LIVE UPDATES
Editorial

Greqia dje, Ukraina sot. A kërcënohet sërish nga kriza eurozona?

Dikur Mario Dragi mendoi që t’i shpëtonte të gjithë me çfarëdolloj mënyre, duke e hedhur poshtë dogmën e kursimit të Volfgang Shojbles.

28 Qershor 2022, 11:12 Nga Francesco De Palo
Greqia dje, Ukraina sot. A kërcënohet sërish nga kriza eurozona?
Foto ilustruese

Italia, Greqia, Portugalia dhe Spanja, janë në krye të listës së vendeve me borxhin publik më të madh në Evropë. Por inflacioni po dëmton muajt e fundit edhe Gjermaninë. Dhe kjo do të thotë se përtej krizës aktuale (Ukraina), asaj të djeshme (Covid-19) dhe të dikurshme (borxhit grek), Bashkimi Evropian ka një problem infrastrukturor.

Dikur Mario Dragi mendoi që t’i shpëtonte të gjithë me çfarëdolloj mënyre, duke e hedhur poshtë dogmën e kursimit të Volfgang Shojbles. Por për të dalë nga kriza e sotme, mund të mos mjaftojë hyrja në borxhe të reja, përmes blerjes së obligacioneve të Ukrainës apo ato tëBE-së, pasi kriza e ushqimit, energjisë dhe lëndëve të para, po ndikon mbi një peizazh tashmë të dëmtuar rëndë nga dy vite pandemi.

Katër ekonomitë më me borxhe në Evropë janë përballur sipas radhës:me krizën e luftës (tënjëjtën dërgesë armësh drejt Ukrainës plus shpenzime të tjera); me atë ushqimore, ku çmimet po rriteshin në mënyrë progresive, madje edhe para pushtimit të Ukrainës; me krizën energjetike që po prek infrastrukturat e reja si ajo e gazsjellësit EastMed; me ngadalësimin e përgjithshëm të rritjes ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore; dhe së fundmi me perspektivën e normave më të larta të interesit.

Pa harruar edhe ndikimin e përgjithshëm të politikave kineze në investimet evropiane për sot dhe të ardhmen. Lisbona ka nisur një proces, që do ta çojë në uljen brenda 5 viteve tëardhshme të raportit të borxhit kombëtar ndaj PBB-së, nën nivelin e asaj në Francë, Spanjëdhe Belgjikë.

Italia do të qëndrojë me siguri në këtë listë problematike së bashku me Greqinë, dhe me shumë gjasa edhe me Spanjën. Rritja e normave të interesit, do të shtonte vështirësitë për vendet që në zhargonin e ekonomistë kanë nisur të quhen “Piggs” (derrat), mbi të cilat janë fokusuar parashikimet pesimiste të Goldman Sachs, e cila ka llogaritur normën e obligacioneve shtetërore 7-vjeçare, mbi të cilat qëndrueshmëria e borxhit është në rrezik për shtetet e Evropës Jugore.

Në Itali, nismat e ndihmës sociale si “Reddito di Cittadinanza” dhe “Quota 100” e bëjnësituatën edhe më të ndërlikuar, për shkak të emergjencave të reja siç janë shpenzimet e shtuara për energjinë, pasojat e luftës në Ukrainë, si dhe pagesat e papritura për obligacionet e lidhura me inflacionin.

OECD thotë se borxhi italian do të arrijë nivelin 148.3 për qind të PBB-së në vitin 2023. Dhe ajo vëren se “deri në vitin 2025, mund të ketë rreziqe thelbësore që burojnë nga rritja e lartë e normave të interesit”. Deri më tani, hezitimi i Bankës Qendrore Evropiane për të rritur normat e interesit, mund të shpjegohet me faktin se BE-ja është objektivisht më pranë se SHBA-ja me luftën në Ukrainë, pra është më e ekspozuar.

Për më tepër, parashikim i shtimit të barrës financiare për vendet e Evropës Jugore me borxhe të mëdha, si Italia dhe Greqia, mund të ketë pasoja të paimagjinueshme. Kjo është një tezë e mbështetur nga shumë analistë të njohur evropianë dhe amerikanë, e cila po hap një debat tëgjerë mbi një krizë të re në eurozonë.

Kush do të marrë përsipër barrën apo nderin e zgjidhjes së problemit, siç bëri dje MarioDragi, duke sfiduar edhe konservatorët që mbështesnin masat financiare shtërnguese? Nëpërpjekje për të analizuar se kush duhet të jetë më mirë, zbulojmë se të dhënat nuk janë inkurajuese.

Gjatë panairit “Money 20/20” në Amsterdam të Holandës, drejtuesit e 6 kompanive të mëdha financiare globale, ngritën alarmin për përkeqësimin e kushteve të përgjithshme makroekonomike. Një emër i njohur si kompania e pagesave në internet “Stripe”, la të kuptohet se nën dritën e klimës aktuale, ka dyshime nëse mund ta justifikojë vlerësimin vetjak prej 95 miliardë dollarësh në asete.

Edhe kompanitë e tjera të mëdha, janë të pasigurta nëse do të jenë në gjendje të arrijnë qëllimin për t’u listuar në bursë brenda  këtij viti. Është e qartë se rritja e çmimeve do t’i detyrojë konsumatorët të “shtrëngojnë rripin”, pra të mos shpenzojnë si më parë.

Pas 23 vitesh në krye të kompanisë Amazon, drejtori ekzekutiv Dejv Klark u largua nga gjiganti amerikan, duke deklaruar se “ka ardhur koha që unë të ndërtoj sërish”. Por analistët thonë se pas kësaj lëvizje fshihet frika nga një transformim i tregjeve dhe i nevojave të konsumatorëve.

Në fakt, pas një rritje marramendëse për shkak të pandemisë (+ 44 për qind një vit më parë), rritja në 3-mujorin e parë të 2022 ishte vetëm 7 për qind (6 herë më pak se 12 muaj më parë). Në SHBA, ulja e tarifave ndaj Kinës vlerësohet për lehtësimin e inflacionit, siç e pranoi edhe Sekretarja e Thesarit, Xhenet Jellen.

Nga ana tjetër, po bën lajm rënia pas 22 vitesh e aplikimeve për marrjen e kredive në bankëpër blerjen e shtëpive. Banka Botërore ka deklaruar se pandemia dhe pushtimi rus, ka të ngjarë ta çojnë ekonominë globale në një përballje të fortë me çmimet e larta dhe me një rritje ekonomike të vogël. Para së gjithash, koston e kësaj krize do ta paguajnë vendet me sistemet strukturore më të dobëta. / “Formiche.net” – Bota.al

eurozone kriza e eurozones

Sondazh

Poll
Editorial 27 Qershor 2022, 09:14 Margaret MacMillan

Një epokë e re e luftës globale

Foto ilustruese “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dik...

Editorial 21 Qershor 2022, 13:45 Enton Abilekaj

Çfarë i fali Albin Kurti Edi Ramës

Edi Rama, Albin Kurti, Aleksander Vucic, Enton Abilekaj Albin Kurti e përcolli me buzëqeshjen statike, karakteristike për një sforcim s...

Editorial 20 Qershor 2022, 17:53 Jonathan Miller

Makthi i Macron ka përfunduar

Foto ilustruese Nga Jonathan Miller Presidenti francez Emmanuel Macron është poshtëruar nga votuesit, disa javë pasi u rizgjodh nga nj...

Editorial 18 Qershor 2022, 10:34 Ditmir Bushati

Luftë dhe shpresë

Ursula von der Leyen, Volodymyr Zelenskyy dhe Ditmir Bushati “Ukrainasit janë të gatshëm të japin jetën për perspektiv&...

Editorial 11 Qershor 2022, 17:45 Ditmir Bushati

Tri mesazhet e Kancelarit në Ballkan!

Olaf Scholz Mesazhi i parë ka të bëjë me simbolikën, e cila në politikë të jashtme reflekton veprimin politik. P&eu...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet