LIVE UPDATES
Editorial

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Duke e vënë veten edhe në pozitën e kundërshtarëve politikë të Erion Veliajt, jo vetëm atyre që organizuan 41 protesta përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën për largimin e tij, por edhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste, unë, si kundërshtar i tij, do të isha për "pooo" me të dyja duart!

7 Maj 2026, 13:58 Nga Endri Xhafo
Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?
Endri Xhafo

Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që "qahej" në një konferencë për shtyp se nuk po u pranojnë kërkesën për një gjyq publik. Nuk po u besoja syve dhe veshëve. E kundërta do të kishte qenë logjike, kundërshtimi nga pala e pandehur e një gjyqi publik. Pse? Sepse detajet që mund të dalin në një seancë publike me transmetim direkt të çdo debati, prove dhe seancash pyetje-përgjigje, mendohet të dëmtojnë më shumë palën e paditur. Aq më shumë kur i pandehuri është një figurë publike, kryetar formalisht në detyrë i Bashkisë së Tiranës. Por mesa duket Veliaj i ka bërë llogaritë me veten për këtë dhe po këmbëngul fort që sinjali i seancës të emetohet "live" dhe pastaj televizionet janë të lira ta transmetojnë ose jo.

Duke e vënë veten edhe në pozitën e kundërshtarëve politikë të Erion Veliajt, jo vetëm atyre që organizuan 41 protesta përpara Bashkisë së Tiranës me kërkesën për largimin e tij, por edhe të kundërshtarëve politikë brenda Partisë Socialiste, unë, si kundërshtar i tij, do të isha për "pooo" me të dyja duart!

Duke e vënë veten nën lëkurën e prokurorëve të SPAK-ut, unë tani do të isha duke i fërkuar duart! Prokurorët e SPAK-ut, kur fillojnë një hetim penal, betejën e parë nuk kanë e kanë me të pandehurin në gjykatë, por me marrëdhëniet publike, pra fitimin e simpatisë së publikut të gjerë ndaj kauzës së tyre. Dhe për këtë ata rrjedhin në media detaje të dosjeve, që mbajnë gjallë debate dhe emisione të tëra nga mëngjesi në darkë. Ndaj a ka moment më të mirë për ta vazhduar këtë betejë PR-i pikërisht edhe në sallën e gjyqit?

Vijmë te publiku i gjerë. Ne, publiku, pikërisht sepse akuzat i kemi dëgjuar të na përcillen nga të tretë, gazetarë të kronikës që kanë elementë të dosjes, njoftime zyrtare të SPAK-ut në formë deklaratash shtypi të përcjella nga mediat, akuza avokatësh mbrojtës, deklarata publike të Veliajt në FB, ne, publiku, meritojmë ta shohim këtë njeri të përballet me akuzat që i bëhen. Ne kemi të drejtë të shohim a ka vjedhur, sa ka vjedhur, kur dhe si i ka vjedhur shqiptarët. Ndaj, duke qenë pala e fundit logjikisht e interesuar për një seancë publike, na lind e drejta të pyesim: Ore, po ku qëndron problemi këtu?

Sigurisht, një seancë publike kërkon solemnitet. Çdo seancë e kërkon, por ato publiket, më shumë. Prokurorët nuk mund t'i drejtohen të akuzuarit me etiketime si "gënjeshtar patologjik", "ndyrësirë", apo "shumë i pisët", pa rrezikuar të humbasin simpatinë e publikut të gjerë. Specifikisht prokurori Olsi Dado mund të përballet edhe me akuzën e të pandehurit Veliaj se ai është bërë prokuror nga kryeprokurorja Ina Rama kur ai ishte thjesht noter në Durrës, pra pa qenë magjistrat siç e kërkonte ligji, edhe pse ky fakt, nëse do të evidentohej nga Veliaj, mund të ishte pa lidhje me seancën.

Treshja e gjyqtarëve, Elsa Ulliri, Flora Hajredini dhe Besmir Stroka do të duhet të demonstrojnë paanshmëri duke qenë mbi palët, dhe jo të duken sikur janë shokë e kolegë me prokurorët, aq sa të vërtetojnë atë që thoshte dikur Dumani në KLP, se "afërmendsh, gjykata vendos çfarë duam ne".

Vetë Veliaj do të duhet të jetë më i kujdesshëm për të mos rënë në patetizma të tipit "unë fëmija jetim, fëmijët e të cilit po rriten edhe ata pa baba, sepse faji im i vetëm ishte që punova me mish e me shpirt për këtë qytet". Ky është pak ushtrim i vështirë për Veliajn, por që ai, gjithsesi, në Gjykatë Kushtetuese ia doli. Mos vallë pikërisht pse doli me dinjitet nga seanca në Gjykatë Kushtetuese, prokurorët po e refuzojnë kërkesën e tij për seancë publike edhe në penale? Mos vallë Altin Dumani dhe Olsi Dado kanë frikë pikërisht nga elokuenca e Erion Veliajt? Në fakt, njësoj si një debat nuk fitohet nga ai që e ngre zërin më shumë, ashtu edhe një proces gjyqësor nuk fitohet, - nuk duhet të fitohet, - nga ai që është më elokuent, por nga ai që ka provat më të forta. Zyrtarisht prokurorët po thonë se në procese penale ku ka dëshmitarë, transmetimi "live" mund të ndikojë në dëshmitë e tyre ose t'i shqetësojë ata. Dhe Dumani ka sjellë si shembull vende të rajonit ku kjo praktikë nuk ekziston. Në fakt në Shqipëri as Kushtetuta dhe as ligji penal nuk e ndalon seancën publike. Ndaj në këtë pikë standardi i Shqipërisë, për fat të mirë, është më i lartë se ai i Maqedonisë së Veriut apo kujtdo vendi tjetër të rajonit.

Ndaj jepjani Veliajt seancën publike dhe vëreni me shpatulla pas murit... me prova! Duke e diskretituar publikisht, do t'i tregojini publikut edhe sa mirë e keni bërë punën tuaj.

erion veliaj endri xhafo

Sondazh

Poll
Editorial 9 Prill 2026, 10:21 Gjergj Erebara

Korrupsioni e ka vrarë sakaq ekonominë

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...

Editorial 8 Prill 2026, 19:56 Ditmir Bushati

PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...

Editorial 4 Prill 2026, 08:17 DW

Ekonomia botërore e marrë peng

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Tensione para parlamentit/ Protestuesit qëllojnë me miell e vezë makinën e Niko Peleshit

Protesta para Parlamentit/ Lëndohen tre efektivë, tre protestues shoqërohen me ambulancë

Spraj lotsjellës ndaj protestuesve, qytetarët pësojnë komplikacione shëndetësore

Protesta para Kuvendit/ Qytetari: Nisi shumë paqësisht, por më pas nisën provokime

Protestuesit heqin kordonin e policisë, efektivët përplasen me qytetarët

Protesta para Kuvendit/ Spiropali: Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten

Protestuesja qëllon me vezë deputetin e PS, Ramion Kurti

Deputeti i PS tenton të shkojë drejt Kuvendit nga qendra tregtare, por gjen dyert e mbyllura

Përshkallëzohet protesta para parlamentit, policia shoqëron pesë qytetarë

Protesta para Kuvendit/ Protestuesit presin deputetët e opozitës me thirrjet: Opozitë e shitur!

Aktivistët mobilizohen sërish: Do ndalojmë deputetët të futen në seancë, s’na përfaqësojnë

Dita e 32-të e protestës, qytetarët- Ramës: Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha

Dita e 32-të e protestës, studentët: Kemi pafund arsye për të protestuar!

Studentët në ditën e 32-të të protestës: Nuk jemi financuar nga asnjë organizatë

Berisha:Është tradhti ndaj idealeve të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje të gjeneratës së re

Berisha: Këshilli Kombëtar do të drejtohet nga një zonjë, ja dy kandidaturat

Dita e 32-të e protestës/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve

Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re, e cila nuk ndalet pa e rrëzuar këtë qeveri

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Salla shpërthen në të qeshura nga deklarata e Ramës: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani

Rama pranon se protestat janë kundër qeverisë: Mesazh i rëndësishëm për mua...

Rama nga Gjermania: Askund ky transformim nuk është me kaq ndikim

Rama: Shqipëria ka më shumë se 1000 shërbime publike digjitale

Plas te Zgjedhorja/ Manja lëshon gojën ndaj Ivi Kasos: O legen, qepe gojën

Protestuesit mblidhen para SPAK: Hetoni kryeministrin Rama, 'Albanian File' është provë krimi

Kryeministri Rama pritet me protesta në Gjermani/ Emigrantët në Düsseldorf kërkojnë dorëheqjen e tij

I dyshuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani paraqitet në GJKKO

Tensione mes protestuesve/ Një grua debaton me qytetarët mes turmës, protestuesi: Mos u provokoni

Protesat e 31/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

"Donte të na vinte në qeli"/ Dritan Goxhaj pas lirimit: Nuk pranuam të takonim Avokatin e Popullit

"Lironi protestuesit"/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë #dosja #dosjaal #protesta

Aksidenti tragjik, dalin PAMJET nga vendi i ngjares

"Nuk ka kolltuk që e shpëton një pushtet"/ Gjekmarkaj: Shqiptarët janë në rrugë kundër padrejtësisë

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Balliut dhe Muçit: Kjo është për tu vlerësuar, jo për tu përdorur

Balla: Ju gëzoni kur protestuesit thërrasin “Berisha në burg”, shpresoni se do shpëtoni nga Saliu

Bardhi për Ramën: Dorëheqjen s'e jep dot, ka ende borxhe për të shlyer

Protestonte para Kuvendit, Policia arreston Dritan Goxhajn dhe të tjerë protestues

Protestuesit vijojnë revoltën para Kuvendit/ Godasin me vezë automjetin e ministrit Gonxhja

Gjest human në mes të protestës/ Qyetarët para Kuvendit shpërndajnë ujë për efektivët e policisë

Policia ndërhyn për të hapur rrugën deputetëve, i bashkohet FNSH

Protestuesit përplasen me policinë, i bllokojnë rrugën zv.kryeministres Albana Koçiu

Protestuesit ndjekin deputetin e PS-së jashtë Parlamentit: Nuk na përfaqëson, hajdut

Tensione para Parlamentit, protestuesit godasin me vezë makinën e Tërmet Peçit dhe Petrit Malajt

Të rinjtë u “vendosin gjoba” makinave: Mos procedoni studentët, jemi në protestë

Ja momenti i arrestimit të Emiljano Ninës, policia jep detajet e ngjarjes

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të fusin kosh mbeturinash në hyrje të institucionit

Qytetarët protestojnë përballë godinës së Kuvendit: Ju erdhi fundi

Mblidhen protestuesit para Kuvendit, deputetët e mazhorancës hyjnë 30 minuta më herët

"Do vijoj të jem pjesë e PS"/ Spiropali: Jemi duke punuar mbi draftin për Shqipërinë e re

Përfshihet nga flakët kompleksi në Laprakë, nuk raportohen të lënduar