LIVE UPDATES
Editorial

Të pretendosh të (pa)mundurën

Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit. E para, ky proces ka tre aktorë: vendet anëtare të BE-së (vendimmarrësit); Komisioni Europian (forca shtytëse e procesit të integrimit europian dhe në të njëjtën kohë miku më i afërt i vendit kandidat); vendi kandidat që synon anëtarësimin (Shqipëria).

11 Prill 2025, 10:37 Nga Ditmir Bushati
Të pretendosh të (pa)mundurën
Ditmir Bushati

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, njëkohësisht Zëvendëspresidente e Komisionit Europian, Kaja Kallas, teksa u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp në Tiranë mbi mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në vitin 2030, theksoi se: “Është një objektiv realist, por në mënyrë që të përmbushet, duhen ndërmarrë disa hapa, dhe Shqipëria duhet të miratojë e zbatojë reformat në praktikë”.

Në vizitën e parë në Shqipëri, në kuadër të një udhëtimi rajonal, Kaja Kallas na kujtoi me mirësjellje dy prej aspekteve më elementare të procesit të zgjerimit. E para, ky proces ka tre aktorë: vendet anëtare të BE-së (vendimmarrësit); Komisioni Europian (forca shtytëse e procesit të integrimit europian dhe në të njëjtën kohë miku më i afërt i vendit kandidat); vendi kandidat që synon anëtarësimin (Shqipëria). E dyta, reformat mund të përmbushen vetëm duke krijuar një klimë politike gjithëpërfshirëse. Është rasti të kujtoj se, në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, krahas rrethanave gjeopolitike, mirëkuptimi politik për miratimin dhe zbatimin e reformave në fushën e sigurisë dhe shtetit të së drejtës ishin vendimtare. Në kuadër të anëtarësimit në BE, kjo merr një vlerë edhe më të madhe, pasi në dallim prej anëtarësimit në NATO, ky proces ka një ndikim të drejtpërdrejtë thuajse në të gjitha fushat e jetës. Anëtarësimi në BE është një objektiv kombëtar që shtrihet përtej partive politike.

Aq më tepër në kushtet e Shqipërisë ku lidhja me Europën ka qenë dhe mbetet organike. Europa është një lloj vatre shpirtërore e shqiptarëve që nga Balshajt e këndej. Apo siç thoshte Ismail Kadare: “një gjendje natyrale e jona”. Kaja Kallas duhet vlerësuar për vërtetësinë me të cilën përcolli mesazhet, çka nuk është gjithnjë tipar dallues për zyrtarët e Brukselit, duke mos ushqyer iluzione të rrejshme, për të cilat populli shqiptar nuk ka nevojë. Kujtoj këtu zyrtarët europianë, që menjëherë pas publikimit të Strategjisë së Zgjerimit të vitit 2018, përcaktuan vitin 2025 si një afat të mundshëm për anëtarësimin e Malit të Zi dhe Serbisë. Parashikime të tilla fjalë-ëmbla pa efekte në praktikë nuk kanë nevojë për shtjellime të mëtejshme. Për arsye gjeopolitike, e lidhur veçanërisht me luftën në Ukrainë, zgjerimi i BE-së është rikthyer në agjendën politike.

Megjithatë, materializimi i këtij procesi nuk është një çështje e mbyllur, pasi BE-ja gjithashtu përballet me vështirësi të panumërta në administrimin e punëve të brendshme. Ndaj, me të drejtë, Kaja Kallas iu referua hapave që duhen ndërmarrë në këtë proces, duke nënkuptuar së pari vendet anëtare të BE-së. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se vendet anëtare nuk do të pranojnë anëtarësime të reja vetëm për arsye gjeopolitike, duke shpërfillur përmbushjen e reformave të shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë.

NËSE NUK DO IA DALIN ATY, NUK DO IA DALIN ASKUND

Edhe pse ka më shumë se dy vjet që vendet anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Europian të hartojë një dokument për reformimin e BE-së nën dritën e procesit të zgjerimit, ato nuk janë gati ende për këtë diskutim dhe as për projektin fundor të BE-së. Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së ndajnë të njëjtat ide se si duhet bërë BE-ja një organizatë funksionale për të mundësuar anëtarësimin e disa vendeve kandidate, përfshirë edhe vendin tonë, në kontekstin e ri gjeopolitik, ku i duhet të veprojë si aktor i rëndësishëm global, krahas SHBA-ve, Kinës, Rusisë dhe Indisë.

Shembujt e Francës dhe Gjermanisë, që tradicionalisht konsiderohen si forca shtytëse e BE-së, janë pasqyra më e mirë e këtij realiteti. Kështu, pak javë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Presidenti francez Emmanuel Macron parashtroi vizionin e tij për krijimin e Komunitetit Politik Europian, me bindjen se, “BE-ja nuk mund të mbetet platforma e vetme për të strukturuar kontinentin europian”. Një ide e ricikluar kjo nga ish-Presidenti francez, Francois Mitterrand, pas rënies së Murit të Berlinit, që synonte të shmangte një zgjerim masiv dhe të shpejtë të BE-së me shtete të sapodala nga zgjedha komuniste. Në të dyja rastet shqetësimi i Francës në thelb ka të bëjë me shmangien e procesit të zgjerimit. Për këtë arsye, Komuniteti Politik Europian tenton të krijojë “intimitetin strategjik” (intimité stratégique) ndërmjet shteteve europiane përballë agresionit rus. Por, në fakt është kufizuar në një platformë dialogu, ku shtetet mund të diskutojnë gjëra bashkërisht, edhe pse nuk ndajnë vlera e qëllime të përbashkëta, larg së qeni një forumi europian ku merren vendime.

Nga ana tjetër, programi i qeverisë gjermane në ikje zotohej për ‘përshpejtim’ të procesit të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Katër vite më pas është e pamundur që ky zotim të konsiderohet i përmbushur. Ndërsa në marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës mes CDU/CSU dhe social-demokratëve gjermanë, zgjerimi konsiderohet si “një domosdoshmëri gjeopolitike” dhe mbështetet qasja e “integrimit gradual”, por nuk ka asnjë angazhim shoqëruar me afate për përfundimin e procesit të negociatave dhe pranimin e shteteve të reja. Në tekstin e marrëveshjes, konsolidimi i BE-së përmes reformimit të saj përcaktohet si parakusht për çdo zgjerim të mundshëm. Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të kontribuojnë financiarisht apo të heqin dorë nga përfitimet financiare në një BE më të madhe.

Për këtë arsye, në raportin e hartuar nga ish-kryeministri italian Enrico Letta, “Për të ardhmen e tregut të brendshëm të BE-së”, propozohet një mekanizëm solidariteti për zgjerimin, që do të zbuste frikërat e vendeve që janë përfituese neto, në një anëtarësim të mundshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë. Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë në një mendje nëse mund të bëhen pjesë e BE-së vendet, të cilat janë të pushtuara apo në gjendje konflikti të papërfunduar. Jo të gjitha vendet anëtare të BE-së janë të gatshme të sakrifikojnë paketat financiare të mirëqenies shoqërore dhe të shpenzojnë më shumë për sigurinë. Vlen të përmendet fakti se në raportin e shumëdiskutuar të ishkryeministrit italian Mario Draghi, “Për të ardhmen e konkurrueshmërisë së Europës”, Ballkani Perëndimor nuk përmendet aspak për sa i përket procesit të zgjerimit. Madje, fjala ‘zgjerim’ përdoret në kohën e shkuar dhe jo në të ardhmen. Vlera prej tetëqind miliardë euro përmes së cilës Draghi mendon se Europa do të bëhet konkurruese, është shumë e madhe krahasuar me vlerën gjashtë miliardë euro që BE-ja ofron për Ballkanin Perëndimor përmes Planit të Rritjes, çka nuk zbut hendekun zhvillimor mes BE-së dhe vendeve të rajonit. Këtë vit nis puna për hartimin e buxhetit shumëvjeçar të BE-së, i cili është gjithashtu një tregues i gatishmërisë politike për zgjerimin. Mbetet të shihet nëse në këtë buxhet do të harmonizohen propozimet e Draghi-t dhe Letta-s për vendet e BE-së dhe ato që synojnë anëtarësimin.

Pavarësisht kontekstit të ri gjeopolitik që jetojmë dhe propozimeve të mësipërme, duhet pranuar se “motori i zgjerimit” me efekte motivuese te vendet kandidate vijon të jetë i fikur. Vendet anëtare të BE-së kanë në dorë çelësin e ndezjes së “motorit të zgjerimit”, sikundër vendet kandidate kanë në dorë që të përdorin “kushtëzimet” në këtë proces, si mundësi për të ndryshuar e reformuar cilësinë e qeverisjes dhe jetës. Në tekstin e këngës së famshme “New York, New York”, ndër të tjera thuhet: “Nëse ia dal aty, mund t’ia dal kudo”. E kundërta është e vërtetë në rastin e zgjerimit, ku vendet anëtare të BE-së duhet të kuptojnë se “nëse nuk ia dalin aty (të zgjerohen me Ballkanin Perëndimor), nuk do ia dalin askund”. Sa më shpejt të arrihet konsensusi për këtë gjë, aq më e lehtë do të jetë puna edhe për Komisionin Europian. Në mungesë të një drite të gjelbër nga ana e vendeve anëtare të BE-së për këtë proces, Komisioni Europian është treguar kreativ për ta mbajtur gjallë atë. Megjithatë, kjo nuk mjafton për të ndikuar në transformimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik e social të vendeve kandidate.

E VËRTETA ËSHTË RRUGA MË E MIRË PËRPARA

A është viti 2030 një objektiv i arritshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE? Kjo pyetje më sjell ndër mend 1 majin e vitit 2004, teksa në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, organizonim një debat mbi këtë temë së bashku me ambasadorët e vendeve që sapo ishin pranuar në BE. Interesimit nga salla se, “kur do të pranohet Shqipëria në BE” iu përgjigjëm me njëfarë optimizmi: ‘mbase brenda një dekade’, duke zhgënjyer pritshmëritë e pjesëmarrësve në debat që një dekadë u dukej më tepër një horizont sesa një objektiv i prekshëm.

Po kështu, në 12 qershorin e vitit 2006 kur Shqipëria firmosi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, që edhe sot e kësaj dite vijon të jetë kontrata kryesore mes Shqipërisë dhe BE-së, pyetjes së një televizioni kombëtar se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, iu përgjigja se: “Nëse gjithçka zbatohet sipas parashikimeve të marrëveshjes, brenda një dekade”. Në të vërtetë, rruga jonë drejt BE-së, që prej 1990-ës, i ngjan një rruge të thepisur, e cila nuk e justifikon entuziazmin dhe mbështetjen popullore për këtë proces. Ajo ka lidhje me procesin e shtetkonsolidimit demokratik, ku pasqyrohen dobësitë e traditës sonë demokratike, vështirësia e kultivimit të vlerave më të mira europiane të shtetit të së drejtës, polarizimi i tejskajshëm dhe prishja e njëanshme e rregullave të lojës politike. Ne humbëm një shans në rrugën tonë drejt BE-së, që dukej e vrullshme në fillim të viteve ‘90 dhe disa të tilla në fillimin e viteve 2000. Ne qëndruam për më shumë se tre vjet në tryezë për nënshkrimin e MSA-së, na u deshën pesë vjet për të marrë statusin kandidat dhe trembëdhjetë vjet për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për përthithjen e fondeve të BE-së në formën e granteve, ku Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Bosnje-Hercegovinën. Apo të investimeve europiane në trajtën e kredive dhe granteve, ku jemi në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut dhe lëmë pas Malin e Zi e Kosovën. Kemi humbur shumë kohë rrugës. Dhe në të shumtën e rasteve kemi penguar veten në këtë proces. Historia e mësipërme nuk është thjesht mësimi i së kaluarës, por çelësi i përballimit të sfidave të së tashmes dhe parashikimit të së ardhmes. Vështruar në këtë kontekst, përcaktimi i një afati kohor brenda të cilit synojmë anëtarësimin në BE, nëse nuk shoqërohet me një platformë sa më përfshirëse e përbashkuese që nxit një cilësi e shpejtësi tjetër për reformat e shtetkonsolidimit demokratik dhe përthithjen e fondeve të BE-së, është në rastin më të mirë të pretendosh të (pa)mundurën.

*Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 8 Prill 2025, 14:22 Hans Henri P. Kluge

Jeta e çdo nëne ka rëndësi

Hans Henri P. Kluge Të gjitha nënat meritojnë të sjellin jetë në botë, pa e vënë në rrezik jetën e t...

Editorial 29 Mars 2025, 13:51 Enton Abilekaj

Plani 4-vjeçar i ndërtuesit shkatërrimtar

Enton Abilekaj TIRANA- Pas 2 fushatash me timon dhe dajre, Edi Rama vendosi më në fund të paraqesë një program për kat&e...

Editorial 18 Mars 2025, 14:36 Ditmir Bushati

Erërat që po fryjnë në Europë

Ditmir Bushati Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë Europës. Serbët, hungarezët dhe gjeorgjian&eum...

Editorial 14 Mars 2025, 12:16 Meri Lika

Politikanët kometë

Meri Lika Nga gjuha shqipe më pëlqejnë shumë fjalët “filani” dhe “fistëku”, më pëlqejnë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet