LIVE UPDATES
Editorial

Ata që duartrokitën dënimin e Belerit

5 Mars 2024, 17:27 Nga Dosja.al
Ata që duartrokitën dënimin e Belerit

Ata që duartrokitën sot vendimin e GJKKO për të dënuar Fredi Belerin, nuk janë vetëm mbështetës të Edi Ramës. Po të ishin vetëm mbështetësit e maxhorancës dhe Edi Ramës, duartrokitja do ishte shumë më pak shurdhuese, më pak kërcënuese për demokracinë, po mbi te gjitha për të drejtat elementare të njeriut.

Një histori e shkurtër, pa personazhe do t’ bënte edhe socialistët të mendoheshin për derexhenë e katandisjes së Shtetit të së Drejtës, me Reformën në Drejtësi, me policinë dhe me Kryeministrin. Është me pak fjalë historia e një qytetari që kandidon për një bashki me mbështetjen e opozitës. Autoritetet e regjistrojnë pa asnjë pengesë, nis fushatën pa asnjë problem, deri në momentin që Kryeministri, e shpall hapur armik. Pas kësaj gjithçka ndryshon, policia i bën kurth, e arreston në mesnatë në restorantin e mikut të tij dhe e deklaron flagrancë. Prokuroria, edhe pse nuk i takon; e ligjëron kurthin, pastaj Prokuroria e Posaçme, e merr dosjen gati, duke e ditur që është në kundërshtim me ligjin e gjithë procedura dhe ngre akuzën për të cilën gjykata dha dënimin me shkelje të rënda të procesit, nën presionin e hapur të Prokurorisë së Posaçme në sallën e gjyqit.

Po të mos shkruhet emri i Belerit, kjo histori tronditëse do të alarmonte edhe socialistët, çdo shqiptar që nuk është akoma gati ta dorëzojë lirinë e vet tek tekat keqbërëse të njeriut me më shumë pushtet.

Sapo shkruhet emri i Belerit, dalin instiktet e udhqyera nga komunizmi. Ne vend të çështjes gjykohet biografia dhe morali i personit të viktimizuar padrejtesisht dhe i hiqet e drejta të mbrohet.

Sapo shkruhet emri i Belerit dalin instiktet më të egra të një nacionalizmi arkaik. Në vend të çështjes, i japin të drejtë shkeljes së të drejtave bazike, se verbëria nacionaliste i bën të shikojnë një komplot të madh grek në ato pak kilometra katrorë të Himarës.

Për të ushqyer këto instikte, mendoi propaganda e Edi Ramës, që edhe me ndihmën e Greqisë, ia arriti ta shndërronte çështjen e shkeljes së të drejtave bazë të një qytetari, në një luftë më vrasësin e Peshkëpisë që, i paguar nga Athina, ketë here ka ardhur të rrëmbejë Himarën.

SPAK dhe GJKKO sot, me vendimin për ta dënuar Belerin, që me shumë gjasë dobtë përsëritet në Apel, i bënë dhuratë politike Edi Ramës, pranuan hapur që janë vegla të tij, që mund të përdoren jo vetëm për luftën e madhe politike me liderët e opozitës, po për çdo tekë të tij.

Por lajmi i keq nuk është se Drejtësia veproi sipas tekave të Edi Ramës. Madje ky nuk është lajm fare. Lajmi i keq është se propaganda e mirëpaguar qeveritare, arriti me lehtësi të bindë shumicën e shqiptarëve, duke shfrytëzuar instiktet e së shkuarës, se ato instikte nuk janë shuar dhe nëpermjet tyre mund te viktimizohemi të gjithë. Lajmi i keq sot ishin duartrokitësit e papaguar, të pashpërblyer me asgjë përveçse me përrallën nacionaliste të shpëtimit të Shqipërisë nga një plan djallëzor i fqinjëve të jugut. Mungesa e kujtesës së atyre që e panë Edi Ramën në marsin e shkuar duke u puthur me Mitsotakis në Himarë, në praninë e Belerit dhe besuan vetëm luftën e tij me Mitsotakis për Himarën, pa praninë e Belerit. Amnezia e atyre që e shohin se si grabiten tokat e himariotëve në favor të investitorëve strategjikë, por kujtohen vetëm për grabitjen e madhe e së ardhmes nga Grekët, që e denoncojnë e së tashmes dhe së shkuarës.

Përtej këtyre, ata që u gëzuan sot kur një qytetar u dënua padrejtësisht me urdhër të Kryeministrit, janë ata që do të gëzohen edhe nesër, për këdo qytetar të lirë të cilit i ndërtohet një kurth nga pushteti, mjafton tu ushqehen instiktet e mbetura të së shkuarës. Kështu kanë filluar të gjitha diktaturat e përgjakshme.

fredi beleri

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2024, 10:48 Ditmir Bushati

Bindja që më përforcoi 2023

Ditmir Bushati Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia për të menduar me kokën t&eu...

Editorial 28 Dhjetor 2023, 10:16 Meri Lika

Drejtësia e padrejtë

Meri Lika Të them të drejtën, mua, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, asnjëherë nuk më ka bi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet