LIVE UPDATES
Ekonomi

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me mesin e vitit 2024. Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

26 Shtator 2025, 08:36 Nga I.A

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

TIRANË- Turqia dhe Italia kryesuan investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 89 milionë eurove, megjithëse në rënie 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me mesin e vitit 2024. Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja, por në të duhen llogaritur edhe ndryshimet nga kursi i këmbimit, ndryshimet nga çmimi dhe ndryshimet e tjera. Kjo nënkupton se stoku i investimeve të huaja rivlerësohet në mënyrë periodike, duke reflektuar edhe ndryshimin e çmimit të aseteve. Për këtë arsye, shpesh stoku i investimeve për një sektor apo investitor të huaj mund të rritet, pavarësisht rënies së flukseve të reja.

Ndërmarrjet turke kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, sidomos në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse apo edhe në ndërtim.

Për gjysmën e parë të viti, Turqia e ndau kryesimin e investimeve të huaja me Italinë. Investimet italiane kishin me një fluks total prej 89 milionë eurosh. Investimet italiane kanë rënë me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.77 miliardë euro, në rritje me 11% krahasuar me një vit më parë.

Holanda ka zbritur në vendin e tretë mes investitorëve të huaj që prej vitit të kaluar. Megjithatë, këtë vit vlera e investimeve holandeze i është kthyer përsëri rritjes. Për 6-mujorin, investimet holandeze arritën në 85 milionë euro, 39% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa stoku i investimeve holandeze ka arritur vlerën e 2.6 miliardë eurove, në rritje me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë.

Investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ka qenë kompania Shell, që në vitet e fundit rriti investimet e lidhura me shpimet në zonën e Shpiragut, para se të vendoste pezullimin e punimeve vitin e kaluar.

Megjithatë, përtej një roli në rritje të Shell, kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet kryesisht me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit.

Investitori i katërt më i madh i huaj për 6-mujorin ishte Austria, me një total investimesh prej 68 milionë eurosh, në rritje me 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik dhe në shërbimet e hotelerisë.

Stoku i investimeve austriake arriti në 862 milionë euro, në rritje me 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritje të ndjeshme këtë vit kanë shënuar edhe investimet e ndërmarrjeve nga Kosova. Për 6-mujorin 2025, ato arritën vlerën e 63 milionë eurove, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Stoku i investimeve nga Kosova arriti në 485 milionë euro, në rritje me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Këtë vit, biznesi nga Kosova realizoi një tjetër investim madhor në Shqipëri, ndoshta më të rëndësishmin e realizuar deri më sot.

Kompania që zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë, Viva Fresh Store, bleu e Spar Albania, rrjeti i dytë më i madh i shitjeve me pakicë në Shqipëri, për më shumë se 36 milionë euro. Megjithatë, kjo blerje është finalizuar gjatë tremujorit të tretë dhe nuk reflektohet ende në shifrat e investimeve të huaja nga Kosova deri në mesin e vitit. /Monitor.al

investimet e huaja

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më