LIVE UPDATES
Editorial

Flamuri i BE si ambalazh i bëmave të Edi Ramës

Ai që doli nga Kryeministria edhe pse me të njëjtin imazh të konfirmuar nga patetizmi dhe zymtësia e fjalimit, premtoi që do ta bënte të harrohej paraardhësin e tij, veten.

20 Korrik 2022, 12:58 Nga Enton Abilekaj
Flamuri i BE si ambalazh i bëmave të Edi Ramës
Edi Rama, Enton Abilekaj

Maqedonia e Veriut u zgjua në një ditë të zakonshme. Nuk pati festë, ceremoni, as fjalë të Kryeministrit, as sharje për opozitën pas premtimit për ndryshimin e sjelljes, as joshje për gazetarët, as falenderime të posaçme.  Ishte një ditë pune, ndoshta më e motivuar, më e çliruar nga hijet e lindjes, me perëndimore.

Në Tiranë, ishte një show nga Kryeministria. Një show i gjymtuar, dekoratat ishin ndarë 4 vjet më parë, shampanja ishte pirë 3 vjet më parë. Dekoratat e ikura në drejtim të paditur dhe shishet e boshatisura të shampanjës nuk mund të ishin dekor për festën. Kështu u shpik ngritja e Flamurit – një mundësi që dita e punës të jetë edhe këtë herë vetëm propagandë me sfond diplomatësh që mezi presin përfundimin e një fjalimi patetik në vapë.

Ngritja e Flamurit të Bashkimit Europian nuk është as zakon dhe as detyrim për Hapjen e Negociatave. Ai është një gjest simbolik për anëtarësimin, për momentin kur gjërat ndryshojnë vërtetë ndjeshëm. Më pas ngrihet kur vendi merr presidencën 6 – mujore, që këtë herë e ka Republika Çeke. Në 2005 Vaclav Klaus, atëherë President, nuk pranoi ta ngrinte në Kështjellën e Pragës. Në 2013 Milos Zeman e ngriti në Kështjellën – simbol, për të sfumuar politikanin – simbol të luftës për demokraci, për të përcjellë mesazhin se koha e Vaclav Klaus mori fund, se sovraniteti tashmë konceptohet ndryshe.

Në Tiranë, Rama e ngriti flamurin kundër Ramës. Aty nën hijen e pamjaftueshme të Kryeministrisë, me kostumin e ri, premtoi se do jetë ndryshe nga Edi Rama i përpara 19 korrikut. Aty përpara të njëjtës audiencë diplomatike, që masakroi 5 ditë më parë, me thirrjet antiperëndimore dhe me revokimine sovranizmit në favor të amnistisë fiskale, vendosi të stigmatizonte “Xhike Qamilin”, që në fakt nuk ishte sovranist, por dumbabist.

Xhikja ishte eufemizëm për Sali Berishën sot, jo për Edi Ramën e amnistisë fiskale. Bashkë me amnistinë dhe kanabizimin, mbetet i pasqaruar edhe fati i Kryeministrit që u kujtonte ambasadorëve dhe biznesmenëve të huaj se shqiptarët nuk janë “njerëz me bisht”. Ai që doli nga Kryeministria edhe pse me të njëjtin imazh të konfirmuar nga patetizmi dhe zymtësia e fjalimit, premtoi që do ta bënte të harrohej paraardhësin e tij, veten.

Kërkoi falje për gabimet e tij pa e detajuar në ato janë, Ballkani i Hapur, kanabizimi, thellimi i korrupsionit, kapja e institucioneve, blerja e votave në zgjedhjet, falenderoi gjithë ambasadorët dhe ish- ambasadorët, pa përmendur Kryetarët e shteteve anëtare të BE-së, që morën një vendim të paprecedentë, jashtë radhe, pasi seanca e rregullt e 23 qershorit, kur vendimi duhet të merrej, dështoi. Një vendim jashtë radhe që i dedikohej maxhorancës proeuropiane të Maqedonisë së Veriut, e cila, pas votimit, ndihej e kërcënuar nga opozitat radikale të djathta dhe të majta. Një vendim që i dedikohej luftës në Ukrainë dhe vendimit të shpejtë që Ballkani Perëndimor, të mos mbetej më jetim, kur adoptuesit lindorë ishin fare afër. Dhe në vazhdim të kësaj, një vendim kundër Ballkanit të Hapur, që kërcënoi Bashkimin Europian në shtëpinë e tij, me një organizim sovranist me kokën në Serbi dhe zemrën diku në Azi.

Nëse do t’i thoshte të gjitha këto, apo edhe një pjesë të këtyre, nëse do të reflektonte për këto, rishpikja e Edi Ramës nën flamurin Europian do të merrej seriozisht të paktën për disa ditë. Pa këto, ishte vetëm një fjalim i shkruar në një natë vere, kur ëndrrat me sy hapur për të harruar çfarë ka bërë, e dominojnë realitetin e qytetarëve që ikin nga sytë këmbët të pataksur nga keq-qeverisja dhe korrupsioni, e ministrave të burgosur apo të atashuar tek SPAk, të borxhit publik që ka kaluar 100 për qindshin dhe nuk llogaritet dot më. Ishte thjesht një fjalim i shkruar në ëndërr e sipër, duke parë nga Surreli kullat e Tiranës si krenari e babëzisë së shndërrimit të betonit në para. Ishte një ftesë për tu dhënë lamtumirën bëmave të tij, mbështjellë me flamurin e BE.
Sot në mëngjes, kur realiteti rimori dominimin, në oborrin e Kryeministrisë, kishim të njëjtin kryeministër të lodhur, me një administratë që zgjohet vetëm nga oligarkët dhe një grup politik që di vetëm të duartrokasë. Ambasadorët sigurisht po qeshnin./Dosja.al

enton abilekaj edi rama hapja e negociatave

Sondazh

Poll
Editorial 19 Korrik 2022, 12:56 Jeanne Plaumann

Çfarë po ‘gatuajnë’ despotët?

Nga Jeanne Plaumann, BILD Është një takim i lartë i diktatorëve: Presidenti iranian, Ebrahim Raisi pret për bisedime kreun e sh...

Editorial 9 Korrik 2022, 16:25 Ben Blushi

The new islam në Tiranë

Vajzat muslimane THE NEW ISLAM NË TIRANË Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme...

Editorial 7 Korrik 2022, 09:12 Meri Lika

777- Sot unë do të jem në protestë!

Gjithmonë, kam menduar se rastësitë kanë një domethënie, se asgjë nuk ndodh ashtu kot dhe se gjërat gjithmonë e k...

Editorial 29 Qershor 2022, 10:19 Ditmir Bushati

Më shumë siguri!

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet