LIVE UPDATES
Editorial

Moraliteti i një kryeministri që kërkon të shpëtojë lëkurën e tij

Këta përkrahës të përhershëm, që edhe retorikën e Ramës për kazan, kusi, timon apo tallava eksituese pa ide dhe vizion e kanë duartrokitur si një perfeksion të marrëdhënieve me publikun; kur lëvizjet e Ramës pro projekteve serbo-ruse të ndryshimit të kufijve i kanë quajtur si “mundësi të jashtëzakonshme për një komb që mund të vijnë një herë në 50 vjet”, kërkojnë të ngrenë vlerat munguara të një “burrështetasi” që nuk vepron me pragmatizëm apo me strategji të përcaktuar nga të tjerët në politikën e jashtme, por qëndron në moralin e cështjes dhe mbron vlerat e vërteta.

23 Shkurt 2025, 14:02 Nga Agim Nesho
Moraliteti i një kryeministri që kërkon të
Agim Nesho

TIRANË- Biseda e Ramës me Zelenskin po shitet nga spin-doktorët e Ramës si një qëndrim parimor i një udhëheqësi të madh që nuk bën lëshime në parime. Këta përkrahës të përhershëm, që edhe retorikën e Ramës për kazan, kusi, timon apo tallava eksituese pa ide dhe vizion e kanë duartrokitur si një perfeksion të marrëdhënieve me publikun; kur lëvizjet e Ramës pro projekteve serbo-ruse të ndryshimit të kufijve i kanë quajtur si “mundësi të jashtëzakonshme për një komb që mund të vijnë një herë në 50 vjet”, kërkojnë të ngrenë vlerat munguara të një “burrështetasi” që nuk vepron me pragmatizëm apo me strategji të përcaktuar nga të tjerët në politikën e jashtme, por qëndron në moralin e cështjes dhe mbron vlerat e vërteta.

Por a është Rama një lider që mbron moralin në veprimet e tij dhe i bën “krenarë” njerëzit që i shërbejnë pa kushte?

Rama ishte i pari kryeministër në Shqipëri që shkatërroi konsesusin në politikën e jashtme Shqiptare për një linjë Euro-Atlantike të mirëpërcaktuar duke zgjedhur linjën prioritare me Erdoganin dhe kopjuar doktrinën e politikës së tij të jashtme “zero probleme me fqinjët”, si politikë zyrtare të Shqipërisë duke rrezikuar dhe vonuar integrimin Europian të vendit; Rama mbështeti rezolutën e vendeve islamike për Palestinën se ja kërkoi Erdogani, duke dalë jashtë linjave të ekuilibrave Europiano-Amerikane. Më vonë heshti për vuajtjet e palestinezëve në Rripin e Gazës, se i duhej ndihma e liderëve të Izraelit për të bërë lidhje me administratën Amerikane. Ai ishte i pari lider Shqiptar që shkeli Kushtetutën dhe la juridiksionin e tokave Shqiptare për tu bërë burgje të emigrantëve për kapital personal; Rama ishte i pari Shqiptar në kohët moderne që shiti interesat e Kosovës dhe u lidh me Vucic, duke justifikuar tezat nacionaliste serbe se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt” dhe pranon në heshtje që Kosova është një konflikt i ngrirë që kërkon zgjidhje. Ai ishte i pari kryeministër Shqiptar që u përpoq ti mundësojë Serbisë rritjen e dominimit të saj në Ballkan nëpërmjet projektit famëkeq të Ballkanit të Hapur.

Pra, moraliteti për një amoral politik është vetëm justifikim për të mbuluar veprimet e tij. Etika dhe morali në politikën e jashtme nuk mund të përdoret si propagandë. Ajo nuk përdoret vetëm kur preken interesat e ngushta të individit.

Por pse Rama sot po shet kartën morale me Ukrainën? A nuk ishte ai njeriu që neglizhoi kërkesat e presidentit Zelenski për të mos hapur kufijtë për turistët rusë, se midis tyre do të vinë edhe vrasësit e fëmijëve në Ukrainë? A nuk ishte ai që nuk pranonte kërkesat ukrainase që anijet ruse me gaz dhe naftë të mos shkarkoheshin në portet Shqiptare? A nuk ishte Rama i vetmi lider në Europë që justifikoi Serbinë që nuk pranonte vënien e sanksioneve kundër Rusisë?

Përgjigja e pyetjeve është mëse e qartë. Rama sot shikohet nga administrata e re Amerikane si një njeri që ka shërbyer si kukull e Soros, që ka kapur shtetin dhe ka vënë drejtësinë në funksion të pushtetit të tij, arreston liderin e opozitës për të lënë vendin pa alternativë (fjala e zv. Presidentit Vance ne Munih).

Mosarritja pas shumë përpjekjeve për të blerë influencë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si me dhënien e tokave Shqiptare ashtu edhe për të gjetur McGonigalë të rinj, Rama ndjen se dimri i vetmisë së madhe ka ardhur për të. Prandaj, i pashpresë, ai po përpiqet të afrohet me europianët duke mbrojtur cështje parimore dhe të shprehë moralin e munguar, që për të ka qënë një shprehje pa kuptim në të shkuarën. Ai sot ka dalë hapur kundër inisiativave për paqe të presidentit Trump, për ta projektuar veten e tij si një viktimë e qëndrimeve morale dhe për të kërkuar shpëtim nga Europa, e cila më shumë se parimore dhe moraliste, kërkon të mbrojë të ardhmen e saj.

Tani që Ramës po i fiket qiriri, duhet ta kuptojë që njeriu që e ktheu Shqipërinë në platformë droge në Europë, që hapi derën e mafias dhe pastrimit të parave, që bashkëqeveris me krimin dhe mirëpret vizitat e Sinaloas, nuk mund të gjejë shpëtim nga mbrojtja morale e cështjeve. Morali ka kohë që ka vdekur me sundimin e tij amoral kundër Shqipërisë dhe kombit Shqiptar.

agmin nesho edi rama volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll
Editorial 5 Shkurt 2025, 19:13 Meri Lika

Edi Rama, për mua, është e shkuara

meri lika TIRANË- Fiton apo nuk fiton Partia Demokratike, unë mendoj se tashmë Edi Rama duhet të jetë e shkuara. E ardhmja e Shqip...

Editorial 28 Janar 2025, 14:50 Ermal Mulosmani

Nënshtrimi ndaj së keqes

Ermal Mulosmani TIRANA- Ajo që më habit më së shumti nga intervistat e Ahmetajt, është tallja e njerëzve me to, relativi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet