LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e koncesoneve

Kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave përfundoi në datën 31 dhjetor 2024, pasi ishte zgjatur edhe me dy vjet në janar 2023.

28 Shtator 2025, 07:51 Nga E.d
Rënia e koncesoneve
Foto ilustruse

TIRANË - Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoqën shumë sipërmarrje, për shkak të biznesit të sigurt dhe normës së lartë të fitimit, po dalin gradualisht nga lista e më të mëdhenjve pas përfundimit të kontratave. Kontrata e koncesionit ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet kontraktues, dhe shoqërive “Sicpa Security Solutions S.A.” e “Sicpa Security Solutions Albania sh.p.k.”, për projektimin, financimin, dizenjimin, prodhimin dhe ngritjen e një sistemi për emetimin, shpërndarjen, gjetjen dhe monitorimin e pullave fiskale e të pullave të kontrollit të barnave përfundoi në datën 31 dhjetor 2024, pasi ishte zgjatur edhe me dy vjet në janar 2023.

Të ardhurat e kompanisë ishin 863 milionë lekë në vitin 2024, ndërsa u raportuan humbje prej 6 milionë lekësh. Nga janari 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave kryhet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë. Një tjetër koncesion që ka përfunduar është ai i markimit të karburanteve që po zbatohej nga “GFI Albania”. Kontrata 10-vjeçare përfundonte më 1 gusht 2023, ndërsa qeveria vendosi ta shtyjë edhe me një vit. Shoqëria nuk ka dorëzuar bilanc për vitin 2024, ndërkohë që ka mbyllur adresat dytësore.

Më 31 korrik 2023 përfundoi dhe kontrata me “Aleat”, që kishte me koncesion prodhimin e dokumenteve të qytetarëve shqiptarë. Pas përfundimit të periudhës së koncesionit, Shoqëria i ka kaluar Autoritetit zotërimin e vendndodhjeve të koncesionit dhe mjediset e koncesionit dhe të gjitha asetet e projektuara dhe të përdorura gjatë periudhës së koncesionit. Kompania shtetërore që e kryen tashmë këtë shërbim “Identitek” ka hyrë në listën e “Monitor 200”, duke raportuar të ardhura prej 3.7 miliardë lekësh, në dyfishim nga viti i mëparshëm.

“S2 Albania”, e cila zbaton marrëveshjen e koncesionit të skanimit, në vitin 2023 raportoi të ardhura prej 1.5 miliardë lekësh.Për 2024-n, bilanci nuk është dorëzuar ende, po sipas të dhënave paraprake nga tatimet, qarkullimi vjetor ka arritur në rreth 1.9 miliardë lekë. Koncesionet e formës PPP, pagesat arritën rekord në 2024-n.Pas vitit 2018, qeveria ndoqi strategjinë e projekteve të Partneritetit Publik – Privat, ku kompania private angazhohet të kryejë një shërbim, përkundrejt pagesave vjetore nga buxheti i shtetit.

Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2024 rezultojnë 10 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Pagesat faktike për vitin 2024, në total arritën në 13.3 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 5%, duke shënuar nivelin më të lartë historik që prej vitit 2017, kur ka filluar raportimi. “GJOKA 87”, e krijuar në prill 2018, në pronësi të “Gjoka Konstruksion”, po ndërton me koncesion Rrugën e Arbrit. Kompania raportoi 2.9 miliardë lekë të ardhura (+1.5%), ndonëse punimet kryhen nga shoqëria mëmë “Gjoka Konstruksion”.

Në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, sipas statutit dhe objektit të aktivitetit për të cilën është krijuar, shoqëria “Gjoka 87” sh.p.k. ka nënkontraktuar për realizimin e punimeve shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a., i miratuar nga Autoriteti Kontraktor. Sipas raportit të aktivitetit, “për vitin 2024 të ardhurat e realizuara për punimet e kryera në Rrugën e Arbrit janë 2.9 miliardë lekë. Në total janë realizuar 96.5% e punimeve të parashikuara për ndërtimin e kësaj rruge. Për vitin 2024 kemi një zvogëlim të shpenzimeve për interesa krahasuar me vitin 2023, si rezultat i uljes së normës së interesit të huasë bankare.

Burimet e financimit për këtë projekt bazohen në gjendjen financiare të shoqërisë ‘Gjoka Konstruksion’, si dhe në financimet nga bankat e nivelit të dytë”. Kompania merr më pas pagesa vjetore nga buxheti, bazuar në kontratën koncesionare dhe parashikimet buxhetore për pagesat e koncesioneve. “Albanian Highway Concession” ka fituar koncesionin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës Milot – Morinë, me afat 30 vjet, e miratuar në vitin 2016, por zbatimi i saj nisi vetëm në shtator të vitit 2018. Ajo është një konsorcium mes dy sipërmarrjeve të mëdha, “Kastrati” dhe “Salillari” (me nga 50% secila).

Kompania raportoi të ardhura 3.6 miliardë lekë në vitin 2024, me rritje të fortë prej 68% me bazë vjetore. Të ardhurat nga aktiviteti kryesor i kompanisë ishin 1.85 miliardë lekë (nga tarifat neto), me zgjerim prej 16%, ndërsa “Të ardhurat e përllogaritura mbi vlerën e investimit të kryer”, pothuajse u trefishuan në 1.74 miliardë lekë (kjo e fundit përfaqëson vlerën e tregut, të investimit të kryer, i cili do t’i shlyhet kompanisë koncesionare në vitet e ardhshme nëpërmjet tarifave që do të arkëtohen nga përdorimi i rrugës në vitet në vijim).

Sipas raportit të aktivitetit, viti 2024 është viti i tetë i operimit të Sheshit të Pagesave dhe viti i dorëzimit dhe përfundimit të marrjes në dorëzim e punimeve kapitale “Ndërtimi i Urës së re të Kukësit”. Në kontratën e koncesionit është parashikuar që në rast se shuma e të ardhurave nga tarifa e përdorimit të rrugës, tejkalon limitin e parashikuar në kontratë, 60% e këtij tejkalimi do t’i kthehet autoritetit kontraktues. Shuma e përllogaritur për vitin ushtrimor në bazë të kësaj kërkese, sipas pasqyrave financiare, është 277 milionë lekë. Të ardhurat bruto nga tarifat, para zbritjes së kësaj shume ishin 2.15 miliardë lekë.

“SaniService” fitoi në vitin 2015 koncesionin për “ofrimin e shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, me afat 10-vjeçar. Kompania deklaroi në bilanc rritje me 2.7%, në 1.52 miliardë lekë në 2024-n, duke mos hyrë në renditjen e “Monitor 200”. Sipas raportit të aktivitetit, Shoqëria SaniService sh.p.k. gjatë vitit 2024, ka ofruar shërbimin e saj në të 29 qendrat spitalore për një total prej 65,266 ndërhyrjesh dhe 100,743 paketime me avull.

Për këtë koncesion kanë nisur hetimet nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pas kallëzimeve se ky projekt është i panevojshëm, duke hedhur dyshime për abuzime të ndryshme financiare. Koncesionari tjetër në shëndetësi, “3P Life Logistic”, raportoi të ardhura prej 731 milionë lekësh, në të njëjtin nivel me një vit më parë. Aktiviteti kryesor i biznesit të Shoqërisë përfshin paketën e shërbimit të kontrollit mjekësor për moshat 40-65 vjeç, për një periudhë prej 10 vjetësh, siç parashikohet në marrëveshjen e koncesionit nënshkruar ndërmjet 3P Life Logistic sh.p.k. dhe Ministrisë së Shëndetësisë, më 7 janar 2015.

Edhe për këtë koncesion, kanë nisur hetimet nga SPAK. Kompania tjetër “DiaVita”, e cila ofron shërbimin e dializës nëpërmjet një koncesioni, raportoi në vitin 2024 rreth 890 milionë lekë të ardhura, me rritje 5.4% me bazë vjetore. Kompania merr financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që ajo ofron prej disa vitesh në disa qytete të vendit.Sipas kontratës me qeverinë, “DiaVita” do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.

“Laboratory Network” ofron me koncesion shërbimin laboratorik. Të ardhurat e kompanisë, sipas bilancit zyrtar të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ishin 1.9 miliardë lekë në vitin 2024, me zgjerim vjetor 8.5%. Ky është dhe koncesioni që po merr pagesat më të mëdha në fushën e shëndetësisë. Koncesioni laboratorik i spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019 nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro, dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Edhe ky koncesion është në hetim nga SPAK.

Inceneratorët

Inceneratorët janë koncesionet më të debatuara, për shkak të abuzimeve të mëdha që po gjen hetimi i SPAK, i cili i ka bllokuar që të tria kontratat. Koncesioni i trajtimit të mbetjeve në Elbasan (“Albtek Energy”), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh, me kapacitet përpunues rreth 120-140 tonë/ditë, sipas deklarimeve zyrtare në kontratë, u pezullua në mars 2022 nga SPAK. Kompania i kishte marrë të gjitha financimet nga buxheti para se të bllokohej. Në vitin 2022 dhe 2023, financimi ishte zero. Në total, gjatë periudhës 2017 – 2021, kompania ka marrë 2.4 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Inceneratori i trajtimit të mbetjeve në Fier (“Integrated Technology Waste Treatment Fier”), me kosto totale prej 3.97 miliardë lekësh dhe kapacitet përpunues rreth 180 – 200 tonë/ditë, u pezullua nga SPAK po në mars 2022. Për vitin 2022, Ministria e Financave ka paguar për këtë koncesion 376 milionë lekë, ose 45% më pak se viti i mëparshëm. Në total, për periudhën 2017 – 2022 janë paguar gjithsej nga buxheti 4 miliardë lekë.

Projekti i tretë është Trajtimi i mbetjeve në Tiranë (“Integrated Energy B.V sh.p.k.”), me kosto totale 40 miliardë lekë dhe kapacitet përpunues rreth 550-800 tonë/ditë. Edhe për këtë projekt, pas një procesi të gjatë hetimesh, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vendosi në gusht 2023 masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kompaninë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” që zotëron koncesionin e Tiranës, dhe të gjitha pasuritë e tjera në emër të kompanisë.

Akuzat janë për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim. Në vitin 2024 kompania raportoi të ardhura prej 1.7 miliardë lekësh, me rritje 8.5%.

Fillimi i hetimit për të tre inceneratorët, atë të Elbasanit që punoi vetëm një vit dhe Fierit që ka përfunduar, (por nuk është vënë asnjëherë në punë), dhe të Tiranës (ndërtimi i të cilit nuk ka filluar), vuri më tepër në dukje për shoqërinë se me inceneratorët, jo vetëm që nuk është përmirësuar situata mjedisore e plehrave në vend, por edhe kostot e buxhetit janë të larta. Nga hetimi, SPAK ka gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesioneve e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënie të pagesave për punime që nuk janë kryer.

Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre e deri te faturimet fiktive për të rritur shpenzimet e për të ulur barrën tatimore. /Monitor.al

koncesione

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet