Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 2.2 pikë në muajin qershor. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike.
TIRANË- Ndonëse po i afrohemi kulmit të sezonit turistik, besimi në ekonomi besimi në ekonomi ka rënë në muajin qershor, i ndikuar kryesisht nga sektori i shërbimeve, që ka pësuar një tkurrje të thellë.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 2.2 pikë në muajin qershor. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron 6.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga dobësimi i treguesve në sektorët e shërbimeve dhe të industrisë. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë dhe ai i besimit të konsumatorit mbetën pothuajse të pandryshuar. Rritje të lehtë regjistroi treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit.
Industria pesimiste
Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra me 2.3 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për prodhimin industrial si dhe pritje në rënie për porositë nga eksportet. Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie në qershor, ndërkohë që çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen priten të mbeten të njëjta.
Ndërtuesit presin rritje
Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 1.6 pikë përqindje në qershor. Ky tregues qëndron 15.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja e TBN-së u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për aktivitetin aktual ndërtues. Pritjet për çmimet dhe për punësimin në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.
Shërbimet me rënie të fortë
Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 5 pikë përqindje në qershor. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 11 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e TBSH-së kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, dhe për nivelin aktual të kërkesës. Pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen janë rishikuar për poshtë, ndërkohë që janë rishikuar për lart çmimet në të ardhmen.
Tregtia pa ndryshime
Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi një vlerë pothuajse të njëjtë me atë të muajit të kaluar. Niveli i TBT-së qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Vlera aktuale e TBT-së u ndikua nga vlerësimet në rritje të ecurisë aktuale të biznesit dhe në rënie të pritjeve për punësimin. Pritjet për ecurinë e biznesit dhe për çmimet në të ardhmen regjistruan gjithashtu rënie.
Konsumatorët pesimistë për situatën financiare
Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një vlerë thuajse të njëjtë me atë të një muaji më parë, duke qëndruar 2.5 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historik. Ndikimet në drejtime të kundërta të balancave përbërëse të TBK-së u kompensuan, duke mos e ndryshuar nivelin e treguesit të agreguar. Vlerësimi për situatën ekonomike në të ardhmen dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha u rritën këtë muaj, ndërkohë, në kahun tjetër, pritjet për situatën financiare dhe blerjet e mëdha ishin më pak optimiste. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për lart./MONITOR
foto ilustruese TIRANË- Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ndjeshme në 5 muajt e par&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit arritën një rezultat pozitiv në t...
Foto TIRANË- Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipë...
foto ilustruese TIRANË- Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arritur nivelin më të lartë ...
Foto TIRANË- Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm n&...
Foto Ilustruese Në “The Shed”, një qendër kulturore luksoze në Hudson Yards të Manhattanit, ku kanë interpretuar ...
Foto Ilustruese Sondazhi i Gallup, i ndërtuar mbi pyetjen “Nëse do të kishte një luftë ku përfshihet vendi juaj, a do ...
Polonia vlerësohet gjerësisht si një nga shembujt më të suksesshëm të integrimit në Bashkimin Europian për nj&eum...
TIRANË- Një tjetër tendencë në rritje këtë verë janë “pushimet muzikore”, ku të rinjtë shqi...
TIRANË- Vera e vitit 2025 vjen me çmime më të larta, por edhe me më shumë mundësi për pushime që nuk janë ...