LIVE UPDATES
Editorial

Raporti i Nastradinit Rama me historinë dhe kalimi i ylberit

Në mandatin e dytë Nastradini ishte mahnitur nga Vuçiç dhe skenarët serbë për ndryshimin e kufijve sa deklaroi se “situata të tilla historia mund ti sjellë një herë në 30-40 vjet” dhe shqiptarët nuk duhet ti humbnin.

17 Mars 2025, 13:05 Nga Agim Nesho
Raporti i Nastradinit Rama me historinë dhe kalimi i ylberit
Agim Nesho

Nastradini Shqiptar Rama është i aftë të shesë cdo gjë. Si Nastradin ai është më i artikuluari, më demagogu që e shet sapunin për djathë. Erdhi në pushtet duke e shitur Rilindjen si mrekullia që po i vjen Shqipërisë, por në fakt ishte aleanca më e madhe e qelbësirave, e kriminelëve që donin të futeshin në politikë dhe “atdhetarëve” që donin ta rrjepnin vendin. Në mandatin e dytë Nastradini ishte mahnitur nga Vuçiç dhe skenarët serbë për ndryshimin e kufijve sa deklaroi se “situata të tilla historia mund ti sjellë një herë në 30-40 vjet” dhe shqiptarët nuk duhet ti humbnin.

Mandatin e tretë Nastradini kërkonte të rriste identitetin e tij prej shtetari dhe themeloi me Vucic mini-shengenin ballkanik, inisiativë që shpejt u shit si Ballkan i Hapur, ku ballkanasit, sipas Vucic dhe Ramës, të ndjejeshin zot të fateve të tyre. Urrejtja për Europën dhe kriteret e saj, një Europë që nuk vlerësonte vizionin dhe lidershipin e udhëheqësve autokratikë ballkanikë, kërkonte një kundërpërgjigje. Ballkanasit mund të mbijetonin “të lirë dhe të pavarur” se kishin përkrahjen e krimit të organizuar, të kanabisit politik, të sheikëve arabë, për ta kthyer Ballkanin në një port të ndërthurjes së influencave të huaja në zemër të Europës. Për më tepër që kthimi i Ballkanit Perëndimor në një platformë të shpërndarjes së drogës në Europë ishte një shenjë force e tyre.

Por koha po ndryshonte shpejt ashtu si dhe rendi ndërkombëtar i vendosur pas Luftës së Dytë Botërore. Interesat e reja gjeopolitike dhe rritja e zonave të influencës së fuqive të mëdha po i orientonte autokratët ballkanikë të bënin zgjidhje të reja. Nastradinit Shqiptar, për të justifikuar pushtetin e tij personal, i duhej një skenar i rinovuar për mandatin e tij të katërt. Duke qenë se Europës i duhej uniteti dhe po vepronte për interesa gjepolitike, Nastradini Rama doli me platformën elektorale të integrimit Europian, të një integrimi që vetëm ai mund ta bënte të mundshëm se kishte një skuadër prej 2000 vetash që punonin për të. Nga dëshira për të fituar ai harronte se administrata civile nuk ishte pronë e tij dhe i shërbente interesave të vendit, por në subkoshiencë ai tregonte se në një shtet të kapur cdo gjë është pronë e tij.

Midis dëshirës së një populli për tu integruar në Europë që në vitet ’90, dëshirë që ai e kishte penguar sistematikisht - që nga kushtet për këshillin bashkiak të Fierit e deri në “mallkimet” për një Europe indiferente e të paaftë – Nastradini Rama zgjodhi marshin Europian si tallavanë e radhës. E zgjodhi se ai e di sesa larg është Shqipëria autokratike nga vlerat europiane, se sa larg është Shqipëria e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, por se ky proces i vështirë dhe i largët i mundëson të justifikojë mandatin e 4, 5… edhe pse jo dhe pushtetin e tij të palimituar në kohë.

Nastradini Rama është i aftë të ndryshojë cdo gjë, madje të kalojë edhe ylberin për të justifikuar pushtetin e tij. Ai sot, për të justifikuar pushtetin e tij të kalbur, bëri të mundur bashkimin e Partisë së tij me renegatë të Ballit Kombëtar, duke kërkuar që edhe kjo parti nacionaliste ti bashkohet atij. Ai sot është “europianizuar” dhe ka harruar retorikën e zjarrtë të pulave të pjekura, që ballistët e sotëm nuk i kanë shijuar, kur i duhej për të ngritur figurën sharlatane të tij në atë të një “patrioti”. Mendoni se si është vizioni i tij europian, ku do të bashkëjetojnë poturet otomane të sulltanit, thasët me ar të sheikëve, droga e trafiqeve të Amerikës Latine, kazinotë e Sinaloas dhe të turistëve që tranzitojnë për prekur rritjen e një regjimi mbretëror në zemër të Europës. 

Projekti “Europian” i Edi Ramës është vetëm një makiazh i vazhdimësisë së projektit të bandokracisë që i siguron qetësinë e pushtetit.

agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 14 Mars 2025, 12:16 Meri Lika

Politikanët kometë

Meri Lika Nga gjuha shqipe më pëlqejnë shumë fjalët “filani” dhe “fistëku”, më pëlqejnë...

Editorial 6 Mars 2025, 22:02 Sonila Meço

Të mbyllet "TikTok"-u apo autokracia?

sonila meco TIRANË- Unë nuk përdor tik-tok. Një adresë ma ka hapur para tre vitesh një nga djemtë e web-it në pun...

Editorial 25 Shkurt 2025, 13:15 Ditmir Bushati

E djeshmja nuk është më

Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se trashëgimia e mandatit të tij të parë nuk mund t&eu...

Editorial 25 Shkurt 2025, 07:09 Fatos Lubonja

Pse s’besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Fatos Lubonja TIRANË- Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi...

Editorial 5 Shkurt 2025, 19:13 Meri Lika

Edi Rama, për mua, është e shkuara

meri lika TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqip...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet