LIVE UPDATES
Editorial

Shqipëria, pasqyrë e krizës së kredibilitetit të Perëndimit

Si ka mundësi që askush në Itali të mos kenë dëgjuar paralajmërimet e prokurorit më të famshëm italian, Nicola Grateri, për lidhjet e mafies shqiptare me politikën në Shqipëri; se në përgjimet e ekipit të tij ndaj eksponentëve të ‘Ndragetës’ këta dëgjohen të thonë: Shqipëria është sot si Calabria në vitet ’60, prandaj duhet të shkojmë atje për të investuar.

10 Shkurt 2024, 08:43 Nga Fatos Lubonja
Shqipëria, pasqyrë e krizës së kredibilitetit të
Fatos Lubonja

SHQIPËRIA- Partia Demokratike italiane reagoi fort ndaj marrëveshjes Meloni-Rama për sjelljen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në ujërat e Mesdheut; dhe jo vetëm ndaj Melonit, por edhe ndaj Partisë Socialiste shqiptare. Shkoi deri atje sa deklaroi se do të propozonte përjashtimin e saj nga familja socialiste evropiane, pasi Edi Rama dhe të tijtë nuk përfaqësojnë vlerat e së majtës evropiane. Por a u revoltua kaq shumë e majta italiane pasi konstatoi, e befasuar, se çfarë “vlerash” mbron në të vërtetë Partia Socialiste shqiptare apo reagoi në funksion të luftës së brendshme për pushtet? Ngrihet kjo pyetje pasi Edi Rama dhe partia e tij kanë dhjetë vjet në pushtet e duket e pamundur që simotra e një vendi partner kaq afër Shqipërisë të mos jetë në dijeni se çfarë ndodh në Shqipërinë e udhëhequr nga socialistët shqiptarë. Si ka mundësi që e majta italianë, përfshirë edhe gazetarët afër saj, të mos e dinë se gjatë dhjetë vjetëve të Ramës në pushtet, që përkojnë me shumicën e kohës kur ka qenë në pushtet edhe PD italiane, nga Shqipëria 2.8 milionë banorëshe kanë ikur minimumi 700 000 banorë?

DISA PYETJE TË TJERA

Si ka mundësi që askush në Itali të mos kenë dëgjuar paralajmërimet e prokurorit më të famshëm italian, Nicola Grateri, për lidhjet e mafies shqiptare me politikën në Shqipëri; se në përgjimet e ekipit të tij ndaj eksponentëve të ‘Ndragetës’ këta dëgjohen të thonë: Shqipëria është sot si Calabria në vitet ’60, prandaj duhet të shkojmë atje për të investuar.

Si ka mundësi që gazeta të rëndësishme italiane, që kritikojnë sot Ramën për marrëveshjen me Melonin, deri dje kanë reklamuar transformimet modernizuese të kryeqytetit shqiptar pa kthyer asnjëherë kokën për të parë se, në bashkëpunim me studio të shquara italiane, ky ka shkatërruar qendrën historike për të ngritur grataçiela në të cilat mafia shqiptare dhe ‘Ndrageta’ riciklojnë paratë e pista në dritë të diellit?


Si ka mundësi që italianët (në këtë rast veçanërisht e majta) nuk paskan lexuar apo dëgjuar se Rama ngulmonte te kryeministri i tyre i majtë Mateo Renzi, me të cilin mbante marrëdhënie po kaq të ngrohta sa ç’ka sot me të djathtën Meloni, që t’i shtynte biznesmenët italianë të investonin në Shqipëri, ku “nuk ka sindikata që t’u çajnë trapin”?

Dhe, më në përgjithësi, duket e pamundur që politikanët dhe gazetarët italianë të mos dinë ende se në Shqipëri, ashtu si edhe në Serbi e gjetkë, nuk ka kuptim të flitet për parti të majta dhe të djathta, por për parti-shtete që sa më shumë rrinë në pushtet, aq më shumë fitojnë vota në sajë të kapjes së të gjitha pushteteve, përfshirë edhe atë të krimit të organizuar?

A janë të gjithë “naivë”?

Duke ndjekur reagimet e Athinës pas arrestimit dy ditë para zgjedhjeve lokale të kandidatit të minoritetit grek Beleri, nuk mund të mos sjellësh nëpër mend pyetje të ngjashme për politikanët dhe gazetarët grekë: Si ka mundësi që vetëm pas aktit brutal ndaj kandidatit të minoritetit grek, Greqia po zbulon se në Shqipëri ka një regjim autoritar, që bashkëpunon me krimin e organizuar për të grabitur qytetarët shqiptarë dhe ku shkelen hapur, me arrogancë, të drejtat e njeriut? Këtyre pyetjeve tenton t’u përgjigjet indirekt gazeta greke “Kathimerini” në një shkrim të 15 dhjetorit 2023.

Them indirekt pasi shkrimi nuk i prek marrëdhëniet e ngrohta që kanë pasur kryeministrat grekë me Ramën përpara kësaj ngjarjeje, por merret me deklaratën e Berlinit ndaj vetos së Athinës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE për shkak të rastit Beleri. Sipas saj Uashingtoni, Londra dhe Berlini nuk po e kuptojnë dot se drejtësia e re shqiptare, që ata e promovojnë si “shembulli më i suksesshëm i reformës në Ballkanin Perëndimor”, po “bëhet një instrument politik” në duart e Ramës. Sipas “Kathimerinit”, kjo ndodh sepse, për shkak të “naivitetit” të tyre, ata kanë investuar miliona euro e dollarë në këtë reformë. Gazeta nuk thotë, megjithatë, se edhe Greqia ka qenë deri dje në këto pozita naiviteti. Në fakt argumenti se perëndimorët, të udhëhequr nga SHBA, kanë qëllime të mira, por nuk e kuptojnë dot realitetin e këtyre vendeve, qarkullon edhe brenda këtyre vendeve. Në Shqipëri opozita, edhe kur denoncon përdorimin e reformës nga Rama, apo operacionet e tij propagandistike, lobimet, por edhe korruptimet në Itali, Greqi, UK, SHBA e gjetkë, tregohet gjithnjë e kujdesshme t’i trajtojë këta partnerë si të keqinformuar apo naivë, por kurrsesi si bashkëpunëtorë me të keqen.

DYFYTYRËSIA PRAPA VITRINËS SË “VLERAVE”

Në fakt, histori investimesh perëndimore që kanë dështuar apo kanë rënë në duar të gabuara ka shumë – Afganistani është një nga të fundit – por është naivitet të besosh se këto bëhen nga naiviteti. Aq më tepër po të kesh parasysh se në rastin shqiptar, për dështimin e Reformës në Drejtësi është folur në qarqet evropiane që para disa vjetësh, kur emisarët e BE-së këshilluan si Kosovën edhe Maqedoninë të mos aplikonin reformën që u bë në Shqipëri, pasi ajo ka hapur më shumë se ç’ka zgjidhur probleme.

Pa e mohuar se në këto histori luan rol edhe naiviteti, manipulimi, madje edhe korrupsioni – ku spikat korruptimi nga Rama i zyrtarit të lartë të FBI-së Mac Gonical në funksion të hapjes së një procesi në SHBA kundër liderit të opozitës – mendoj se gjithsesi të vërtetës i afrohemi shumë më tepër nëse reshtim së trajtuari marrëdhëniet e Perëndimit me vende si Shqipëria nëpërmjet një qasjeje orientaliste që na bën të shohim perëndimorë të mirë, racionalë e të drejtë që rreken të emancipojë të liqtë, iracionalët, të padrejtët hajdutë lindorë. Këta 30 vjet kanë treguar qartë edhe në vendet e ish-Lindjes, që kanë besuar më fort se të tjerët në angazhimin e sinqertë të Perëndimit në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në këta vende, se prapa fasadës së këtij angazhimi kanë qëndruar interesa të forta ekonomike dhe gjeopolitike, të deklaruara dhe të padeklaruara, që u kanë imponuar politikave perëndimore aplikimin e gjuhës së dyfishtë dhe standardeve të dyfishta.

“MODELI” I DEVIJIMIT TË REFUGJATËVE

Një shembull i freskët i këtyre politikave është “modeli inovativ” i devijimit në kampe shqiptare të emigrantëve që synojnë vendet e BE. Në Itali, ky model në një anë reklamohet nga Meloni si një rrugë për ta sjellë Shqipërinë më afër familjes evropiane, dhe më anë tjetër, shpjegohet nga njerëzit e saj nëpër media si një strategji deterrence, d.m.th. trembjeje të emigrantëve me Shqipërinë. Vlefshmërinë e këtij modeli e përforcoi edhe simotra e PD italiane, Partia Socialdemokrate gjermane me kancelarin Scholtz, që nxitoi të deklarojë se gjermanët e shohin me shumë interes modelin Rama-Meloni. Janë po ata gjermanë për të cilët “Katherimini” thotë se, pas luftës në Ukrainë, janë transferuar fuqishëm në kampin e atyre që dëshirojnë një integrim të shpejtë dhe të menjëhershëm të Shqipërisë në BE, ndërkohë që deri dje kërkonin të shtonin kushte të tjera, sepse Shqipëria ishte larg standardeve.

Ironia është se sipas gazetës greke, deri dje – d.m.th para rastit Beleri, – ishte Greqia që përpiqej t’u shpjegonte nëpërmjet dy ministrave të vet të Jashtëm gjermanëve, francezëve dhe holandezëve se pse “është thelbësore të avancojë procesi i anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Si për të mbushur kupën e përdorimit të gjuhës dhe standardeve të dyfishta nuk vonoi edhe reagimi perëndimor ndaj manipulimit të zgjedhjeve në Serbi nga autokrati Aleksandër Vuçiç, deri dje i përkëdheluri i tyre. Është e qartë se heshtja e Perëndimit ndaj ankimeve të opozitës serbe, që ka lënë prej vitesh parlamentin në shenjë proteste dhe që sot po e akuzon Perëndimin për mbështetje të autoritarizmit në Serbi, nuk u thye për shkak se atje nuk ka zgjedhje të lira, por për të shantazhuar Vuçiçin që nuk po distancohet nga Rusia.

PERËNDIMORËVE DUHET T’U VIJË TURP

Ndaj idesë së të majtës italiane për përjashtimin nga familja socialiste, Rama reagoi duke thënë se nëse në Itali marrëveshjen e kundërshton e majta, në Shqipëri e kundërshton e djathta, çka tregon se ndoshta ajo është thjesht e drejtë. Pas deklaratës së social-demokratit Scholtz, ai s’pati më nevojë ta diskutojë këtë temë, por nxitoi të shkojë në Gjermani të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së djathtë bavareze CSU, ku kryeministri i landit, kryetari i kësaj partie, inkurajoi aplikimin e modelit shqiptaro-italian për refugjatët. Në fakt, ndryshe nga ç’thotë Edi Rama, kjo marrëveshje do të duhej të konsiderohej e padrejtë sipas vlerave të së majtës dhe të së djathtës evropiane, pasi është në shkelje të të drejtave të njeriut.

Jo vetëm, por si të majtëve dhe të djathtëve evropianë do të duhej t’u vinte turp që një çështje si ajo e emigrantëve ta zgjidhin në një vend të varfër si Shqipëria apo ta përdorin Shqipërinë në funksion deterrence. Por duket qartazi se ata do të vazhdojnë të përdorin gjuhën e dyfishtë dhe standardet e dyfishta duke propaganduar progresin e vendeve si Shqipëria në arritjet e standardeve demokratike dhe duke mbështetur, në të njëjtën kohë, autokratët e tyre si rrugën më të lehtë për të zgjidhur problemet e veta. Dikush mund të thotë se kjo histori nuk është e re; se karta e të drejtave e njeriut është përdorur gjithmonë nga Perëndimi si karta Xholi në lojërat e tij gjeopolitike. Ndoshta, por jo në këto nivele. Që nga fillimi i epokës së pas Luftës së Dytë Botërore, Perëndimi nuk ka njohur kurrë një krizë të tillë kredibiliteti dhe legjitimiteti.

Artikull botuar në gazetën greke “Dromos”, 3 shkurt 2024

shqiperia

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2024, 10:48 Ditmir Bushati

Bindja që më përforcoi 2023

Ditmir Bushati Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia për të menduar me kokën t&eu...

Editorial 28 Dhjetor 2023, 10:16 Meri Lika

Drejtësia e padrejtë

Meri Lika Të them të drejtën, mua, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, asnjëherë nuk më ka bi...

Editorial 19 Dhjetor 2023, 13:00 Ditmir Bushati

Një shtytje për zgjerimin

ditmir bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atë...

Editorial 17 Dhjetor 2023, 18:28 Andrew Gimson

“Vdekja” e një Kryeministri

Boris Johnson Mëngjesin e së martës 7 prill 2020, u ngarkova nga Daily Mail të shkruaja nekrologjinë e Boris Johnsonit. Në or...

Editorial 6 Dhjetor 2023, 08:42 Meri Lika

Titaniku

Aty rreth fillimit të majit të vitit 1942, në një port të Detit Balltik të pushtuar nga gjermanët dhe nën urdhrat e ve...

Mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend, deputetët e PD-së largohen të gjithë nga salla

Mbahet seanca plenare e radhës në Kuvend, deputetët e PD-së largohen të gjithë nga salla

Vdekja e Gert Bogdanit, nis me 1 minutë heshtje seanca e sotme plenare

Përfundojnë homazhet në Kuvend, ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit

Peleshi në homazhe për Gerti Bogdanin: Djalë i shkëlqyer dhe politikan model

Homazhet për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit/Liri Berisha: Për Edlirën sot detyra shumë të rënda

Argita Malltezi dhe Liri Berisha marrin pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

Bashkëshortja e përlotur, deputetët e PD-së mbërrijnë me lule, homazhet në nder të Gerti Bogdanit

Berisha: Anëtarët e organizatës kriminale SPAKU i Partisë janë bërë më vrasës se vrasësit

Berisha: Procesi i privatizimit të Klubit Partizani është i zhvilluar në mënyrën transparente

Berisha: SPAK i partisë fsheh emrat e ministrave socialistë që propozuan tjetërrsimin e pronësisë

Berisha: Prokuroria private e Ramës fsheh të vërtetën se procesi i privatizimit të Klubit Partizani

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Bogdani/ Berisha në konferencë për mediat mban një minutë heshtje

Ndarja nga jeta e Gerti Boganit, Komisioni Mandateve ndërpret mbledhjen, Bardhi: Lajm tronditës!

Berisha i përgjigjet Ramës: Në çdo zgjedhje të lirë, do të marrë ato që mori Ramiz Aliaj

Jamarbër Malltezi dhe Argita paguan shpenzimet shëndetësore dhe gjyqësore të tij, Berisha

Berisha: Rama e ndryshoi destinacionin pa asnjë kërkesë nga pronarët dhe nga institucionet

Berisha: SPAK fshehu dokumentin që tregonte se Edi Rama ndryshoi destinacionin e zonës

Berisha: SPAK shkon deri aty sa të më shpallin mua si kryetar të Bashkisë së Tiranës

"Puç parlamentar!" Mandati i Xhaçkës/ Vokshi: Ka rënë shteti! Keni vënë grupin e PS mbi GjK

PS rrëzoi Kushtetuesen për mandatin e Xhaçkës, Peleshi: S’lidhet me emrin e një deputeteje

Interpelanca për aksin Thumanë- Kashar/ Balluku: Rrugë e kategorisë A! Ka rrugë alternative

PD homazhe për 26-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, ndërpritet për një orë seanca plenare

Shtyu gazetarët në nisje të seancës, Majko: I kërkoj ndjesë sidomos gazetares që ishte shtatzënë

Salianji: Po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin!

"Nuk kishe kallëzuar Olsi Ramën, por.." Rama- Bardhit: Pres kur SPAK të nxjerrë të vërtetën

"Turp që duartrokisni fjalorin e tij", Vokshi- Spiropalit: Përjashtoni dhe merrni masa për Ramën

"Jeni qeveria e plehrave dhe e korrupsionit",Bardhi:Çështja e mbetjeve të rrezikshme nuk do harrohet

Bardhi-Ramës: Nuk dhe asnjë përgjigje, ku do i çosh mbetjet, si do i përpunosh?

Bardhi lexon përgjimet e Sky ECC: Do ta them unë kush e emëroi drejtorin e policisë në Shkodër

Rama:Vetëm në fantazinë e atyre që nuk e kanë haberin e punëve të shtetit bëhen analiza të ngarkesav

U pyet nëse ndihej i rrezikuar nga listat e hapura, nxehet Majko, shtyn me forcë mikrofonat

"Akuza ekstreme nga goja shumë tellallëshe",Rama:Mallrat në kontenierë nuk janë mbetje të rrezikshme

Interpelanca me Ramën për mbetjet toksike/ Bardhi: Si u lejuan të eksportohen nga porti i Durrësit?

"Mjekësia falas është farsë e maxhorancës"/ Vokshi: Po përpiqet të shtihet në dorë Urdhri i Mjekut

"Merrni masa urgjente", Açka: Më keni emëruar anëtare të Komisionit të Edukimit pa më pyetur!

"Ndryshimi i ligjit për Gardën, me sponsorizim", Bardhi-Spiropalit: Ngrini një komision etike!

Berisha pasi doli nga SPAK: Kandidat për kryeministër jam unë

A do të ketë zbutje të masës së sigurisë pas komunikimit të akuzës? Flet Berisha

Berisha tregon çfarë pa në SPAK: Ishte ora 500 mijë euro e qëndisur me diamante

“Lironi doktorin”- Sali Berisha mbërrin në SPAK, hipën në makinë dhe i përshëndet me dy gishta

Berisha mbërrin në SPAK, mbështetësit e presin me ovacione

Berisha pritet të paraqitet në SPAK, policia "blindon" Pokurorinë e Posaçme

Berisha del për herë të parë nga banesa që prej 15 janarit: Më i motivuar se kurrë

Doktori rrëfen dashurinë e parë në gjimnaz, Rama nuk e kalon pa batuta: Sot e mora vesh që je qejfli

Rama:Nuk mund t’i gënjejmë gjyshërit duke thënë nëse na jepni votën do jua bëjmë pensionin 500 euro

Rama: Ambicia jonë është që PS 2023 të jetë partia e 1 milion shqiptarëve aktivë!

Mblidhet Kryesia e re e PS-së, Rama prezanton platformën "Deputeti që Duam"

“Ju na bëni krenarë ditë për ditë!" E reja nuk përmbahet para Ramës: Je himni ynë!

Shehu për Aktin Normativ për Urdhrin e Mjekut: Antikushtetues, si në kohën e Enver Hoxhës

Bardhi pyet Ministrin e Financave: Pse dyfishuat vlerat e tre projekteve të përcaktuara më para