LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Sot seancë plenare/ Vlerësimi i institucioneve të pavarura për vitin 2025 në fokus, Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore, opozita bojkoton

• Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar raportet vjetore të veprimtarisë së një sërë institucionesh të pavarura dhe autoritetesh rregullatore për vitin 2025. • Rendi i ditës përqendrohet në shqyrtimin dhe miratimin e një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të institucioneve të pavarura, përfshirë Bankën e Shqipërisë, KQZ-në dhe ILDKPKI-në .• Mësohet se, para nisjes së seancës, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. • Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave • Seanca nisi në orën 10:00, në mungesë të opozitës, e cila ka bojkotuar pjesëmarrjen në sallë.

4 artikuj për këtë temë.

58 MINUTA ME PARE

"Me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera"/ Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Sot seancë plenare/ Vlerësimi i institucioneve të pavarura
Erald Kapri

“Kthehem në sallë pas 20 ditësh përjashtim, që nuk e kërkoj pse u përjashtova. Më e rënda është që Kuvendi, me dhunën e kartonëve të kuq, ka përjashtuar edhe Shehajn për 30 ditë të tjera. Në total, kreu i një partie politike ka munguar 3 muaj, pra 1/3 e kohës. Nëse mendoni se ky është parlamentarizëm, është patetizëm.

Sot qytetarët janë në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e Kuvendit. Mendoni se jeni pronarë të Shqipërisë dhe e keni kthyer vendin në këtë derexhe. Sapo u informova për letrat ku kërkesat tona për interpelanca janë anuluar.

Si mund të ndaloni deputetët të flasin dhe të shkelni Kushtetutën në këtë pikë? Ky nuk është as parlament dhe as parlamentarizëm. Kuvendi është blinduar nga policia edhe pse nuk ka asnjë protestues, sepse ju trembeni nga vezët. U trembët ju!”, tha Kapri.

1 ORE ME PARE

Sot Kuvend/ Nis seanca plenare, mungon opozita

Sot seancë plenare/ Vlerësimi i institucioneve të pavarura
Kryeparlamnetari Niko Peleshi

TIRANË- Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, e cila po zhvillohet në mungesë të opozitës, e cila ka bojkotuar pjesëmarrjen në sallë.

Rendi i ditës përqendrohet në shqyrtimin dhe miratimin e një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të institucioneve të pavarura, përfshirë Bankën e Shqipërisë, KQZ-në dhe ILDKPKI-në.

Seanca pritet të mbyllet me diskutime mbi problematikat e evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Sot seancë plenare/ Vlerësimi i institucioneve të pavarura

TIRANË-  Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare, por godina është blinduar nga masa të shtuara sigurie.

Mësohet se, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave.

Gardhet metalike janë pozicionuar në të gjithë perimetrin e institucionit, duke krijuar një distancë të dukshme mes godinës dhe sheshit kryesor./Dosja.al

 

3 ORE ME PARE

Sot Kuvend! Në rend dite, vlerësimi i punës së institucioneve të pavarura në 2025

Sot seancë plenare/ Vlerësimi i institucioneve të pavarura
kuvend

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një seancë plenare për të shqyrtuar dhe miratuar një sërë projektrezolutash që vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025.

Në rendin e ditës përfshihen raportet e rëndësishme të institucioneve kyçe, si Banka e Shqipërisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ILDKPKI-ja dhe disa autoritete të tjera rregullatore.

Përveç këtyre raporteve, deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu veprimtarinë e enteve të mediave, statistikave dhe shërbimeve publike të energjisë e ujit. Seanca do të mbyllet me diskutime të hapura për problematikat e ndryshme të evidentuara nga qytetarët në zonat zgjedhore të vendit.

Rendi i Ditës:

1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit./Dosja.al

Sot seancë plenare/ Vlerësimi i institucioneve të pavarura

kuvend seance plenare

Sondazh

Poll

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar