LIVE UPDATES
Editorial

E djeshmja nuk është më

Shkalla e ndryshimit strategjik të SHBA-ve është më e dukshme në qasjen e tyre ndaj aleatëve europianë. Qëndrimet e mbajtura nga Zëvendës Presidenti Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih alarmuan shumicën e udhëheqësve europianë dhe thelluan ndarjet politike brenda BE-së. Megjithëse forumi më i lartë i sigurisë, në fjalimin e Vance nuk kishte asnjë fjalë për kërcënimet e jashtme të sigurisë me të cilat përballet bashkësia euro-atlantike. Fjalimi i Vance përmbante disa të vërteta të hidhura në lidhje me vlerat dhe parimet e përbashkëta që rregullojnë bashkëjetesën demokratike, një pjesë e të cilave, për fat të keq, më shumë predikohen sesa praktikohen.

25 Shkurt 2025, 13:15 Nga Ditmir Bushati

E djeshmja nuk është më

Ditët e para në detyrë të Presidentit Trump dëshmojnë se trashëgimia e mandatit të tij të parë nuk mund të shërbejë domosdoshmërisht si udhërrëfyes për katër vitet e ardhshme. Rikthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë është konfirmim i një botëkuptimi të ndryshëm për rendin ndërkombëtar nga ai që jemi mësuar që prej rënies së Murit të Berlinit.

Të dallueshëm në vlera

Shkalla e ndryshimit strategjik të SHBA-ve është më e dukshme në qasjen e tyre ndaj aleatëve europianë. Qëndrimet e mbajtura nga Zëvendës Presidenti Vance në Konferencën e Sigurisë në Mynih alarmuan shumicën e udhëheqësve europianë dhe thelluan ndarjet politike brenda BE-së. Megjithëse forumi më i lartë i sigurisë, në fjalimin e Vance nuk kishte asnjë fjalë për kërcënimet e jashtme të sigurisë me të cilat përballet bashkësia euro-atlantike. Fjalimi i Vance përmbante disa të vërteta të hidhura në lidhje me vlerat dhe parimet e përbashkëta që rregullojnë bashkëjetesën demokratike, një pjesë e të cilave, për fat të keq, më shumë predikohen sesa praktikohen.

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, liberalët u bënë kampionë të promovimit të demokracisë dhe lirisë. Ndërsa tani vendet janë këmbyer. Janë konservatorët që po u mëshojnë vlerave dhe parimeve të demokracisë. Ata mendojnë se këto vlera janë vënë në rrezik si pasojë e hipokrizisë apo kufizimeve të aplikuara nga liberalët. Në këtë pikë mesazhi nga Vance ishte kumbues: SHBA-të nuk janë më në një linjë me Europën për vlerat që i konsiderojnë thelbësore në një sistem demokratik.

Është e qartë se ekipi kryesor i Presidentit Trump e sheh Europën më shumë si një cikël zgjedhor eksperimental pas suksesit të tyre në SHBA, sesa një partnere politike, ekonomike apo ushtarake. Çka do të thotë se spektri politik i pas disa viteve në Europë mund të jetë krejt i ndryshëm nga ai që jemi mësuar deri tani, si pasojë e ndikimit amerikan. Fuqizimi i partive të frontit të djathtë në Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar përbën përparësi për rrethin e ngushtë të Presidentit Trump.

Administrata Trump e konsideron Azinë si skenën qendrore. Ndërsa Europa nuk ka më të njëjtën rëndësi, qoftë strategjikisht apo kulturalisht. Kjo do të jetë një sfidë themelore për europianët të cilët, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe rënia e Murit të Berlinit, e kanë konsideruar marrëdhënien e tyre me SHBA-të, si një marrëdhënie të bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, me fokus në sigurinë kolektive, sundimin e së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe një sistem transparent dhe shumëpalësh të tregtisë së lirë.
Për Trump, një rikalibrim i përparësive amerikane anembanë botës është i vonuar. Si superfuqia e vetme ushtarake në botë SHBA-të duhet të përballojnë sfida në tri fronte: në Europë, në Lindjen e Mesme dhe në Azi.

Mirëpo realitetet ekonomike dhe ushtarake kërkojnë një zhvendosje të konsiderueshme të burimeve larg Europës. Administrata Trump vlerëson në mënyrë të ngjashme çrregullimet e tregtisë globale, pavarësisht origjinës së tyre, mungesën e politikës industriale që lejoi zbrazjen e shtresave punëtore dhe të mesme, sikundër politikën në fushën e teknologjisë që do të ndikojë në balancën gjeopolitike për dekadat e ardhshme.

Në këtë kontekst shtrohet pyetja: çfarë janë të përgatitur të bëjnë europianët? Presidentja e Komisionit Europian, e cila në Davos foli për pasojat e epokës së “garës së egër gjeostrategjike”, në Mynih pranoi “krizën në marrëdhëniet euro-atlantike”. Për shkak të kësaj situate të re, e cila do të ketë pasoja jo vetëm politike, fuqia ekonomike e Europës merr përparësi strategjike, krahasuar me përparësitë e deridjeshme, që kishin të bënin me zbatimin e agjendës së gjelbër. Raportet e ish kryeministrit italian Draghi për konkurrueshmërinë dhe ish kryeministrit italian Letta për tregun e brendshëm paraqesin një hartë rruge për fuqizimin e Europës në përballjen me këtë realitet të ri.

Në tryezë apo në meny?

Pozicioni i përbashkët i aleancës së NATO-s "asnjë marrëveshje për Ukrainën pa ukrainasit në tryezë", mori një goditje të fortë teksa SHBA-të dhe Rusia rivendosën urat e komunikimit në nivelin presidencial dhe u ulën në tryezën e bisedimeve të nivelit të lartë në Riad. As ukrainaist dhe as europianët nuk ishin pjesë e kësaj tryeze por e menysë.

Duhet kujtuar se samiti i parë i Trump me Putin në Helsinki në vitin 2018 shkaktoi valë tronditëse në Europë, pasi dukej një takim shpërfillës ndaj shqetësimeve europiane të sigurisë. Megjithatë, nuk pati shumë ndikim në drejtimin e përgjithshëm të politikës së SHBA-ve, e cila vijoi të ishte e ashpër ndaj Rusisë.

Ia vlen të kujtojmë gjithashtu strategjinë që përdori Presidenti Trump kur u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut. Ai arriti një marrëveshje me të duke pezulluar stërvitjet ushtarake amerikane me Korenë e Jugut, në këmbim të një pezullimi të testeve të raketave koreano-veriore. Pavarësisht alarmit që shkaktoi te aleati tradicional, Trump korri një sukses të rëndësishëm diplomatik me Korenë e Veriut. Kështu që gatishmëria e Trump për të negociuar drejtpërdrejt me Putin, pa europianët në tryezë, nuk është një praktikë e panjohur.
Mirëpo ulja në tryezë me Rusinë paraqet një ndryshim të pozicionit amerikan, nga mbështetës të Ukrainës në ndërmjetës midis saj dhe Rusisë. Që prej agresionit rus në Ukrainë, amerikanët dhe europianët kanë bashkërenduar mbështetjen për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë dhe përgatitjet për rindërtimin e Ukrainës.

Artikulimi në publik nga zyrtarët e lartë të administratës Trump se ‘rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014 dhe anëtarësimi në NATO janë opsione jo realiste’, shkaktoi jo pak nervozizëm tek europianët. Rasti i Ukrainës tregon se siguria e NATO-s dhe ajo e Europës nuk janë më një dhe e njëjta gjë. Nga sfidat me të cilat përballet Europa, siguria është më e ngutshme. Përfundimi i agresionit rus në Ukrainë është një objektiv i dëshirueshëm. Por mënyra se si mund të arrihet ky objektiv do të jetë përcaktues për sigurinë europiane. Ndërsa Ukraina përfaqëson sfidën e menjëhershme, sigurimi i sovranitetit europian është një projekt shumë më kompleks dhe afatgjatë. Europianët duhet të rimendojnë sistematikisht qasjen e tyre ndaj sigurisë.

Nëse do të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, zbatimi i saj do të bjerë kryesisht mbi shpatullat e europianëve, pasi SHBA-të kanë bërë të qartë se do të reduktojnë angazhimin e tyre në Europë. Ndaj europianëve do t’u duhet të gjejnë një ekuilibër midis zbatimit të paqes në Ukrainë dhe ruajtjes së kapacitetit për të mbrojtur territoret e tjera në kufi me Rusinë. Në planin afatgjatë, europianët do të jenë në gjendje më të mirë nëse Ukraina, në një mënyrë a tjetër, bëhet pjesë integrale e mbrojtjes europiane.

Fituesit dhe humbësit

Është ende herët për të thënë se cilët do të jenë fituesit dhe humbësit e vërtetë nga kjo situatë. Megjithatë, nuk ka dyshim se e djeshmja nuk mund të rikthehet më. Pozita gjeopolitike e Europës është zvogëluar ndjeshëm. Mënyra e vetme për ta rivendosur atë është shqyrtimi i opsioneve të pamendueshme deri dje. Një nga rregullat themelore të gjeopolitikës është planifikimi i skenarëve më të këqij. Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, thuajse i gjithë mendimi strategjik europian bazohej në skenarin më të mirë, sipas të cilit, SHBA-të do të vijonin të jepnin të njëjtin kontribut për sigurinë europiane. Tani mund të thuhet se siguria e Europës nuk është më një shërbim i ofruar nga SHBA-të. Megjithatë, siguria europiane nuk është e papajtueshme me bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të.

Dymijë vjet gjeopolitikë na kanë mësuar se fuqitë e mëdha vendosin në plan të parë interesat e tyre dhe, nëse është e nevojshme, sakrifikojnë interesat e aleatëve të tyre. Presidenti Trump po sillet si një aktor gjeopolitik duke vënë në plan të parë atë që e konsideron si interesin amerikan. Pak a shumë pozicioni i tij është se amerikanët kujdesen vetëm për interesat amerikane dhe se të tjerët duhet të kujdesen vetëm për veten e tyre. Europa nuk ka zgjedhje tjetër veçse të përgjigjet me të njëjtën monedhë, duke punuar me vendosmëri për mbrojtjen e interesit të saj.

Fuqizimi i pozitës gjeopolitike të Europës fillon me ushtrimin dhe zgjerimin e përgjegjësive të saj për sigurinë e kontinentit. Europianët duhet ta shfrytëzojnë këtë periudhë për të ndërtuar kapacitetet industriale mbrojtëse, duke krijuar njëkohësisht vende pune të sigurta. Duke i dhënë vetes mjetet e sovranitetit dhe duke u bërë aleatë më të dobishëm për SHBA-të. SHBA-të dhe Europa kanë pronësi të përbashkët, edhe pse në mënyrë të pabarabartë, të udhëheqjes botërore. E djeshma nuk është më. Ndaj është koha që SHBA-të dhe BE-ja të formulojnë një marrëveshje të re bashkëpunimi për dekadat që vijnë.

*Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”

ditmir bushati

Sondazh

Poll
Editorial 25 Shkurt 2025, 07:09 Fatos Lubonja

Pse s’besoj tek SPAK edhe pas Veliajt

Fatos Lubonja TIRANË- Deri ditën e arrestimit të Veliajt dhe të reagimit të parë të Ramës ndaj këtij arrestimi...

Editorial 5 Shkurt 2025, 19:13 Meri Lika

Edi Rama, për mua, është e shkuara

meri lika TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqip...

Editorial 28 Janar 2025, 14:50 Ermal Mulosmani

Nënshtrimi ndaj së keqes

Ermal Mulosmani TIRANA- Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet