LIVE UPDATES
Ekonomi

KLSH: Në vitet 2016-2022, shpenzimet për hemodializën janë rritur me 43%, por pacientët rrezikojnë jetën

Koncesioni i dializës ofron shërbim për vetëm 31% të pacientëve me dializë dhe pjesa tjetër kryhet nga spitalet private dhe QSUT.

19 Shkurt 2024, 07:33 Nga r.ll
KLSH: Në vitet 2016-2022, shpenzimet për hemodializën janë
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria shqiptare shpenzon mesatarisht 21 milionë euro (2.3 miliardë lekë) në vit për shërbimin e dializës gati sa 5% e buxhetit të FDSKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor), por Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditi që bëri për cilësinë e këtij shërbimi në 13 indikatore, 8 prej tyre i vlerësoi me rrezik të lartë me ndikim negativ në jetën e pacientëve.

KLSH vërejti se shpenzimet publike për shërbimin e hemodializës se nga 2026-2022 u rritën me 43%, duke arritur në 2,3 miliardë lekë, por ende pacientët nuk marrin shërbimet e duhura edhe pse është aktivizuar një koncesion i posaçëm për këtë qëllim.

Në Shqipëri, Shërbimi i Hemodializës është i ofruar dhe kryhet nëpërmjet 3 mënyrave:

1-Kryhet nëpërmjet paketave të shërbimeve shëndetësore që financohen nga FSDKSH, i cili lidh kontratë me spitale publike dhe jopublike për rastet që janë përtej kapaciteteve mjekësore të institucioneve shëndetësore publike. Konkretisht nëpërmjet këtyre kontratave, pacienteve iu ofrohet shërbim në QSUNT dhe në (në 3 spitale). Seanca e dializës që financohet nga FSDKSH, në bazë të protokolleve të miratuara përfshin ekzaminimet e nevojshme biokimike klinike dhe mikrobiologjike dhe kryerjen e procedurës.

2- Kryhet nga Klinika e nefrologjisë dhe Klinika e Dializës në QSUNT. Ky shërbim kryhet nga klinika e nefrologjisë dhe klinika e dializës (hemodializë dhe dialize peritoneale) për pacientët kronike të cilët janë të hospitalizuar në QSUNT si dhe për të gjithë pacientët me raste akute (nga e gjithë Shqipëria) apo raste të tjera të veçanta.

3-Kryhet nga PPP e Hemodializës. Me kontratën koncesionare me 2016 ndërmjet MSHMS-së dhe Shoqërisë tregtare DIa Vita për ofrimin e shërbimit të hemodializës, realizohet kryerja e këtij shërbimi në 5 qendra pranë spitaleve rajonale, Lezhë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë. Objekti i kontratës së koncesionit/PPP është ofrimi nga ana e shoqërisë koncesionare, (përkundrejt një kostoje prej 11,203 lekë për seancë).

Koncesioni i dializës ofron shërbim për vetëm 31% të pacientëve me dializë dhe pjesa tjetër kryhet nga spitalet private dhe QSUT.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ka mungesa në menaxhimin e sëmundjeve të veshkave në fazën e fundit në Shqipëri, veçanërisht në hemodializë. Mungojnë udhëzime dhe procedura për Regjistrin Kombëtar të Paketave të Hemodializës dhe politika, udhëzime dhe kritere për vendosjen e avfistulave dhe grafteve në fazën e paradializës në përputhje me standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Sipas KLSH këto mangësi ndikojnë në cilësinë e trajtimit dhe në shëndetin e pacientëve me sëmundje të veshkave, si dhe uljen e shpenzimeve për këto aktivitete.

Qeveria ka lidhur kontratën e koncesionit me sh.k.. Dia Vita me afat 10 vjet për një pjesë të shërbimit të dializës me kosto 11,203 lekë. Një pjesë të kësaj kostoje e zë vlera e materialeve të konsumit që përdoren gjatë një seance dialize.

KLSH vëren se edhe nëse nuk realizohet numri e seancave të parashikuara në kontratë, koncensionari do të paguhet edhe për seancat e pa kryera. Pagesa e një seance dialize të pakryer me çmimin e plotë, pa zbritur materialet e konsumit, rrit fiktivisht koston për njësi të shërbimit të dializës.

Në bazë të kontratës së koncesionit në 5 qendrat e koncensionarit nuk kryhen seancat e dializës për raste akute të sëmundjeve të veshkave. Pacientët nga të gjithë rajonet e vendit me raste akute të veshkave, shkojnë dhe marrin shërbim në QSUNT.

Nuk bëhet identifikimi i disa pacientëve kronik të cilët janë projektuar që shërbimin do ta kryejnë pranë qendrës së dializës së koncensionarit, por kanë zgjedhur që shërbimin ta kryejnë pranë qendrave të tjera të dializës që mbulohen nga spitali jopublik, ç’ ka krijon premisa për pagesë të dyfishtë të një seance dialize.

Sipas kontratës së koncensionit, ri investimit në pajisje mjekësore do të behet 100% dhe do të fillojë në 4 vitet e fundit. Koncensionari nuk ka filluar të ri investojë në pajisje mjekësore edhe pse kontrata e koncesionit është futur në vitin e tetë të zbatimit. Pajisjet mjekësore, mbas përfundimit të kontratës do mbeten prone e spitaleve publike.

KLSH vëren së qendrat spitalore të kurimit të pacientëve me hemodializë, rezultojnë prezentë një sërë problemesh të cilët prekin në mënyrë direkte shëndetin e pacientëve. Një pjesë e stafit të mjekëve specialiste është i punësuar në spitale shtetërorë ç’ ka sjell si pasojë mungesën e tyre të vazhdueshme pranë pacientëve që kryejnë hemodializën, si dhe punësimi i tyre me kohë të pjesshme duke sjellë kështu një ulje të nivelit të kërkuar të shërbimit për pacientët në qendrat e shërbimit të koncesionit.

Mungesat e evidentuara në stafin mjekësor dhe atë mbështetës në qendrat e shërbimit të HD së koncesionarit, si p.sh. mungesa e mjekëve specialistë në endokrinologji, gastrohepatologji, radiologji, dhe kirurgji vazal, mungesa e dietologut e mjekëve laborantë, e teknikëve të pajisjeve mjekësore si dhe e shoferëve të ambulancave mund të vështirësojë menaxhimin e situatave emergjente dhe trajtimin e përgjithshëm të pacientëve, raportohet më tej./MONITOR

klsh tek emergjencat civile sherbimi i dializes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës