LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“4 milionë eurot e dhëna për koncertin e Kanye West ishin investim për Shqipërinë” Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West i cili u zhvillua ditën e djeshme, në Tiranë. • Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ai shprehet se ngjarja u bë motiv i një ndasie shumë e egër, ku një grup njerëzish u lëshua kundër tij. • Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”. • Në lidhje me këtë, ai tha se ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. • Rama tha se eventi krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave. • Kryeministri deklaroi se 4 milionë eurot e dhëna nga qeveria për të mbështetur koncertin, ishin investim për Shqipërinë. • Sipas tij, ato ishin investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë. • Kreu i qeverisë u ndal edhe tek protesta, për të cilat tha se e ka bërë dallimin mes protestuesve paqësore dhe atyre që ai i quan “korba dhe sorra”. • Ai shtoi se nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë dhe qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, sepse duan një mjedis më të mbrojtur. • Në lidhje me këtë, Rama tha se është mbledhur një grup i cili po mban çdo shënim të problematikave të tyre.

4 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“4 milionë eurot e dhëna për koncertin e Kanye West ishin
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli edhe për protestat masive që kanë përfshirë vendin prej 43 ditësh, përmes së cilave është kërkuar dorëheqja e tij nga qeveria. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se e ka bërë dallimin mes protestuesve paqësore dhe atyre që ai i quan “korba dhe sorra”.

Ai shton se nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë dhe qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, sepse duan një mjedis më të mbrojtur. Në lidhje me këtë ai tha se është mbledhur një grup i cili po mban çdo shënim të problematikave të tyre.

“Angazhohen tufa sorrash dhe laraskash se po më akuzojnë mua se po sulmoj popullin që paska dalë në shesh, se po shaj rininë që qenka zgjuar e me radhë. Absolutisht, jo. Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës. Nuk kam paragjykuar ata qytetarë që dolën të protestojnë paqësisht, se duan një mjedis më të mbrojtur. Nuk mund t’i paragjykoj njerëzit që duan shtet më të drejtë në tërësinë e vet. Shoqëria kërkon gjithmonë e më shumë. Po dëgjojmë me shumë vëmendje, një grup i mbledhur enkas po mban çdo shënim. Hap pas hapi, do t’i komunikojmë me njerëz të zakonshëm e të ndershëm të këtij vendi”, theksoi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

“4 milionë eurot e dhëna për koncertin e Kanye West ishin
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama deklaroi se 4 milionë eurot e dhënë nga qeveria për të mbështetur koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West në Tiranë, ishin investim për Shqipërinë. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte, por duke i bërë ato.

Më tej ai shton se nuk ka varfëri shumë më të madhe, sesa mungesa e të ardhurave të mjaftueshme dhe varfëria e asipratave. Sipas tij, 4 milionë eurot ishin investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë.

Rama thekson se 4 milionë euro nuk do kishin dalë, por të mos ishin bërë kërcënime, ku një pakicë njerëzish mendon se e mund të imponojë qeverinë e sipërmarrjet, që nuk mendojnë si ata.

“Shqipëria e sotme, duhet të pyesë, sa vlerë krijohet nga ky investim. Mos harroni, ka një varfëri shumë më të madhe, sesa mungesa e të ardhurave të mjaftueshme, varfëria e asipratave. Varfëria nun luftohet duke mos bërë koncerte, por edhe duke bërë koncerte. Mirëqënia rritet duke krijuar vlerë, duke tërhequr kapital, ide, njerëz. Pensionet nuk paguhen nga epsimizmi, spitalet nuk ndërtohen nga refuzimi i çdo nismë të madhe. Mirëqënia lind nga guximi për të parë më larg, për të synuar më lart, duke krijuar më shumë vlerë.

Edhe dy fjalë për 4 milionë eurot. Hedhin papushim helm, nga pensionistët deri tek më të rinjtë, duhet të ekspozohen se ato 4 milionë euro ishin investim në minutën e fundit, për të shpëtuar investimin për Shqipërinë. Investim për të mos hapur një plagë mosbesimi ndaj një Shqipërie, ku i kanë sytë të gjithë. Ato 4 milionë euro nuk do kishin dalë, por të mos ishin bërë kërcënime, shantazhe, histeria e dhunshme e rrjeteve sociale, ku një pakicë njerëzish mendon se e mund të imponojë qeverinë, sipërmarrjeve, që nuk mendojnë si ata. Populli flet me votë. Janë aventurierë të kapur”, theksoi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë”/ Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave(VIDEO)

“4 milionë eurot e dhëna për koncertin e Kanye West ishin
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama duke folur për koncertin e Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë ditën e djeshme, tha se një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Përmes një video të postuar në rrejetin social Facebook, Rama u shpreh se eventi krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave.

Sipas tij, një koncert nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur, por lë  para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve dhe sipërmarrjeve të trasporti. Rama theksoi se ky koncert i tregon botës se ky vend edhe kur ka protesta, ka mikpritje dhe ka siguri.

“Pyetja më e rëndësishme, nuk është thjesht sa kushton, por edhe sa vlerë krijon. Një shpenzim mbaron në çastin që bëhet, një investim vazhdon të prodhojë vlerë edhe pasi është bërë. Një koncert madhështor nuk lë pas vetëm një kujtesë të bukur lë para në arkat e hoteleve, restoranteve, kafeneve, sipërmarrjeve të trasportit, sigurisë dhe patjetër të atyre që bëhen pjesë. Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave, dhe miliona sy të drejtuara nga Shqipëria. I tregon botës se ky vend, edhe kur ka protesta, ka mikpritje, ka siguri. Një vend i lirë, demokratik, ku nuk ke asnjë ndrojë të vish, të pushosh, edhe të investosh”, theksoi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Koncerti i Kanye West në Tiranë/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm(VIDEO)

“4 milionë eurot e dhëna për koncertin e Kanye West ishin
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West i cili u zhvillua në Tiranë. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, ai shprehet se ngjarja u bë një motiv ndasie shumë i egër, ku një grup njerëzish u lëshua kundër tij. 

Kryeministri theksoi se ka dëgjuar refrene si “populli s’ka bukë” dhe “varfëria është në kulm”. Në lidhje me këtë, ai tha se ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend.

“Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Kjo qasje duket sikur ha debat. Ky është keqkuptim themelor mbi mënyrën si zhvillohet një vend. Zhvillimi nuk është bukë me madhësi fikse”, theksoi ai./Dosja.al

 

Sondazh

Poll

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje