LIVE UPDATES
Editorial

Kthimi i Ballkanit të Hapur dhe dështimi i Samitit të Shkupit

Samiti ku përfaqësuesit më i lartë i BE-së ishte drejtori teknik, shpalli si moto, harrimin e problemeve dhe konflikteve, në shërbim të tregut të përbashkët rajonal dhe zhvilllimit ekonomik, nëpërmjet paketës 6 miliardë të premtuar nga Bashkimi Europian.

23 Janar 2024, 14:54 Nga Dosja.al
Kthimi i Ballkanit të Hapur dhe dështimi i Samitit të Shkupit
Vuçiç, Kovaçevski dhe Rama

Ballkani i Hapur u kthye, ndërsa deklarata e Samitit të Shkupit u gris nga Serbia, pa mbushur as 24 orë. Organizimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nuk kishte asnjë lidhje me Procesin e Berlinit, asnjë lidhje me nismën 6 miliardë euroshe të Brukselit. Ishte vetëm një rikthim i Ballkanit të hapur, me të njëjtët protagonistë, me të njëjtat teza dhe si rrjedhim me të njëjtin rezultat.

Samiti ku përfaqësuesit më i lartë i BE-së ishte drejtori teknik, shpalli si moto, harrimin e problemeve dhe konflikteve, në shërbim të tregut të përbashkët rajonal dhe zhvilllimit ekonomik, nëpërmjet paketës 6 miliardë të premtuar nga Bashkimi Europian. Por, ndërsa BE përfaqësohej nga një drejtor teknik, SHBA përfaqësohej me ndihmës-sekretarin e Shtetit, James O-Brien, duke e kompromentuar formatin. Në krah të liderëve si gjithmonë qëndronte Alex Soros, i njohur si proomovues i Ballkanit të Hapur dhe organizator i takimeve informale që tentuan të nxjerrin jashtë loje Procesin e Berlinit.

Ndërsa Procesi i Berlinit ofron zgjidhjen e problemeve dypalëshe, rritjen e sigurisë në Rajon, për të hapur rrugën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, Samiti i Shkupit, tenton tu vërë kapak mosmarrëveshjeve entike, kufitare dhe politike, të injorojë pasigurinë dhe tensionet, për të dhënë idenë e dëgjuar më parë, se bashkëpunimi ekonomik mund të shërbejë për paqen. E dëgjuar më parë në Novi Sad për tu bërë motoja e Ballkanit të Hapur. Ideja që dështoi me brandin Open Ballkan, u rishfaq në Shkup me një emër tjetër, shumë të gjatë për tu kujtuar.

Ndërsa firmosën marrëveshjen e radhës së Open Balkan, për tregjet e punës që do hapen nga 1 marsi mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tre liderët tentuan deri në fund të injoronin konfliktet e hapura. Vuçiç fliste përpara gazetarëve për dinarin e përjashtuar nga kursi i këmbimit, sikur Bursa Ballkanike e sapokrijuar të ishte tronditur, Kovaçevski për reformat dhe tregun rajonal sikur armët të ishin ulur. I vetmi që e prishi paksa këtë sjellje ishte Edi Rama, i cili në vend që të fliste për ekonominë dhe reformat, edhe për shkak të moskokëcarjes dhe paaftësisë, zgjodhi të përqëndrohej tek një ide që nuk kishte asnjë lidhje me takimin, Samitin për Ukrainën. Këtë lajm zgjodhi të jepte Rama nga një takim rajonal, pasi kishte firmosur me Vuçiç dhe Kovaçevskin për ringjalljen e Ballkanit të Hapur.

Por, si u ringjall Ballkani i Hapur, pasi Rama e shpalli të mbyllur? Vullnet i kujt është kjo iniciativë që nuk po e mbyll dot as Gjermania, as Franca dhe po e merr me vete Shqipërinë kundër vullnetit të saj? I pari që e kundërshtoi publikisht ishte Vuçiç, por në Samit nuk pati asnjë shenjë që Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Shqipërisë të kishin ringrohur marrëdhëniet. As autoriteti i Kovaçevskit në prag të dorëheqjes, nuk dukej i shtuar aq sa të rithemelonte Ballkanin e Hapur. Kjo mund të shpjegohet vetëm me prezencën e Alex Soros dhe O'Brian dhe sigurisht me mosprezencën e një përfaqësuesi politik të Bashkimit Europian. Të paktën ky do të ishte një ngushëllim për pengmarrjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit në një iniciativë që nuk e dëshiron.

E sigurtë mbetet se ajo që ndodhi në Shkup, si surrogato e Ballkanit të Hapur, vetëm sa e minon procesin e pajtimit dhe bashkëpunimit të Rajonit, që po tenton të realizojë me vështirësi Procesi i Berlinit. Mohimi i probleme të mëdha mes shteteve kufitare dhe Serbisë në Rajon dhe përqëndrimi tek ekonomia, si ekspansion i Beogradit, vetëm sa e rrit tensionin dhe mundësinë e një përplasjeje, duke sabotuar procesin e Berlinit.

Albin Kurti e vërtetoi këtë, duke i mëshuar çështjes së Sigurisë me Serbinë, përpara hapjes së kufirit për mallrat. Ndërsa sot, vetëm një ditë pas Samitit, Brnabiç e konfirmoi Kurtin, duke grisur deklaratën e Shkupit, madje edhe Marrëveshjen e 18 marsit në Ohër. Ky ishte një tjetër dështim i tentativave për të zgjidhur problemet me metodat okulte të lobistëve të huaj dhe autokratëve vendas./Dosja.al

dosja.al ballkani i hapur

Sondazh

Poll
Editorial 8 Janar 2024, 10:48 Ditmir Bushati

Bindja që më përforcoi 2023

Ditmir Bushati Përfitimi më i madh i një edukimi të mirë është aftësia për të menduar me kokën t&eu...

Editorial 28 Dhjetor 2023, 10:16 Meri Lika

Drejtësia e padrejtë

Meri Lika Të them të drejtën, mua, që në fillimet e krijimit të saj e deri më sot, asnjëherë nuk më ka bi...

Editorial 19 Dhjetor 2023, 13:00 Ditmir Bushati

Një shtytje për zgjerimin

ditmir bushati Dhjetë vjet pasi shpërthyen protestat pro BE-së në sheshin Maidan të Kievit, për shkak se presidenti i atë...

Editorial 17 Dhjetor 2023, 18:28 Andrew Gimson

“Vdekja” e një Kryeministri

Boris Johnson Mëngjesin e së martës 7 prill 2020, u ngarkova nga Daily Mail të shkruaja nekrologjinë e Boris Johnsonit. Në or...

Editorial 6 Dhjetor 2023, 08:42 Meri Lika

Titaniku

Aty rreth fillimit të majit të vitit 1942, në një port të Detit Balltik të pushtuar nga gjermanët dhe nën urdhrat e ve...

Editorial 4 Dhjetor 2023, 16:06 Enton Abilekaj

Që Rama të mbetet i pahetueshëm

Enton Abilekaj Në pritje të Kongresit të 8 dhjetorit, është e qartë se askush në atë që quhet Partia Socialist...

Editorial 24 Nëntor 2023, 11:58 Meri Lika

AI

Meri Lika Ai i ka të gjitha virtytet; është më i ndershmi, më i denji, më i zgjuari, më i përuluri, më i dashu...

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026