisë në vitin 2024 ishin rreth 7 miliardë lekë. Sipas faqes së internetit, kompania ka mbi 30 vite eksperiencë në shitje, distribucion, import/eksport dhe shërbime të tjera (marketing, zhvillim tregu dhe produktesh, veprime operacionale etj.) dhe ka siguruar rritje vjetore dyshifrore gjatë dekadës së fundit. “Albanian Distribution & Development” u rrit me 6%, duke raportuar të ardhura prej 6.6 miliardë lekësh. “Kompania tregton një gamë të gjerë produktesh që përfshijnë pije alkoolike dhe joalkoolike, pije energjike, artikuj të pastrimit dhe kujdesit personal etj. Nga viti në vit, shoqëria ka rritur gamën e produkteve duke e zgjeruar portofolin e saj të produkteve”, thuhet në raportin vjetor.

“British American Tobacco” (BAT) ka rritur të ardhurat totale me 5.4% në 6.4 miliardë lekë në vitin 2024. Sipas raportit vjetor, ecuria e të ardhurave gjatë vitit 2024 i atribuohet rritjes së akcizës dhe prezantimit të produkteve të tjera me/pa nikotinë. Bazuar në kalendarin vjetor të akcizës, kjo e fundit u rrit nga 7,000 lekë në 2023 në 7,250 lekë në vitin 2024. Kompania thotë se industria e duhanit është shumë e prekshme nga ndryshimet legjislative të kryera në një periudhë të caktuar, të cilat mund të çojnë në rritje të kostove, rënie të konsumit të duhanit apo nxjerrje nga tregu të produkteve specifike.

“ELKA-SA” rriti të ardhurat me 2.4%, në 5.8 miliardë lekë. Krahas tregtimit të produkteve të ndryshme, “ELKA-SA” është eksportues dhe e angazhuar edhe në sektorin e prodhimit të patatinave, çokokremit, kruasantëve. “Viti 2024 për kompaninë ishte një vit relativisht me ecuri të kënaqshme duke pasuar në këtë mënyrë ritmin e rritjes së vazhdueshme, që kompania ka pasur çdo vit, pavarësisht pandemisë”, thuhet në raportin vjetor. Eksportet janë rritur me 14.28% dhe sollën rreth 17% të totalit të të ardhurave.

Në aktivitetin e eksporteve, “Elka SA” është ndikuar negativisht nga rënia e Euros. “Stabiliteti i kursit të këmbimit do të luante një rol të rëndësishëm në aktivitetin tonë si eksportues, pasi luhatjet e shumta në ulje që ka pësuar kursi i këmbimit, kanë sjellë pasiguri në çmimet e shitjes duke ndikuar edhe tregun ndërkombëtar, në të cilin ne jemi të pranishëm prej shumë vitesh. Sidomos gjatë vitit 2024 ka pasur shumë luhatje të kursit, të cilat kanë ndikuar negativisht edhe në rezultatin financiar”, thuhet në raportin vjetor.

“Primall”, që ka aktivitet kryesisht në tregtimin e cigareve, raportoi qarkullim vjetor prej 4.2 miliardë lekësh, me zgjerim 14.3%. “Teuta Durrës”, që operon në dy sektorë kryesorë, paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, ka rezultuar me të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh në vitin 2024, me zgjerim 8.2% me bazë vjetore. Sipas raportit vjetor, aktiviteti i kompanisë është zgjeruar dhe rritur nga viti në vit përmes zgjerimit të gamës së produkteve të hedhura në treg, zgjerimit të njësive të shpërndarjes në të gjithë vendin dhe kjo është evidentuar në termat financiarë me një qarkullim të shtuar me rreth 7.9%.

Gjatë këtij viti, produktet me logo “Teuta” kanë gjetur shpërndarje edhe në tregun e Kosovës. Kompania “Teuta Durrës” parashikon të vijojë me rritje të vazhdueshme në treg. “Ferra”, e fokusuar në tregtimin e mallrave ushqimore, kryesisht të sheqerit, orizit, vajit, etj., dhe në aktivitete të tjera dytësore, shënoi rënie të të ardhurave me 20%, në 3.4 miliardë lekë. Sipas raportit të aktivitetit, “viti 2024 për shoqërinë ‘FERRA&CO’ sh.p.k. vlerësohet të mos jetë në nivelin e pritshmërive krahasuar me rezultatet e arritura në vitet paraardhëse. Në disa tregues, ajo sërish tregoi qëndrueshmëri financiare dhe përmirësoi disa nga treguesit e performancës.

Rënia e të ardhurave nga aktiviteti i shfrytëzimit është shkaktuar nga lëkundjet e shpeshta dhe të mëdha të çmimit të shoqërisë në bursat ndërkombëtare, e cila nuk u arrit të sinkronizohet me çmimet e tregut brenda vendit duke shkaktuar humbje në këtë vit financiar. Edhe për këtë vit, aktiviteti kryesor i shoqërisë ka qenë tregtimi i mallrave ushqimore, kryesisht të sheqerit, orizit, vajit, etj., dhe në aktivitete të tjera dytësore siç është qiradhënia e aktiveve të paluajtshme”. “Inter Trade & Distribution” deklaroi qarkullim vjetor prej 3 miliardë lekësh, me rritje 5.6% në raport me vitin 2023.

Sipas raportit vjetor, përmirësimi i treguesve ka ardhur kryesisht si rrjedhim i faktorëve të brendshëm, që kanë të bëjnë me përmirësimin e strukturës së shitjeve, organizimit më të mirë të punës, investimeve në teknologji dhe në kualifikimin e burimeve njerëzore. Një faktor i dytë jo më pak i rëndësishëm janë dhe investimet e mëdha të kryera me fondet e furnitorëve, por edhe ato të kompanisë në marketing dhe promocion, duke bërë të mundur jo vetëm ndërtimin e markave të reja, por edhe konsolidimin e atyre në aktivitet.

Së fundmi, ndikim ka sjellë edhe niveli i ulët i kursit të këmbimit, si dhe normës së interesit”. “Interlogistic” kishte të ardhura 2.8 miliardë lekë, me tkurrje prej 6.5% me bazë vjetore. “Shoqëria ka ruajtur një pozicion të qëndrueshëm financiar dhe operativ, pavarësisht sfidave të mjedisit ekonomik kombëtar dhe ndërkombëtar. Performanca financiare reflekton aftësinë e shoqërisë për të mbajtur efikasitetin operativ, për të menaxhuar me kujdes kostot dhe për të gjeneruar të ardhura të vazhdueshme nga aktiviteti i saj kryesor”, thuhet në raportin e aktivitetit.

“Interbrands” raportoi të ardhura prej 2.7 miliardë lekësh, me rritje 4.3% me bazë vjetore. Sipas raportit vjetor, këto rezultate kanë ardhur si rrjedhim i strukturës së shitjeve, organizimit të punës, investimeve në teknologji dhe burimeve njerëzore, “Kanë ndodhur një sërë ndryshimesh në strukturën e produkteve të shitura. Është vënë re gjithashtu rënie e shitjeve të produkteve dhe grup-produkteve të caktuar, si dhe rritje e shpejtë e shpenzimeve, gjë që pa dyshim do të ndikojë në rezultatin financiar”, thuhet në raport. /Monitor.al

 

 

 

 

distributorët

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Shtator 2025, 07:51 E.d

Rënia e koncesoneve

Foto ilustruse TIRANË - Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoq&e...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës