LIVE UPDATES
Editorial

Slava Ukraini dhe “terroristët” pro-Rama dhe anti-Trump në mediat Shqiptare

Në zgjedhjet e fundit në SHBA fitoi Presidenti Trump, i cili në platformën e tij elektorale kishte mbylljen e konflikteve në botë, konflikte që shkatërronin jetët e njerëzve dhe vazhdimësia e tyre mund të përfshinte botën në një luftë të re botërore. Këto propozime nuk ishin pjesë të axhendave të fshehta apo përkrahje për Rusinë. Ato u aprovuan nga populli amerikan me një votë plebishitare për të arritur paqen.

2 Mars 2025, 18:01 Nga Agim Nesho
Slava Ukraini dhe “terroristët” pro-Rama dhe anti-Trump në
Agim Nesho

SHBA- Ukraina sot është simbol i një vendi që lufton për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të tij, i sulmuar nga një fuqi ekspansioniste si Rusia, e cila kërkon shtrirjen e influencës së saj në Europë. Populli ukrainas janë heronjtë që po mbrojnë lirinë dhe të ardhmen e tyre me sakrifica të jashtëzakonshme. Mbi 1.5 milion njerëz janë vrarë dhe plagosur në këtë luftë të pabarabartë dhe mizore, ku Perëndimi dhe Europa deri tani i ka përkrahur në qëndresën e tyre, por nuk ka arritur ti ndihmojë për të fituar këtë luftë. Ndihma europiane dhe perëndimore ka qenë proporcionale me frikën që kanë pasur për të mos provokuar Rusinë, për të mos nxitur një luftë bërthamore në botë. Për shumë nga vendet europiane, Ukraina është parë si beteja që po ndalon Rusinë në ekspansionin e saj ndaj Europës dhe po mundëson mbrojtjen e hegjemonisë Perëndimore në Europë. Në vend që ta ndalojnë këtë luftë dhe të shpëtojnë jetët e njerëzve të pafajshëm, Europa ka parapëlqyer sakrificën e Ukrainës për të mbrojtur vetveten. Gjatë 3 viteve të konfliktit ajo ka dhënë armatime me kondita për ti përdorur, armatime dhe tanke jo të teknologjisë së fundit dhe aeroplanë të gjeneratave të shkuara. Europa nuk ka pasur guximin ta pranojë menjëherë Ukrainën në BE, duke u justifikuar me proceset burokratike, pa i dhënë mundësi ukrainasve të kishin mbrojtjen e një shteti Europian.

Në zgjedhjet e fundit në SHBA fitoi Presidenti Trump, i cili në platformën e tij elektorale kishte mbylljen e konflikteve në botë, konflikte që shkatërronin jetët e njerëzve dhe vazhdimësia e tyre mund të përfshinte botën në një luftë të re botërore. Këto propozime nuk ishin pjesë të axhendave të fshehta apo përkrahje për Rusinë. Ato u aprovuan nga populli amerikan me një votë plebishitare për të arritur paqen.

Konflikti që po shihet sot midis Europës dhe SHBA-së nuk është dhe nuk mund të jetë Ukraina për qëndrimet e tyre. Kur Administrata Obama mbylli sytë për pushtimin e Krimesë nga Rusia dhe aneksimin e saj në 2015, apo kur Gjermania i jepte ndihmë Ukrainës 6 mijë helmeta, Presidenti Trump urdhëroi Pentagonin të dërgonte raketat anti-tank Javelin, të cilat bënë të mundur ndryshimin e raporteve në frontin e luftës në favor të Ukrainës duke shkatërruar gjithë armatën e tankeve ruse. Europa është e shqetësuar nga pozicioni i Administratës Trump ndaj marrëdhënieve midis aleatëve, vendosja e tarifave reciproke, kërkesa e Trump se Europa duhet të bëhet e vetëdijshme për të shpenzuar për mbrojtjen e saj dhe duhet të armatoset apo në nevojën që ka Europa brenda vetes të rikthejë vlerat perëndimore, etj. etj. Në këtë marrëdhënie të re Europë-SHBA, Europa përdor cështjen e Ukrainës, ku mendon se mund të marrë mbështetjen e opinionit publik dhe të fitojë kohë me patriotizmin e saj për tu riorganizuar.

Një situatë në dukje e ngjashme por aspak e krahasueshme po ndodh me Shqipërinë. Regjimi i korruptuar i Tiranës bëri cdo gjë për të blerë përkrahje dhe për të korruptuar këtë administratë amerikane, ashtu sic bëri edhe me McGonigal dhe me A. Soros për të patur përkrahjen e Blinken dhe administratës së shkuar: Dha prona dhe pasuri të shqiptarëve për të shpëtuar pushtetin e tij të krimbur nga korrupsioni. Por, për Administratën Trump regjimi i Tiranës është i papranueshëm dhe Edi Rama një kukull e Soros me axhenda të fshehta bashkëpunimi, që ka shkatërruar vlerat perëndimore dhe arreston liderin e opozitës (J. D. Vance në Munich).

Komisioni i Kongresit Amerikan, ku Shqipëria dhe Edi Rama përmenden me emër për këtë veprimtari dhe atentat kundër demokracisë, zyrtarizoi qëndrimin amerikan dhe i bën të pashpresa përpjekjet e Edi Ramës për të marrë influencë në Washington. Për më tepër, kjo gjë pengon edhe gjithë inisiativat diabolike të tij për ti rregulluar marrëdhëniet me SHBA-në nëpërmjet sheikëve arabë, apo shërbimeve të cmuara që i ka ofruar Melonit, izraelitëve, apo të tjerëve që mund ti dalin rrugës.

Rama sot po afrohet me europianët për Ukrainën, sigurisht jo hapur, duke u bërë edhe qesharak në OKB dhe mbështetur e votuar 2 rezoluta të kundërta. Por si kameleon, ai ka hedhur në betejë kamikazët dhe “terroristët” e shtypit të tij për të sulmuar opozitën Shqiptare “se mezi ka pritur të bashkohet me Rusinë” për qëndrimet e saj në parim për të mbrojtur Presidentin Trump dhe planin e tij të paqes. Për terroristët e shtypit pro Ramës, që për gazetarin e mirënjohur Y.R. “shkatërrojnë cdo gjë ku vënë dorë dhe justifikojnë të pajustifikueshmen”, ky është një shërbim që i bëjnë Ramës për të goditur personalitetin e Presidentit Trump dhe për të relativizuar përkrahjen e kësaj administrate për opozitën si alternativa për të ardhmen. Ata janë bërë aq qesharakë kur kanë shkruar se SHBA do të bëhet e pabesueshme dhe pa influencë në Shqipërisë, në qoftë se i heq non-gratën liderit të opozitës Shqiptare.

Rama po përjeton fundin e projektit të tij politik duke i sakrifikuar të gjithë “përkrahësit” e tij sikur të ishin mercenarë. Ai po sakrifikon gazetarët kamikazë që i kanë justifikuar korrupsionin galopant dhe shpërdorimin e pronave publike apo kanë devijuar me cështje dytësore fokusimin e opinionit publik në cështje të funksionimit të shtetit ligjor, kapjen e politikës nga krimi apo shkatërrimin e demokracisë. Ai po kërcënon drejtësinë  e krijuar prej tij dhe e komanduar prej tij që në kushtet e reja politike të mos marrë asnjë veprim ndaj veprave të tij korruptive tashmë të evidentuara me fakte; Rama po vret të gjithë bashkëpunëtorët e tij, si Haxhi Qamili, për të mos patur dëshmitarë në ngrënien e përbashkët të dardhave dhe mollëve të pasurisë popullore; ai po përdor edhe Presidentin e Republikës për të hequr anëtarë të Gjykatës Kushtetuese me integritet që kanë dhënë vendime në respekt të ligjit dhe Kushtetutës për të kapur e siguruar edhe këtë institucion.

Rama ka arritur shumë gjëra duke e shtypur popullin Shqiptar në dinjitetin e tij, duke e lënë gjysmën e popullsisë në mjerim dhe varfëri për të mos ngritur zërin; të mos ngrihej në mbrojtje të të drejtave të tij duke larguar mbi 1 milion shqiptarë, duke dhuruar pasuritë e këtij vendit me sheikë, oligarkë apo miq të tij për ti hequr perspektivën për të ardhmen. 

Kur kujtoi që arriti cdo gjë dhe u bë mbret i Shqipërisë, fundi i tij politik po vjen nga vendi më i lirë dhe demokratik në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i ka përdorur deri tani si mjet për të sulmuar opozitën. Atëherë kur mendoi se ishte i paprekshëm dhe lider global, sic e ka pagëzuar Vuçiç, harroi që lavdinë ta jep populli yt, dedikimi për vendin tënd.

Prandaj edhe sulmet “moraliste” kundër Trump dhe në favor të Ukrainës nuk mund të të shpëtojnë në narko-shtetin tënd, kur dhe bandoregjimi shkërmoqet nga frika e më të fortit.

zelenskyy trump ukraina agim nesho

Sondazh

Poll
Editorial 25 Shkurt 2025, 13:15 Ditmir Bushati

E djeshmja nuk është më

Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se trashëgimia e mandatit të tij të parë nuk mund t&eu...

Editorial 25 Shkurt 2025, 07:09 Fatos Lubonja

Pse s’besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Fatos Lubonja TIRANË- Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi...

Editorial 5 Shkurt 2025, 19:13 Meri Lika

Edi Rama, për mua, është e shkuara

meri lika TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqip...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet