LIVE UPDATES
Editorial

Një gaç Shqipëri!

18 Mars 2024, 18:11 Nga Meri Lika
Një gaç Shqipëri!
meri lika

Ndoshta shumë prej jush nuk e dinë kuptimin e fjalës “gaç” dhe paraprakisht më duhet të shjegoj kuptimin e saj.

Kjo fjalë dialektore e zonës së jugut ka kuptimin e kafshatës.

Kur ishim të vegjël dhe luanim tek lagjia me shokët, nëse ndonjë prej shokëve afrohej me ndonjë fetë bukë në dorë, ne që nuk donim të ndërprisnim lojën edhe pse mund të kishim uri, i afroheshim dhe i thoshim

- Më jep një gaç.

Shoku pranonte, madje përpiqej që ta ndante sa më mirë mes të gjithëve, dhe ajo fetë e vogël buke të kthehej në një copëz parasje për ne, sepse na hiqte sadopak urinë e kështu mund të vazhdonim të luanim më shumë, derisa dikush tjetër të shkonte për të marrë fetën e tij.
Por asnjëherë ajo fetë buke nuk mund shuante urinë e vetëm një personi, sepse me një rregull fëminor të pashkruar, ajo na përkiste të gjithëve.

Këtë veprim të fëmijërisë, më kujtoi vendimi i fundit i qeverisë në lidhje me investimin në ishullin e Sazanit.

Shqipëria mu duk si një fetë e madhe buke, dhe kryeministri ynë njësoj si ai fëmija që vjen duke e mbajtur bukën në dorë.
Por në ndryshim nga shokët që unë mbaja mend nga fëmijëria, ai nuk pranon t’iu japë shokëve të lagjes së tij nga një gaç, por çuditërisht gaçat ka dëshirë t’i ndaj me ata që ka më shumë shok e madje madje dhe me të tjerë nga lagjet e tjera të cilët ai i konsideron të fortë e që mendon se nesër mund ta mbrojnë nëse do ketë probleme.

Sapo erdhi në pushtet, pra sapo, simbolikisht, mori fetën e tij të bukës në dorë, Rama u përpoq t’i jepte një gaç Shqipëri plehrave kimike, por ne shokët e tij të lagjes u rebeluam dhe ai bëri sikur u pendua e premtoi se nuk do gabonte më.

E besuam, (në fakt e besuan të tjerët se unë asnjëherë nuk e kam besuar), dhe kur mendoi se askush nuk e kishte mendjen tek feta e bukës që mbante në dorë, ai menjëherë i ofroi Amerikës një gaç Shqipëri që ta përdorte për iranianët duke shpresuar se shokët e “lagjes Amerika” do t’i dilnin për zot kur ai të përleshej (o Zot përleshje dhe kush pa le) me ndonjë nga të lagjes së tij.

Pastaj i ofroi një gaç fermerë shqiptar Serbisë, nëpërmjet Ballkanit të hapur, dhe pas kësaj Vuçiçin e  konsideroi vëlla, paçka se ai nuk e preferonte aspak, por thjesht e përdorte për të përfituar gaçin e tij.

Duke menduar se po bëhej i rëndësishëm për lagjet e tjera, (lagjen e tij tashmë nuk e konsideronte më fare), ai nxitoi që të gjente kafshues të tjerë të bukës së tij, e në këtë vrull i ofroi një gaç Durrës Alabarit, dhe në këtë rast ishte ky i fundit që e quajti vëlla.

Pastaj dha një gaç biznes për Erdoganin, një gaç vend për afganët, një gaç Butrint për AADF, një gaç sa një “pikë të voçkël” për Gjiknurin, një gaç me gojën sa një lubi për inçeneratorët, një gaç plazh për Oltën, një gaç të madh Shëngjini për Melonin e së fundmi një gaç Sazan dhëndrit të Trampit.

Gaç pas gaçi ne po shohim se feta e bukës e cila sipas rregullit fëmijëror duhet të na ushqente të gjithëve ne që jetonim në të njëjtën lagje, po shuan urinë, shpesh babëzinë, e lagjeve të tjera.

Nëse kjo gjë do të ndodhte në fëmijërinë time, ai që do ta bënte këtë veprim nuk do të konsiderohej më nga shokët, do të lihej mënjanë i vetmuar, do të injorohej totalisht, dhe do t’i tregohej vendi, por sot me ne ka ndodhur e kundërta, ai po na injoron totalisht kurse ne bëjmë sehir.

Sot ne nuk jemi fëmijë, dhe në dorën e Ramës nuk është një copëz e thjeshtë buke të cilën ai mund t’ua ofrojë fëmijëve të lagjeve të tjera që ta kafshojnë.
Në dorën e tij është Shqipëria që ai po ia shpërndan kujtdo të cilin e shikon si të fuqishëm e që mund ta mbrojë nga ardhmja, prandaj ai i ofrohet duke i thënë:

- Nduke një gaç Shqipëri!

meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 13 Mars 2024, 12:08 Ditmir Bushati

Rrethimi Demokratik

Ditmir Bushati Ndërkohë që kemi hyrë në vitin e tretë të luftës në Europë, si pasojë e agresionit ru...

Editorial 5 Mars 2024, 17:27 Dosja.al

Ata që duartrokitën dënimin e Belerit

Ata që duartrokitën sot vendimin e GJKKO për të dënuar Fredi Belerin, nuk janë vetëm mbështetës të Edi Ram&e...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë