LIVE UPDATES
Ekonomi

Kamatëvonesat tek energjia, shqiptarët paguan 14 milionë euro në 2023-in

Numri i faturave për të cilën është arkëtuar kamatëvonese është 1.88 milionë. 

19 Shkurt 2024, 13:41 Nga M.B
Kamatëvonesat tek energjia, shqiptarët paguan 14 milionë euro
Foto ilustruese

TIRANA- Konsumatorët që nuk paguan në kohë faturat e energjisë u detyruan të paguajnë 1.48 miliardë lekë apo 14 milionë euro si kamatëvonese gjatë vitit 2023. Numri i faturave për të cilën është arkëtuar kamatëvonese është 1.88 milionë.  Të paktën 1/5 e kamatëvonesave janë regjistruar në muajin nëntor që përkon me një vlerë prej 279 milionë lekë.  Kamatëvonesat lindin në një faturë në momentin kur fatura e muajit nuk paguhet brenda afatit 30 ditor të muajit pasardhës. Pra nëse fatura është lëshuar për muajin shtator ajo mund të paguhet pa kamatë deri në fund të tetorit. Të dhënat e sektorit të energjisë të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë këto ditë tregojnë se në total OSHEE arkëtoi 80.4 miliardë lekë apo 770 milionë euro nga energjia gjatë vitit të shkuar.  Viti 2023 është mbyllur me  një pagesë prej 99.4 për qind të faturave të energjisë së muajit korrent. Nga totali i arkëtimeve rezulton që 45 miliardë lekë apo 430 milionë euro janë arkëtime të faturave korrente të vitit aktual. Të paktën 22.6 miliardë lekë rezultojnë se janë aktrime për faturat e tjera të vitit aktual.

Përpos këtyre OSHEE vijon prej vitesh që të arkëtojë edhe detyrimet e prapambetura nga konsumatorët që kanë lidhur aktmarrëveshje për shkak të borxhit të akumuluar ndër vite. Këto aktmarrëveshje u lidhën prej disa vitesh si për klientët familjarë dhe për biznesin dhe parashikonin shlyerjen me këste por çdo këst nuk mund të ishte më i vogël se 2000 lekë. Në vlerë arkëtimet për faturat e viteve të tjera rezultojnë 12.7 miliardë lekë apo 120 milionë euro. Numri i konsumatorëve të lidhur në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike sipas statistikave periodike të OSHEE rezulton në 1.32 milionë ndërkohë që faturat në total me lexim konsumi në vitin 2023 ishin 12.3 milionë. Të njëjtat statistika tregojnë se nga totali i faturave të lëshuara të paktën 23.3 milionë prej tyre kanë konsum zero që do të thotë janë banesa të dyta apo bosh në të cilat nuk ka konsum energjie në mënyrë sistematike. Numri i faturave të emetuara pa lexim pra dëm ekonomik në total për 2023-in ishte në një shifër prej 11 mijë./ Monitor

energjia elektrike

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet