LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike në T2 2025

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në periudhën prill–qershor në vend u regjistruan gjithsej 2,347,717 net-qëndrime. Rritja u nxitur kryesisht nga turistët e huaj, që shtuan qëndrimet me 34.2%, ndërsa ato të vendasve u rritën me 27.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

26 Shtator 2025, 08:38 Nga I.A

Shqipëria me rritjen më të lartë në Europë

TIRANË- Shqipëria shënoi rritjen më të lartë në Europë për net-qëndrimet turistike gjatë tremujorit të dytë 2025, me një zgjerim prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në periudhën prill–qershor në vend u regjistruan gjithsej 2,347,717 net-qëndrime. Rritja u nxitur kryesisht nga turistët e huaj, që shtuan qëndrimet me 34.2%, ndërsa ato të vendasve u rritën me 27.8% krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Sa i përket llojit të akomodimit, hotelet dhe strukturat e ngjashme regjistruan 2,158,276 netë, me një rritje prej 31.7%. Në akomodimet e pushimit dhe qëndrimit afatshkurtër (shtëpi me qira, vila turistike, bujtina) u shënuan 170,755 netë, duke u rritur me 43.3%, ndërsa në kampingje u regjistruan 18,686 net-qëndrime, një rritje prej 47.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në gjysmën e parë të vitit 2025, në Bashkimin Europian u regjistruan 1.279 milion netë qëndrimi në strukturat turistike, një rritje prej 2.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 (1.249 milion).

Në nivel shtetesh, rritjen më të madhe e shënuan Malta (+12.7%), Letonia (+8.6%) dhe Polonia (+8.5%). Në të kundërt, Irlanda regjistroi një rënie prej -3.5%, ndërsa Gjermania (+0.2%), Suedia (+0.5%) dhe Belgjika (+0.9%) raportuan rritjet më të ulëta.

Vizitorët e huaj (jo-rezidentë të vendit, si nga BE ashtu edhe jashtë saj) përbënin gati gjysmën (48.0%) e të gjitha netëve të qëndrimit në gjysmën e parë të vitit 2025, me dallime të mëdha mes vendeve të BE-së. Pjesa më e lartë e netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj në fillim të vitit u regjistrua në Maltë (93.6%), Qipro (93.1%) dhe Kroaci (87.6%).

Në të kundërt, vizitorët e huaj përbënin më pak se një të pestën e netëve të qëndrimit në Gjermani (18.5%), Poloni (19.2%) dhe Rumani (20.2%).

Rritja e netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj në gjysmën e parë të 2025 ishte +3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, pak më e lartë se rritja e netëve të brendshme (+1.7%).

Rritjet më të mëdha të netëve të qëndrimit të vizitorëve të huaj u regjistruan në Maltë (+13.0%), Letoni (+12.8%) dhe Finlandë (+12.3%). Në krahun tjetër, Irlanda (-6.1%), Suedia (-5.3%) dhe Gjermania (-2.9%) ishin të vetmet vende që përjetuan rënie./Monitor.al

turizmi

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më