LIVE UPDATES
Editorial

Politikanët kometë

Ka disa vite që ne nuk i njohim më ministrat, por edhe deputetët. Ata janë njerëz të ngritur nga hiçi dhe të ulur nëpër karrige që me bindje them, as në ëndërr nuk e kanë menduar se do ta arrinin një ditë.

14 Mars 2025, 12:16 Nga Meri Lika
Politikanët kometë
Meri Lika

Nga gjuha shqipe më pëlqejnë shumë fjalët “filani” dhe “fistëku”, më pëlqejnë sepse i japin një idenditet anonimatit, të panjohurit.

Nuk do të shkruaj sot për sa e bukur dhe e plotë është gjuha shqipe, por për fenomenin e të panjohurit në politikë.

Ka disa vite që ne nuk i njohim më ministrat, por edhe deputetët. Ata janë njerëz të ngritur nga hiçi dhe të ulur nëpër karrige që me bindje them, as në ëndërr nuk e kanë menduar se do ta arrinin një ditë.

Që mbas Arben Ahmetajt, unë nuk i di emrat e ministrave të financës për mua ata janë thjesht filani/a, fistëku/ja.

Anonimati, ka pushtuar karriget e pushtetit, e këta filanër e fistëkër janë ulur aty jo për nga aftësia tyre profesionale apo politike, por për aftësinë e servilizmit.

Dëshira për karrierë të menjëhershme, me shpejtësinë e dritës, i ka bërë këta anonimë që të mos kërkojnë të zhvillojnë aftësitë profesionale, por të përvetësojnë në nivel doktorature aftësinë e lëpirjes pa u kursyer fare, duke arritur deri aty sa të ndihen krenar që përdoren në mënyrën më spektakolare, për të mejkapuar vjedhjet dhe korrupsionin e pushtetit.

Në këto kushte është këshilli i ministrave por edhe lista e kandidatëve për deputet që na ofroi partia në pushtet.
Kjo listë po tregon trendin që ka përvetësuar pushteti duke mos kërkuar të krijojë nivelin e politikanëve që vijnë nga karriera e tyre profesionale, por atë të politikanit servilë, hajdut, të korruptuar, kriminel, dallkauk dhe pa personalitet të cilët rendin pas pushteteve, e aviten si kërmilli për të bërë të mundur që të marrin nga politika atë që nuk arrijnë ta marrin dot me punën e tyre profesionale.

Kryeqeveritarit tonë i intereson të ketë rreth vetes njerëz lehtësisht të manipulueshëm dhe të kontrollueshëm, në mënyrë që të mund të marrë vendimet që dëshiron pa u shqetësuar nga askush.

Që të jesh i parapëlyer i pushteti nuk ka nevojë të jesh i zoti dhe i lirë në mendim e në veprim, por mjafton ta ndërtosh veten si një “konkubinë” që idealizon liderin si pothuajse Zeus, si Skënderbeun e epokës sonë, si njeri unik, si njeri që si të metë ka të qenin disa hapa përpara të tjerëve, që punon natë e ditë të na japë pakëz dritë, si shpëtimtar të kombit madje edhe të botës, e kështu të mund të mbërthehesh pas një karrigeje ministreshe apo një karrigeje deputeti.

Figura e intelektualit, si figura e një personi të pavarur që ndërhyn në shoqëri dhe në politikë përmes fjalës dhe veprimeve qytetare, tashmë i përket kohës së shkuar, sepse sot në politikë nuk ka më asnjë mundësi që intelektualët e vërtetë dhe të pavarur të “lulëzojnë”.

Profesionistët në politikë sot janë një specie e zhdukur. Ata kanë frikë nga politika, por dhe politika tregon një indiferencë absolute ndaj gjithçkaje që mund të quhet profesionalisht intelektuale.

Sot ka ardhur koha e politikanëve kometë. Mos u gënjeni nga kometa Halley, sepse kometa në vetvete është një trup qiellore i akullt, i cili kur kalon pranë Diellit, nxehet dhe fillon të digjet duke çliruar gaz, e duke u shfaqur si një trup i ndritshëm në atmosferë madje shpesh duke shfaqur edhe një bisht.

Tamam kështu i shoh unë politikanët e këtij brezit të ri socialist, njerëz të akullt, të cilët çlirojnë gaz toksik dhe në fund shfaqin bishtin, e që përdoren nga kryeministri derisa iu del bishti, më pas zhduken njëjtë si kometat.

Këtej e tutje do ta ndërroj emërtimin e tyre nga filani/a dhe fistëku/ja do t’i quaj politikanët kometë.

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 6 Mars 2025, 22:02 Sonila Meço

Të mbyllet "TikTok"-u apo autokracia?

sonila meco TIRANË- Unë nuk përdor tik-tok. Një adresë ma ka hapur para tre vitesh një nga djemtë e web-it në pun...

Editorial 25 Shkurt 2025, 13:15 Ditmir Bushati

E djeshmja nuk është më

Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se trashëgimia e mandatit të tij të parë nuk mund t&eu...

Editorial 25 Shkurt 2025, 07:09 Fatos Lubonja

Pse s’besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Fatos Lubonja TIRANË- Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi...

Editorial 5 Shkurt 2025, 19:13 Meri Lika

Edi Rama, për mua, është e shkuara

meri lika TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqip...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë