LIVE UPDATES
Editorial

The new islam në Tiranë

Ky është Islami i Instagramit. Duke e ditur se muslimanët nuk pranojnë se dogma e tyre mund të reformohet, nuk e di a më lejohet të them se ky është The New Islam. Një Islam i Ri. Ai është shumë më i hapur, shumë miqësor, shumë i ciltër dhe me shumë kolorit. Një Islam që do të jetojë mirë dhe të bashkëjtojë edhe më mirë. Ky Islam i Ri sakrifikon për te jetuar më mirë, por jo për të vuajtur më shumë.

9 Korrik 2022, 16:25 Nga Ben Blushi
The new islam në Tiranë
Vajzat muslimane

THE NEW ISLAM NË TIRANË

Jo vetëm përpara 30 vitesh por edhe përpara 5 vitesh kjo foto do ishte e paimagjinueshme në Tiranë.
Kaq shumë vajza dhe gra të mbuluara, Tirana dhe Shqipëria ndoshta nuk ka patur kurrë që kur Mbreti Zog e ndaloi ferexhene me ligj në vitin 1937.

Sot, muslimanët e Shqipërisë gjithnjë e më shumë i veshin vajzat dhe gratë e tyre si një detyrim ndaj Islamit duke e përdorur shaminë si shenjë dalluese. Duket sikur muslimanët dhe sidomos gratë e tyre duan ta shpallin që janë muslimanë në distancë.

Kam folur me shumë nga këto gra dhe të gjitha më thonë se ndjehen më të mbrojtuara nga burrat dhe nga shoqëria, më të lumtuara dhe gjithnjë e më të integruara në komunitetet ku jetojnë duke u mbuluar. Një vajzë 14 vjec me emrin Medina, që po falej sot në sheshin Skënderbej,pasi pranoi ta fotografoja, më tha se është mbuluar vetëm për sot, ditën e Bajramit,por mezi pret qe vitin tjetër të mbulohet përgjithmonë.

Përjetësisht,e pyeta

Përjetësisht,tha Medina duke qeshur.

Me keqardhje nuk vura re asnjë shqetësim, asnjë detyrim dhe asnjë dilemë në fytyrën e saj të pastër. Gjatë këtyre muajve të fundit i kam kërkuar shumë grave muslimane të mbuluara,në moshë, të pozojnë për mua dhe shumica kanë refuzuar,duke vënë dorën mbi fytyrë apo duke u rrudhur nga sikleti.

Islami, tradita dhe burrat nuk ua lejojnë të fotografohen. E kundërta ndodh me vajzat e reja. Ato janë miqësore,pozojnë duke qeshur,llastohen dhe flasin hapur për raportet e tyre me fenë,me shoqërinë dhe me djemtë. Pasi i fotografoj kanë vetëm një kërkesë. Në cfarë adrese instagrami mund ti marr fotot.

Ky është Islami i Instagramit. Duke e ditur se muslimanët nuk pranojnë se dogma e tyre mund të reformohet, nuk e di a më lejohet të them se ky është The New Islam. Një Islam i Ri. Ai është shumë më i hapur, shumë miqësor, shumë i ciltër dhe me shumë kolorit. Një Islam që do të jetojë mirë dhe të bashkëjtojë edhe më mirë. Ky Islam i Ri sakrifikon për te jetuar më mirë, por jo për të vuajtur më shumë.

Për Islamin e Ri, distanca mes njeriut dhe Zotit është më e qartë, më e dukshme dhe më e arritshme. Ky lloj Islami është cetrifugal, vetëkontrollues dhe i lexueshëm por nuk është negativ, mohues, i mbyllur dhe imponues.
Me fjalë të tjera ai rrotullohet pa dyshim rreth Muhamedit dhe Kuranit,por nuk mohon atë që nuk buron nga Muhamedi dhe Kurani.

Ky është një Islam njerëzor, modest dhe estetik që ndjek modën e vet. Shumë nga vajzat që pashë sot në sheshin Skënderbej ishin zbukuruar, kishin lyer buzët, ishin parfumosur, kishin syze dielli, rrinin mbi taka dhe nuk kishin mbuluar trupin detyrimisht.

Falja e Bajramit dukej si një sfilatë mode,një garë mes hixhabëve,shadorëve, nikabëve dhe shumë pak burkave të zeza.
A ka dhe Islami modën e vet? Sigurisht që ka dhe duhet inkurajuar që ta ketë. Disa ditë më parë u futa rastësisht në një dyqan ku qepeshin shami të llojeve të ndryshme dhe aty kuptova ku ndryshon jo vetëm moda, por edhe veshja e grave të mbuluara muslimane.

Është njëlloj si ndryshimi që ka një xhaketë me një pelerinë, një pallto me një xhup apo një jelek me një triko për burrat.
Po përpiqen ti bëj një renditje dhe shpjegim. Burka është mbulim i plotë i fytyrës, flokëve dhe syve.
Nikab është mbulim i flokëve dhe fytyrës por jo i syve. Shador është një veshje e gjatë që rrotullohet rreth kokës dhe pjesës së sipërme të trupit duke lënë të zbuluar vetëm fytyrën.

Hixhab është mbulimi i pjesshëm i flokëve por jo i fytyrës dhe as i syve. Natyrisht që mua më pëlqen ky i fundit, pavarësisht se në sfilatën e sheshit Skënderbej konkurronin në masë hixhabët me shadorët. Të gjithë me ngjyra të celëta që farfurinin në diell.

Ky shënim për kategoritë e veshjeve kufizuese të grave muslimane për mua nuk ka asnjë kuptim, përvec njërit. Stili i jetesës tregon aftësinë dhe mundësinë e komuniteteve të ngurta të izoluara dhe të paragjykuara për tu përshtatur me pjesën tjetër të botës. Islami ka gjetur dhe po gjen mënyrën e vet për tu klimatizuar me të gjithë ne që nuk e njohim, që nuk e besojmë dhe që e paragjykojmë. Në qindra vite shumë njerëz në Perëndim, janë përpjekur të kuptojnë nëse mund të bashkëjetohet me Islamin dhe me doktrinën e tij jomiqësore ndaj feve të tjera dhe sidomos ndaj grave.

Islami dukej si një fe e krijuar për të ndëshkuar gratë dhe qafirët, pra ata që nuk besojnë te Muhamedi apo nuk besojnë sic duhet tek ai. Në kushtet e një Islami mesjetar dhe shumë të izoluar nga bota, deri para disa dekadash,gratë më shumë se qafirët, ishin viktimat e tij më të kollajshme shtëpiake. Ndoshta kjo po ndryshon.

Gratë që pashë sot në shëshin Skënderbej nuk mu dukën të kontrolluara nga burrat apo baballarët e tyre përmes instrumentit të Islamit, por si qenije njerëzore që e kanë zgjedhur Islamin pavarësisht nga dëshira e burrave. Gjithnjë kam pyetur veten pse nuk ka hoxhë apo imam femëror.

Në kushtet kur gratë luajnë futboll dhe bëjnë cdo lloj pune që para 30 vitesh e bënin vetëm burrat,kleri fetar ka mbetur i vetmi profesion i botës, i pafeminizuar.

Ndoshta hapja e shoqërive mund ta ndryshojë edhe Islamin duke e feminizuar dhe duke i dhënë kontroll të barabartë burrave dhe grave në administrimin e përditshëm të Zotit dhe punëve të tij. Nëse kjo ndodh,me siguri edhe vetë Zoti do ndjehej më i përkëdhelur. Sepse jo vetëm ne por edhe Zoti ka nevojë për The New Islam. Për një Islam të Ri.

muslimanet ne shqiperi ben blushi kurban bajrami

Sondazh

Poll
Editorial 7 Korrik 2022, 09:12 Meri Lika

777- Sot unë do të jem në protestë!

Gjithmonë, kam menduar se rastësitë kanë një domethënie, se asgjë nuk ndodh ashtu kot dhe se gjërat gjithmonë e k...

Editorial 29 Qershor 2022, 10:19 Ditmir Bushati

Më shumë siguri!

Me Samitin e NATO-s në Madrid, Aleanca transatlantike po përgatitet për përmirësimin më të madh të kapaciteteve të...

Editorial 27 Qershor 2022, 09:14 Margaret MacMillan

Një epokë e re e luftës globale

Foto ilustruese “Ju mund të mos jeni të interesuar për luftën, por lufta është e interesuar për ju!,"- thoshte dik...

Editorial 21 Qershor 2022, 13:45 Enton Abilekaj

Çfarë i fali Albin Kurti Edi Ramës

Edi Rama, Albin Kurti, Aleksander Vucic, Enton Abilekaj Albin Kurti e përcolli me buzëqeshjen statike, karakteristike për një sforcim s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet