LIVE UPDATES
Editorial

Erërat që po fryjnë në Europë

18 Mars 2025, 14:36 Nga Ditmir Bushati
Erërat që po fryjnë në Europë
Ditmir Bushati

Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë Europës. Serbët, hungarezët dhe gjeorgjianët dolën masivisht në rrugë, duke theksuar një prirje rajonale të qytetarëve që kërkojnë reforma demokratike dhe jetë dinjitoze. Ato kundërshtojnë korrupsionin e kthyer në sistem, njehsimin e shtetit me pushtetin dhe kalcifikimin e jetës politike.

Që prej nëntorit të 2024-ës, Serbia është përfshirë nga protesta të gjera kundër korrupsionit, të shkaktuara fillimisht nga shembja tragjike e çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, që rezultoi në 15 viktima. Kjo ngjarje, që i atribuohet neglizhencës dhe korrupsionit të pushtetit, ndezi zemërimin e publikut. Lëvizja, e udhëhequr kryesisht nga studentët e universiteteve, ka paralizuar jo vetëm jetën universitare, duke rrokur një mbështetje të madhe popullore. Këmbëngulja dhe përmasat e këtyre protestave, më të mëdhatë që nga koha kur Aleksandar Vučić erdhi në krye të punëve të vendit në vitin 2012, kanë nxitur një ndjenjë solidariteti mes të rinjve nga Lubjana në Podgoricë, nga Zagrebi në Athinë.

Studentët në Serbi kërkojnë që ajo të bëhet një vend demokratik ku sundon e drejta dhe jo kulti i një individi. Të zhgënjyer nga politika dhe qëndrimet e zyrtarëve të BE-së, në mbështetje të pushtetit të presidentit Vučić për më shumë se 12 vjet, bie në sy fakti se studentët nuk valëvisin flamujt e BE-së nëpër protesta. Megjithëse Parlamenti Europian miratoi në shkurt të vitit të kaluar një rezolutë kritike për mungesën e standardeve në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në Serbi në dhjetorin e 2023-ës, praktikisht asnjë masë nuk është marrë. BE-ja vijoi ta trajtonte pushtetin e Aleksandar Vučić sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Po kështu, mund të thuhet se procesi i bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE është kthyer në një farsë, ku asnjëra prej palëve nuk e ka seriozisht. Megjithëse i nisur zyrtarisht në 2014-ën, për nga standardet demokratike dhe vlerat që mishëron, Serbia është më larg se ç’ishte para fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Thënë ndryshe, politika e ledhatimit ndaj Serbisë ka dështuar, pasi në harkun kohor të një dekade, ajo nuk është bërë më demokratike, nuk pranon pasojat dhe realitetin e pasluftës në ish-Jugosllavi. Dhe për pasojë, nuk është më paqësore dhe më e besueshme ndaj fqinjëve.

Në Gjeorgji protestat e kanë zanafillën tek mungesa e zgjedhjeve të lira, dominimi i jetës politike dhe ekonomike nga një parti në pushtet që prej vitit 2012. Beteja për përcaktimin europian dhe raportet e ndërlikuara me Rusinë janë elementë të rëndësishëm të krizës gjeorgjiane. Shkëndija që ndezi valën e protestave ishin zgjedhjet parlamentare të diskutueshme të tetorit 2024. Ashtu sikurse në rastin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, muajin e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë kritike ndaj mungesës së standardeve zgjedhore në Gjeorgji, duke kërkuar në të njëjtën kohë, vendosjen nën sanksione të zyrtarëve të rangut të lartë të përfshirë në minimin e proceseve demokratike.

Si kundërpërgjigje ndaj rezolutës, kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi pezullimin e bisedimeve të pranimit të Gjeorgjisë në BE deri në fund të vitit 2028, sikundër refuzimin e ndihmës dhe instrumenteve financiare të BE-së (granteve dhe kredive) që, sipas tij, përdoret si levë presioni. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qeveria e tij do të vazhdojë të zbatojë reformat e kërkuara për anëtarësim dhe se ende planifikon që Gjeorgjia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030.

Megjithëse një vend kandidat për anëtarësim në BE, që prej dhjetorit të vitit 2023, standardet demokratike kanë shënuar kthim pas. Legjislacioni që synon frenimin e ndikimit të huaj, kryesisht në radhët e OJF-ve dhe kritikëve të pushtetit, konsiderohet si vazhdim i trajektores së çimentimit të pushtetit. Në dallim nga serbët, gjeorgjianët valëvisin flamujt e BE-së nëpër protesta, duke besuar si ne ballkanasit dikur se, duke u afruar më shumë me BE-në do të jenë në gjendje të mbrojnë më mirë disa standarde dhe vlera demokratike, të cilat BE-ja i mishëron.

Nga ana tjetër, protestat në Hungari janë tregues të funksionimit të pamjaftueshëm të elementëve demokratikë të sistemit edhe kur je anëtar i BE-së, apo nën mbikëqyrje nga strukturat europiane në raport me sundimin e së drejtës. Që prej vitit 2010 në Hungari kemi të bëjmë me dominimin e një partie që kontrollon pothuajse të gjitha levat e pushtetit, ekonomisë dhe mediave. Mirëpo së fundmi, pushteti absolut i Viktor Orbán është tronditur, si pasojë e kundërshtimeve në rritje.

Hungarezët po protestojnë kundër korrupsionit dhe kufizimit të lirive dhe të drejtave. Lëvizja e re opozitare e drejtuar nga Péter Magyar, dikur njeri i rrethit të afërt të Orbán, sot denoncuesi kryesor i skandaleve korruptive, ka arritur të mobilizojë protesta masive popullore. Si kundërpërgjigje Orbán ka propozuar ndryshime kushtetuese që synojnë frenimin e ndikimit të huaj, veçanërisht duke synuar OJF-të dhe mediat që marrin fonde ndërkombëtare. Ai i konsideron këto entitete si kërcënime ndaj sovranitetit kombëtar, një veprim që kritikët e perceptojnë si vazhdim i përpjekjeve për të mbytur disidencën dhe për të konsoliduar më tej pushtetin.

Megjithëse vende me karakteristika, gjeografi dhe histori të ndryshme politike, e përbashkëta e tyre qëndron në faktin se pushteti është fituar në mënyrë legjitime, jo me dhunë. Por, me kalimin e kohës dhe sidomos për shkak të jetëgjatësisë së pushtetit, janë shkelur kufizimet që mbajnë në këmbë një sistem demokratik. Pak a shumë në të tri vendet është përdorur një truk i vjetër: fillimisht predikohet ligji për të fituar pushtetin, pastaj përdoret pushteti për të shtrembëruar apo shpërfillur ligjin.

Gjithashtu, rastet e mësipërme na tregojnë se pavarësisht nëse je kandidat apo anëtar i BE-së, procesi i transformimit demokratik jetësohet falë kontributit, ushtrimit të përgjegjësive dhe vigjilencës së qytetarëve, për të mos lejuar prodhimin e një pushteti që nuk kontrollohet dot. Jetëgjatësia në pushtet dhe çmontimi një e nga një i mekanizmave të kontrollit dhe ekuilibrit të pushtetit shitet si diçka normale që ka të bëjë me efektivitetin e qeverisjes dhe të mirën e popullit. E vetmja gjë që kufizon pushtetin është vullneti i mirë i tij, çka nuk ka lidhje me përkufizimin e demokracisë. Sepse, siç thotë me të drejtë politologu Adam Pševorski: “Demokracia është një sistem ku disa gjëra duhen lënë të hapura për një shans që demokracia të përmbushë emrin e saj”.

Protestat në Europë, edhe nëse nuk e korrigjojnë në vetvete deficitin demokratik të jetës politike, janë një mundësi për shkundjen e stabilokracisë dhe hapjen e një rruge që çon në gjetjen e balancave të reja politike e shoqërore. Situatat e përshkruara më sipër, pavarësisht dallimeve që kanë të bëjnë me veçantinë e secilit vend, në thelb të kujtojnë fabulën e famshme të Goethe-s “Nxënësi i magjistarit”, ku tregohet se si një magjistar ia beson drejtimin e punishtes së tij një nxënësi të ri duke i dhënë disa detyra. Nxënësi vendosi t’ia lehtësojë punën vetes duke përdorur një nga magjitë e magjistarit por që rezultoi në përmbytjen e punishtes. Nxënësi u detyrua t’i lutej për ndihmë magjistarit dhe vetëm falë ndihmës së tij përmbytja u ndal. Mësimi që del prej fabulës së shkruar shekuj më parë është i qartë: pushteti duhet të ushtrohet në mënyrë të kontrolluar, ndryshe sjell fatkeqësi.

Prandaj, erërat që po fryjnë në Europë na tregojnë se njerëzit nuk janë më të gatshëm të tolerojnë shkeljen e normave demokratike në këmbim të disa të mirave materiale që ata vlerësojnë. Ata po shkundin themelet e pushtetit jetëgjatë, duke luftuar për demokracinë dhe refuzuar çdo kompromis që nuk i shërben të ardhmes.

Analiza është botim i fondacionit “Friedrich-Ebert”.

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 14 Mars 2025, 12:16 Meri Lika

Politikanët kometë

Meri Lika Nga gjuha shqipe më pëlqejnë shumë fjalët “filani” dhe “fistëku”, më pëlqejnë...

Editorial 6 Mars 2025, 22:02 Sonila Meço

Të mbyllet "TikTok"-u apo autokracia?

sonila meco TIRANË- Unë nuk përdor tik-tok. Një adresë ma ka hapur para tre vitesh një nga djemtë e web-it në pun...

Editorial 25 Shkurt 2025, 13:15 Ditmir Bushati

E djeshmja nuk është më

Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se trashëgimia e mandatit të tij të parë nuk mund t&eu...

Editorial 25 Shkurt 2025, 07:09 Fatos Lubonja

Pse s’besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Fatos Lubonja TIRANË- Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet