Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon, Berishës i hiqet 'non grata' nga SHBA, kreu i PD: U krye
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
I hiqet 'non grata' Berishës nga SHBA, Nancy VanHorn ia konfirmon në telefon 11 Qershor, 10:59 VIDEO/ Berishës ...
Qytetarët prej 12 ditësh kërkojnë largimin e Ramës/ Nis seanca plenare në Kuvend, gjashtë interpelanca n...
Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit 10 Qershor, 16:58 ...
Zhdukja e Eglant Koçit/ Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb...
• Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është hequr sanksionimi i shpallur pesë vite më parë ku nuk lejohej që të hynte në SHBA. • Ky vendim i marrë, i është komunikuar nga Departamenti i Shtetit Berishës, gjatë një bisedë telefonike disa minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn. • I pyetur sot nga gazetarët në hyrje të Kuvendit nëse informacioni është i vërtetë, Berisha zgjodhi të mos japë asnjë koment. • Kreu i PD përshëndeti gazetarët me buzëqeshje dhe hyri në sallën e Kuvendit, duke thënë nga foltorja: U krye. • Berisha u shpall "non grata" nga SHBA më 19 maj 2021, ku akuzohej për shpërdorim fondesh publike, ndërhyrje në procese publike dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale dhe për aleatët e tij politikë. •Berisha i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe politikisht të motivuar.
2 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i është hequr sanksionimi i shpallur pesë vite më parë ku nuk lejohej që të hynte në SHBA. Ky vendim i marrë, i është komunikuar nga Departamenti i Shtetit Berishës, gjatë një bisedë telefonike disa minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-së Nancy VanHorn.
Sali Berisha u shpall "non grata" nga SHBA më 19 maj 2021. Vendimi u njoftua nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i cili deklaroi se Berisha ishte përfshirë në "korrupsion të rëndësishëm" gjatë ushtrimit të detyrave publike. Si pasojë, atij dhe anëtarëve të ngushtë të familjes iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara. Sipas deklaratës zyrtare amerikane, akuzat lidhen me shpërdorim fondesh publike, ndërhyrje në procese publike dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale dhe për aleatët e tij politikë. Berisha i ka mohuar vazhdimisht këto akuza dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe politikisht të motivuar./Dosja.al

TIRANË- Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
I pyetur sot nga gazetarët në hyrje të Kuvendit nëse informacioni është i vërtetë, Berisha zgjodhi të mos japë asnjë koment. Ai i përshëndeti gazetarët me buzëqeshje dhe hyri në sallën e Kuvendit pa iu përgjigjur pyetjes.
“Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja.