LIVE UPDATES
Editorial

Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

Mbështetja e Perëndimit për Korridorin Jugor dhe Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) ka qenë prej kohësh një element i rëndësishëm i përpjekjeve të Evropës për diversifikimin e furnizimit me gaz.

4 Korrik 2022, 11:57 Nga Robert F.Ichord, Jr

Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

“Atlantic Council”

Pushtimi ushtarak brutal dhe i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë, ka nxitur ndërmarrjen e veprimeve të shpejta për ta reduktuar varësinë e Evropës nga nafta, gazi, qymyri dhe energjia bërthamore ruse. Ndërprerja e furnizimit me gaz për disa vende evropiane nga ana e Rusisë – në fillim Polonia dhe Bullgaria, e ndjekur nga Finlanda, Holanda dhe Danimarka – dhe reduktimet nga Gazprom të furnizimeve me gaz të Italisë (minus 15 për qind) dhe Gjermanisë (minus 40 për qind përmes Nord Stream), e kanë forcuar emergjencën e largimit nga energjia ruse dhe diversifikimit të furnizimeve për kontinentin.

Mbështetja e Perëndimit për Korridorin Jugor dhe Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) ka qenë prej kohësh një element i rëndësishëm i përpjekjeve të Evropës për diversifikimin e furnizimit me gaz. Edhe pse një konsumator shumë i vogël i gazit natyror rus, Ballkani Perëndimor është një zonë në të cilën Rusia është përpjekur ta kundërshtojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së, si dhe përpjekjet perëndimore për diversifikimin e burimit të importit.

Ndaj, Perëndimi duhet të ketë një qëndrim të fortë dhe mbështetës në këtë krah të rëndësishëm jugor të NATO-s. Pasi edhe gjatë luftës në Ukrainë, Rusia i ka vazhduar përpjekjet e saj për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor duke përdorur aleatët e saj pro-rusë, sidomos në Serbi dhe Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, qeveritë e të cilave nuk i janë bashkuar procesit të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë.

Kompania ruse “Gazprom” vazhdon të eksportojë gaz natyror në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë përmes Bullgarisë. Si pjesë e strategjisë së saj për të anashkaluar Ukrainën, dhe për të ndërprerë përdorimin e Gazsjellësit Trans-Ballkanik përmes Ukrainës dhe Moldavisë, Rusia ndërtoi në bashkëpunim me Turqinë për gazsjellësin me dy linja “Turk Stream”, me njërën nga linjat me kapacitet 15.75 miliardë metër kub në vit që kalon në Bullgari dhe më pas vazhdon në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Hungari.
“Gazprom” nisi dërgimin e gazit përmes “TurkStream” në Bullgari, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë që në fillim të janarit 2020. Edhe Hungaria po importon gaz rus nga Serbia përmes një linje me një kapacitet 8.5 miliardë metër kub në vit.

Serbia është një gur–themeli i interesave strategjike të Rusisë në rajon. Rusia e ka mbështetur Serbinë edhe në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë Serbia ka shtuar importet e pajisjeve ushtarake ruse, përfshirë avionët luftarakë rusë MiG, tanket, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketat ruse, një qasje që po shqetëson gjithnjë e më shumë 6 vendet anëtare të NATO-s, që janë fqinje të Serbisë.

Përpjekjet e Evropës Perëndimore për të reduktuar varësinë nga gazi rus, kanë pasoja të rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor. Së pari, ato e rrisin rëndësinë e gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), që sjell në Evropë gazin azerbajxhanas, nga gazsjellësi TANAP në Turqi, dhe që kalon përmes Greqisë dhe Shqipërisë në Itali, vend që ishte 40 për qind i varur nga gazi rus në vitin 2021, dhe që aktualisht po nxitet të gjejë furnizime alternative pas reduktimeve të furnizimit nga “Gazprom”.

TAP filloi të funksionojë vitin e kaluar, dhe pritet që të operojë në kapacitetin e tij të plotë prej 10 miliardë metra kub në vit gjatë viteve 2022-2023. Zgjerimi i mundshëm i TAP, është diçka që po shqyrtohet aktualisht nga kompania azere SOCAR së bashku me kompani të tjera dhe punimet mund të nisin shumë shpejt.

Një hap i dytë i iniciativës së diversifikimit të furnizimeve me gaz të Evropës Perëndimore, që përfshin përfundimin e IGB (një linje ndërlidhëse Greqi-Bullgari që pritet të nisë nga puna brenda këtij muaji) si dhe ndërtimin në Alexandropoulos deri në vitin 2023 të një terminali të ri për gazin natyror të lëngshëm (LNG) me një kosto prej 378 milionë dollarësh. I lidhur me IGB dhe TAP, ai do të amortizonte efektet e kufizimeve të furnizimeve ruse me gaz ndaj Bullgarisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Së treti, qeveria kroate po zgjeron terminalin e importit të LNG-së në ishullin Krk, një projekt i financuar nga BE. Ky objekt është shumë i rëndësishëm, pasi i lejon Hungarisë të diversifikojë importet e saj të gazit, duke marrë 1 miliardë metra kub gaz në vit. Edhe Sllovenia është e interesuar në reduktimin e varësisë së saj nga gazi rus, ndaj ka interes të furnizohet nga terminali i LNG në Krk.

Konsumi i gazit në Ballkanin Perëndimor aktualisht është rreth 4 miliardë metra kub gaz në vit, kryesisht në sistemet e ngrohjes por edhe në disa industri në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë. Ndonëse 6 vendet e Ballkanit Perëndimor po punojnë për të zgjeruar energjinë e rinovueshme, dhe kanë vendosur objektiva në kuadrin e Komunitetit të Energjisë, ato po ecin paralelisht me zgjerimin apo futjen e linjave të reja të furnizimit me gaz.

Një zhvillim i tillë mund të jetë i dobishëm në përmirësimin e fleksibilitetit të sistemit, duke zëvendësuar qymyrin, dhe duke plotësuar prodhimin sezonal dhe vjetor të hidrocentraleve dhe prodhimin me ndërprerje të centraleve energjetike të diellit dhe të erës.

Për 3 vendet pa lidhje me gazin vendas, Shqipëria po ndërton një pikë dalje jashtë tubacionit TAP pranë kompresorit të Fierit dhe po merr në konsideratë furnizimin me gaz të termocentralit të Vlorës. Mali i Zi mund të jetë në gjendje të marrë gaz nëse vazhdon projekti i tubacionit i gazit Jon-Adriatik (një degë e TAP që do të shtrihej në Mal të Zi dhe në Kroaci).

Gazi do të ishte shumë i dobishëm për të reduktuar varësinë e madhe të Kosovës nga energjia e prodhuar nga termocentralet me qymyr. Në diskutim është edhe ndërtimi i një linje të gazit nga Shqipëria në Kosovë, dhe fizibiliteti për këtë projekt të quajtur ALKOGAP është duke u financuar nga Korniza Ballkanike e Investimeve.

Nga 3 importuesit aktualë të gazit rus, Maqedonia e Veriut ka qenë më e fokusuar në reduktimin gradual të përdorimit të qymyrit, me një objektiv fillestar që është 2027. Me konsumin e gazit dhe kërkesën në rritje të shpejtë, qeveria synon të zgjerojë rrjetin e gazit natyror përtej Shkupit.

Ndaj është planifikuar ndërtimi i një linje të drejtpërdrejtë 160 km me Greqinë. Në Bosnje, një linjë Kroaci-Bosnjë 187 km e gjatë parashikohet të nisë nga puna në vitin 2024. Ajo do të ndihmojë në zgjerimin dhe diversifikimin e furnizimeve me gaz. Serbia është konsumatorja  më e madhe e gazit në Ballkanin Perëndimor, me mbi 2.7 miliardë metra kub konsum vjetor.

Ajo varet kryesisht nga qymyri për energji, dhe përdorimi i gazit është i kufizuar tek disa industri dhe sistemet e ngrohjes qendrore. Në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e qymyrit përmes burimeve të rinovueshme dhe gazit, Serbia nënshkroi në maj një marrëveshje të re 3-vjeçare me “Gazprom”.

Kësisoj, Ballkani Perëndimor, si pjesë e krahut jugor të NATO-s, po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për diversifikimin e furnizimit me gaz të Evropës dhe në shtimin e flukseve dhe opsioneve Jug-Veri. E ardhmja e gazit, do të varet jo pak nga pozicioni kryesor i Greqisë dhe Turqisë në lidhje me rolin e tyre transit, si dhe nga potenciali për të importuar më shumë LNG.

Por të dyja këto vende përballen me një sfidë të madhe në reduktimin e varësisë së tyre të lartë nga gazi rus (përkatësisht 30 dhe 43 për qind të furnizimit me gaz vitin e kaluar), por edhe marrëdhëniet e tensionuara diplomatike midis Ankarasë dhe Athinës. Megjithatë, marrëveshja në samitin e fundit të NATO-s, ku Turqia ra dakord të për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në aleancë, është një shenjë pozitive.

Edhe pse nga lufta në Ukrainë, ka shumë sfida të panumërta ndaj sigurisë evropiane dhe globale, është jetike që Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, t’i kushtojnë një vëmendje konkrete dhe specifike Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesin investimet në projekte të ndryshme për të rritur diversifikimin e furnizimeve me gaz, zhvillimin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe rritjen e integrimit të infrastrukturës rajonale të gazit dhe energjisë elektrike./Bota.al

robert f.ichord lufta ne ukraine ballkani perendimor

Sondazh

Poll
Editorial 29 Qershor 2022, 10:19 Ditmir Bushati

Më shumë siguri!

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të...

Editorial 27 Qershor 2022, 09:14 Margaret MacMillan

Një epokë e re e luftës globale

Foto ilustruese “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dik...

Editorial 21 Qershor 2022, 13:45 Enton Abilekaj

Çfarë i fali Albin Kurti Edi Ramës

Edi Rama, Albin Kurti, Aleksander Vucic, Enton Abilekaj Albin Kurti e përcolli me buzëqeshjen statike, karakteristike për një sforcim s...

Editorial 20 Qershor 2022, 17:53 Jonathan Miller

Makthi i Macron ka përfunduar

Foto ilustruese Nga Jonathan Miller Presidenti francez Emmanuel Macron është poshtëruar nga votuesit, disa javë pasi u rizgjodh nga nj...

Editorial 18 Qershor 2022, 10:34 Ditmir Bushati

Luftë dhe shpresë

Ursula von der Leyen, Volodymyr Zelenskyy dhe Ditmir Bushati “Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektiv&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet