LIVE UPDATES
Ekonomi

Në Tiranë,apartamentet në AirBnb gjeneruan 12 mln dollarë të ardhura/ Pas formalizimit, agjentët imobiliarë parashikojnë mbyllje aktivitetesh

Në total në Tiranë për vitin 2023 ishin të listuara 34,834 prona, duke përfshirë apartamente, shtëpi apo vila pushimi. Krahasuar me 2022 numri i tyre u rrit 31%.

19 Shkurt 2024, 07:27 Nga r.ll
Në Tiranë,apartamentet në AirBnb gjeneruan 12 mln dollarë
foto ilustruese

TIRANË- Shtimi i numrit të apartamenteve dhe shtëpive për dhënie qiraje në AirBnb apo Booking është rritur ndjeshëm në vend vitin e kaluar, për shkak të fluksit të lartë të turistëve të huaj.

Rritja e numrit të këtyre strukturave ka shtuar edhe të ardhurat e gjeneruara nga pronarët e tyre. Në Tiranë për vitin e kaluar, sipas të dhënave të AIRDNA (struktura për të dhënat e platformës AirBnb) për “Monitor”, të ardhurat nga pronat ishin 11,7 milionë USD. Për vitin 2022 të hyrat nga qiratë e shtëpive në AirBnb ishin 7,3 milionë USD. Në raport me 1 vit më parë, arkëtimet u rritën 60%.

Por agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme parashikojnë mbyllje të një sërë strukturash që jepen me qira ditore apo kthimit të tyre për dhënie me qira afatgjatë, pas ndryshimeve ligjore për formalizimin e tyre.

“Jo të gjithë po vijojnë t’i mbajnë këto aktivitete. Shumë prej tyre po zgjasin 3 deri 6 muaj, pastaj e mbyllin. Kemi pasur raste që e mbyllin si biznes dhe më pas e merr dikush tjetër apartamentin me qira për ta ri dhëne me qira ditore. Më tepër këto biznese po mbyllen nga individë që përveç të ardhurave nga punësimi, siguronin të ardhura të tjera nga qiraja afatshkurtër”, pohon Lorina Rada nga agjencia imobiliare “Century 21 CPM”.

Në total në Tiranë për vitin 2023 ishin të listuara 34,834 prona, duke përfshirë apartamente, shtëpi apo vila pushimi. Krahasuar me 2022 numri i tyre u rrit 31%. Numri më i lartë i pronave të listuara në Tiranë varion në periudhën korrik-dhjetor, me përkatësisht deri 3,000 prona të listuara në muaj. Për 2023 kërkesa për net-qëndrimi u rrit 78%. Prezenca e turistëve të huaj në Tiranë është konstatuar nga rritja e fluksit të frekuentimeve, sidomos në zonat kryesore, si: Pazari i Ri, pranë kalasë së Tiranës, ish Blloku etj.

Problematikë e tregut është edhe rreziku i flluskës për shkak të çmimeve shumë herë më të ulëta krahasuar me shtetet e Europës, e ndikuar nga oferta e larta.

Nëse prenoton një apartament me qira në Booking në shkurt, çmimet e tyre për 1 ditë nisin nga 3,300 lekë deri në 10,000 lekë për shtëpi me lokacion deri 500 metra larg qendrës.

Në Paris një apartament kushton nga 10,000 deri 25,000 lekë/dita me vendndodhje 3 km larg qendrës.

Në Milano çmimet arrijnë deri 150,000 lekë/dita për apartamente deri 3,5 km larg qendrës.

Në Pragë çmimet e apartamenteve me qira në Booking variojnë nga 3,500 deri 8,500 lekë nata.

Ndër 10 qytetet me numrin më të lartë të pronave të listuara në AirBnb për qira ditore kryeson qyteti i Vlorës. Të ardhurat në Vlorë e gjenenuara nga apartamentet me qira në AirBnb për 2023 arritën në vlerën e 25,9 milionë USD apo 103% më shumë se në 2022. Në Vlorë ishin të listuara 70,143 apartamente dhe shtëpi pushimi në AirBnb. Numri i tyre u rrit 31% në raport me një vit më parë./MONITOR

air bnb tirane

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale