LIVE UPDATES
Ekonomi

Buxheti mblodhi një rekord prej 6 miliardë eurosh në 2023, peshën kryesore e mbajtën individët nga paga dhe tatimi mbi të ardhurat

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë.

19 Shkurt 2024, 15:03 Nga M.B
Buxheti mblodhi një rekord prej 6 miliardë eurosh në 2023,
Foto ilustruese

TIRANA- Buxheti i shtetit ka arkëtuar në vitin 2023 rreth 643 miliardë lekë të ardhura, ose rreth 6 miliardë euro, duke shënuar një nivel rekord. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë rritur me 12.3%, ose rreth 71 miliardë lekë më shumë. Nga të dhënat rezulton se individët janë ata që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave në buxhet, përmes pagesave të sigurimeve dhe të tatimit mbi të ardhurat personale. Nga këto dy zëra u mblodhën rreth 34 miliardë lekë, ose gati gjysma e rritjes së të ardhurave. Sipas të dhënave të financave, të ardhurat nga tatim fitimi i bizneseve ishin17 miliardë lekë më shumë; nga tatimi mbi të ardhurat personale 12.9 miliardë lekë më shumë; nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore 20.8 miliardë lekë më shumë’; nga TVSH 11.4 miliardë lekë më shumë. Të ardhurat tatimore dhe kontributet, për 12-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 99.7% me planin e rishikuar në rritje me aktin normativ të buxhetit, si edhe në masën 101.3% me planin fillestar.

Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2023, arritën në rreth 674.7 miliardë lekë me një realizim në masën 96.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 95.6 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.6, datë 14.12.2023 (AN nr.6). Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.6 përqind më të larta ose 23.7 miliardë lekë më shumë. Niveli i deficitit për vitin 2023 rezultoi në masën 1.4% të PBB-së, krahasuar me 3.7% të PBB-së që ishte në vitin 2022. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave të ardhurat totale, për 12-mujorin e vitit 2023, u realizuan në masën 643.4 miliardë Lekë ose 100.1% e planit fillestar të buxhetit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me +70.6 miliardë lekë ose +12.3% më shumë. Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 561.7 miliardë lekë, 52.3 miliardë ose 10.3% më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, si dhe 1.9 miliardë ose 0.3% më pak se plani i rishikuar me rritje për vitin 2023. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 216.8 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 2.8% më pak se 12 mujori 2022, si dhe 6.9 miliardë lekë ose 3.1% më pak se plani i të ardhurave doganore për 12 mujorin e vitit 2023.

Të ardhurat nga TVSH në import për 12 mujorin rezultojnë 146.4 miliardë lekë, 10.5 miliardë lekë ose 6.7% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 6.3 miliardë ose 4.1% më pak se plani për 12 mujorin 2023. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 58.4 miliardë lekë, 4.8 miliardë lekë ose 9.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022, si dhe 607 milionë lekë ose 1% më pak se plani i akcizës për 12 mujorin 2023. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2.9 miliardë lekë, 1.3 miliardë ose 31.1% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 91.4% kundrejt planit për 12-mujorin 2023. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 9.1 miliardë lekë, 687 milionë lekë ose 8.1% më shumë se 12 mujori 2022, si dhe realizim në masën 103.8% kundrejt planit. Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 12 mujorin 2023 u realizuan në masën 344.9 miliardë lekë, 58.6 miliardë ose 20.5% më shumë se 12 mujori i vitit të kaluar, si dhe 4.9 miliardë lekë, ose 1.4% më shumë se plani i 12 mujorit 2023. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 45.9 miliardë lekë, 11.4 miliardë ose 33.1% më shumë se 12 mujori 2022, si dhe 1.4 miliardë ose 2.9% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 12 mujorin 2023. Rimbursimet për periudhën 12 mujore 2023 janë 22.6 miliardë lekë, 133 milionë lekë ose 0.6% më shumë se 12 mujori 2022. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 64.6 miliardë lekë, 16.9 miliardë lekë, ose 35.4% më shumë se 12 mujori 2022, si dhe 5.6 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se plani i 12 mujorit të vitit 2023 për Tatimin mbi Fitimin.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 57.9 miliardë lekë, 12.9 milardë lekë ose 28.7% më shumë se 12 mujori 2022, si dhe 1.9 miliardë ose 3.4% më shumë se plani i 12 mujorit 2023. Taksat nacionale, për peridhën 12 mujore 2023 u realizuan në masën 37.2 miliardë lekë, 3.3 miliardë lekë ose 8.2% më pak se 12 mujori 2022, si dhe 504 milionë lekë ose 1.3% më pak se plani për 12 mujorin 2023. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 139.3 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 17.5% më shumë se 12 mujori 2022, si dhe realizim 99.5 % të planit për 12 mujorin 2023. Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2023, arritën në rreth 674.7 miliardë lekë me një realizim në masën 96.6 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 95.6 përqind të planit vjetor të ndryshuar përmes Aktit Normativ nr.6, datë 14.12.2023 (AN nr.6). Krahasuar me vitin 2022 shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 3.6 përqind më të larta ose 23.7 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet korente dhe ato kapitale, kanë shënuar një realizim respektivisht në masën:

– 100.1 përqind dhe 95.9 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe

– 99.7 përqind dhe 88 përqind të planit vjetor sipas AN nr. 6.

Shpenzimet korente për vitin 2023 rezultuan në rreth 547 miliardë lekë ndërsa krahasuar me vitin 2022 ky zë ka rezultuar 9.4 përqind më i lartë ose rreth 47 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale për vitin 2023 paraqesin një realizim në masën rreth 118.9 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2022, ky zë rezulton 6 përqind më i lartë ose rreth 6.8 miliardë lekë më shumë. Niveli i deficitit për vitin 2023 rezultoi në masën 1.4% të PBB-së, krahasuar me 3.7% të PBB-së që ishte në vitin 2022./ Monitor

ekonomi buxheti

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit