LIVE UPDATES
Editorial

Të flasësh si në shtëpi

Krahas vullnetit politik të BE-së për të përfshirë vendet kandidate si Ukraina dhe Moldavia në këtë politikë të tregut të brendshëm që ka lidhje me ofrimin e shërbimit të telefonisë celulare, mjedisi ligjor që rregullon marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE-në është ndihmues.

26 Korrik 2025, 20:07 Nga Ditmir Bushati
Të flasësh si në shtëpi
foto ilustruese

TIRANË- Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe Moldavisë në regjimin e telefonisë celulare "roam like at home" (ta përdorësh celularin si në shtëpi). Ky vendim me efekte të prekshme për qytetarët, do të zbatohet prej 1 Janarit të 2026-ës. Periudha e tranzicionit deri fillimin e vitit tjetër, do t’i shërbejë palëve për t'u siguruar se gjithçka lidhur me këtë politikë të tregut të brendshëm të BE-së do të zbatohet me korrektësi.

Kjo politikë, e cila gjeti zbatim për herë të parë brenda BE-së në vitin 2017, u lejon njerëzve që ta përdorin celularin (të flasin, të shkruajnë e të lundrojnë në internet) njëlloj si në vendin e tyre kudo në territorin e BE-së, sikundër në vendet që janë pjesë e Zonës Ekonomike Europiane (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia) apo në Mbretërinë e Bashkuar.
Mirëpo vendimi i djeshëm i BE-së shkon përtej kësaj. Pasi për herë të parë u mundëson vendeve kandidate të BE-së (Ukrainës dhe Moldavisë) që të bashkohen me këtë pjesë të tregut të brendshëm të BE-së.

Për Ukrainën ky veprim nuk është krejt i papritur. Menjëherë pas shpërthimit të luftës në vitin 2022, operatorët e telefonisë celulare në BE, në bashkëpunim me ato ukrainase, arritën një marrëveshje që u lejonte ukrainasve në BE të përfitonin nga roaming falas ose nga kosto shumë të ulëta, ndërsa përdornin telefonat e tyre celularë. Masa e mësipërme, ndoshta ka qenë më e lehtë për t'u marrë nga BE-ja, krahasuar me politikat e tjera të lidhura me Ukrainën, siç është heqja e barrierave tregtare për mallrat ukrainase apo përfshirja në politikën bujqësore, për shkak të peshës që zë bujqësia në ekonominë e Ukrainës dhe interesave të vendeve anëtarë të BE-së që përfitojnë subvencione.

Krahas vullnetit politik të BE-së për të përfshirë vendet kandidate si Ukraina dhe Moldavia në këtë politikë të tregut të brendshëm që ka lidhje me ofrimin e shërbimit të telefonisë celulare, mjedisi ligjor që rregullon marrëdhëniet e këtyre vendeve me BE-në është ndihmues. Marrëveshjet e Asociimit në fuqi ndërmjet BE-së dhe këtyre dy vendeve parashikojnë atë që njihet si dispozita e "trajtimit të ndërsjellë të tregut të brendshëm" për një produkt ose shërbim siç është roaming. Çka do të thotë se nëse Ukraina dhe Moldavia përputhin legjislacionin e tyre me atë të BE-së për një produkt ose shërbim, siç është rasti i roaming, dhe BE-ja është e kënaqur me zbatimin e standardeve, ato bëhen pjesë e tregut të brendshëm të BE-së në atë zonë specifike.

Edhe pse vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë një dispozitë të ngjashme në marrëveshjet e stabilizin asociimit me BE-në, sepse ato u nënshkruan shumë më herët krahasuar me fqinjët lindorë të BE-së, në planin politik, është e pashpjegueshme se përse BE-ja nuk ka ndërmarrë ende të njëjtën veprim për vendet tona. Për shkak të ndërveprimit njerëzor me vendet e BE-së, kjo do të përbënte një lehtësi të madhe për qytetarët e rajonit.

Në planin praktik, është krejt e mundshme, pasi gjashtë vendet e rajonit tonë kanë përqafuar tanimë një politikë "roam like home" midis tyre. Në dallim prej Ukrainës dhe Moldavisë, në Ballkanin Perëndimor nuk ka asnjë pjesë territori nën pushtim ku mund të vihet në pikëpyetje se cili është rrjeti i mbulimit të operatorëve celularë. Gjithashtu, numri i qytetarëve dhe abonentëve i vendeve të rajonit tonë është më i vogël sesa i Ukrainës. Për pasojë, humbjet financiare të operatorëve celularë do të ishin më të vogla, ndërkohë që përfitimet praktike të qytetarëve të mëdha.

Prandaj, është koha që qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor të punojnë me ngulm bashkë me BE-në për t’u mundësuar qytetarëve tanë të njëjtat lehtësira si ukrainasve dhe moldavëve.

bashkimi europian ditmir bushati sherbimi i telefonise celulare

Sondazh

Poll
Editorial 14 Korrik 2025, 19:25 Meri Lika

Rigoni, evazionisti i madh fiskal

Meri Lika Në një operacion të bujshëm antikorrupsion, shteti shqiptar ka shpallur "non grata" një nga rreziqet më të m&e...

Editorial 23 Qershor 2025, 15:26 DW

Bashkimin Evropian nuk e pyet askush!

Takimi i ministrave të jashtëm në Zvicër EVROPË- Ndërsa lufta po përhapet në Lindjen e Mesme, aktorët kryesor&...

Editorial 19 Qershor 2025, 12:19 Lutfi Dervishi

Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi Dervishi TIRANË- Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i (pa)pij...

Editorial 5 Qershor 2025, 15:01 Ditmir Bushati

Humbja e Liberalizmit

Foto Ilustruese Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të th...

Editorial 25 Maj 2025, 20:17 Agim Nesho

Është regjimi o çyryk, jo opozita

Agim Nesho Zgjedhjet e 11 Majit treguan se ishin një maskaradë elektorale, ku regjimi i inkriminuar dhe korruptiv i Edi Ramës mbrojti fasad...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet