LIVE UPDATES
Editorial

Një ngjarje e paralajmeruar: Standardet e sigurisë ndaj zjarrit në ndërtimet moderne në Tiranë

Në vitet e fundit, Tirana është promovuar si një ndër qytetet me zhvillimin më të shpejtë urban në rajon, duke tërhequr interes të konsiderueshëm nga investitorët dhe turistët.

15 Prill 2026, 13:11 Nga Klaudia Meta

Një ngjarje e paralajmeruar: Standardet e sigurisë ndaj zjarrit

Ngjarja e ndodhur së fundmi në Tiranë përfaqëson një tjetër shembull të një tragjedie të paralajmëruar. Një fenomen i njohur globalisht, por që në Shqipëri vazhdon të përsëritet për shkak të mungesës së reflektimit dhe nxjerrjes së mësimeve nga rastet e mëparshme. Në vitet e fundit, Tirana është promovuar si një ndër qytetet me zhvillimin më të shpejtë urban në rajon, duke tërhequr interes të konsiderueshëm nga investitorët dhe turistët. Tregu imobiliar ka shënuar rritje të ndjeshme, me çmime që arrijnë deri në 4,000 euro për metër katror. Megjithatë, ky zhvillim i shpejtë nuk është gjithmonë i shoqëruar me standarde të përshtatshme sigurie.

Në shumë raste, ndërtesat e reja ofrojnë një paraqitje estetike tërheqëse dhe ambiente që perceptohen si luksoze, por që fshehin problematika serioze në aspektin teknik. Veçanërisht shqetësuese janë fasadat dhe sistemet e izolimit të përdorura në ndërtesat shumëkatëshe, të cilat, ndonëse synojnë efikasitet energjetik dhe komoditet termik, paraqesin rrezik të lartë në rast zjarri. Materialet e përdorura në këto fasada mund të jenë lehtësisht të djegshme dhe të kontribuojnë në përhapjen e shpejtë të flakëve. Një shkëndijë e vogël elektrike apo një
incident i shkaktuar nga faktorë njerëzorë mund të mjaftojë për të shkaktuar një zjarr që përhapet brenda pak sekondash në të gjithë strukturën e ndërtesës.

Nga pikëpamja teknike dhe rregullatore, Shqipëria mbetet pas në krahasim me shumë vende europiane. Të shohësh një ndërtesë të ndërtuar në 5 vitet e fundit të digjet në atë lloj forme është tragjike dhe larg nga standardi sesi duhet të ndodhte. Në qytete si Londra, standardet e sigurisë ndaj zjarrit janë forcuar ndjeshëm pas tragjedive të mëparshme. Sot në çdo cep të Londrës shihen objekte të tëra shumëkatëshe në të cilat fasadat po ribehen me qëllim mbrojtjen e jetës në rast të një zjarri të mundshëm. Pikërisht sepse në fasadat e tyre ka panele ACM (Panele kompozite alumini). Këto panele duken të jenë shkak edhe për zjarrin e Tiranës.

Një shembull i rëndësishëm i kësaj është zjarri i vitit 2017 në Grenfell Tower, ku 72 persona humbën jetën për shkak të përdorimit të materialeve të papërshtatshme në fasadën e ndërtesës. Kjo ngjarje çoi në rishikim të thellë të legjislacionit dhe zbatimit të standardeve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ngjarje e paralajmeruar: Standardet e sigurisë ndaj zjarrit

Sot për të analizuar riskun ndaj zjarrit të ndërtesave ekzistuese por edhe atyre të reja punojne ekipe të tëra konsulentësh dhe inxhinierësh të cilët analizojnë në bazë të PAS 9980 atë që quhet FRAEW( Fire Risk Assesment of External Walls). Madje vet shteti për të kontrolluar që fasadat e reja të përmbushin kriteret ka ngritur nje ent të përkohshëm që quhet Bulding Safety and Advisory.

Një ngjarje e paralajmeruar: Standardet e sigurisë ndaj zjarritNjë ngjarje e paralajmeruar: Standardet e sigurisë ndaj zjarrit

Në kontrast, në Tiranë dhe në Shqipëri në përgjithësi, praktikat ndërtimore shpesh vazhdojnë të ndjekin modele që nuk përmbushin kërkesat bashkëkohore të sigurisë. Fasadat e ventiluara, të cilat teorikisht duhet të ofrojnë mbrojtje të lartë ndaj zjarrit, në praktikë shpesh realizohen me materiale që nuk janë rezistente ndaj flakëve. Për të garantuar sigurinë e banorëve, është thelbësore që këto sisteme të përbëhen nga materiale jo të djegshme, me rezistencë të lartë ndaj zjarrit, që nuk prodhojnë tym toksik dhe nuk krijojnë mbetje të rrezikshme gjatë djegies. Këto elemente janë kritike për të mundësuar evakuimin e sigurt në rast emergjence. Jo vetëm kaq, por fasada duhet të përmbaj elemente të tjera sigurie sic janë barrierat antizjarr( Cavity/fire barriers) të cilat
në rastin e Tiranës duket se mungonin.

Gjithashtu, duhet patur parasysh që rreziku në këto objekte është tepër I lartë për shkak se kemi të bëjmë me ndertesa mbi 18 m residenciale ku mungojne hidrantet, kafaz ashensori me mbrojtje ndaj zjarri, kafaz shkalle I cili duhet të jetë i ventiluar dhe mos jetë shumë larg nga hyrjet e apartamenteve etj. Pa përmendur faktin që zjarrëfikëset nuk kanë mjete dhe as akses për ti përballuar këto ngjarje. Vlen të përmendet që ligji Nr. 152/2015 PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN është një ligj evaziv pa specifikime konkrete dhe që e lë gjithë fajin tek organet e MNZH.

Në përfundim, zhvillimi urban dhe rritja ekonomike nuk duhet të vijnë në kurriz të sigurisë së jetës njerëzore. Ngjarjet e fundit duhet të shërbejnë si një thirrje për reflektim të thellë dhe për ndërmarrjen e masave konkrete për përmirësimin e standardeve të ndërtimit dhe zbatimin rigoroz të rregulloreve ekzistuese.

klaudia meta


Sondazh

Poll
Editorial 9 Prill 2026, 10:21 Gjergj Erebara

Korrupsioni e ka vrarë sakaq ekonominë

Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...

Editorial 8 Prill 2026, 19:56 Ditmir Bushati

PËR PUNËT E SHQIPËRISË

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...

Editorial 4 Prill 2026, 08:17 DW

Ekonomia botërore e marrë peng

Përfaqësues nga rreth 40 vende morën pjesë në një takim virtual për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Kryeminist...

Editorial 14 Mars 2026, 12:38 Enver Robelli

Dallimi i madh…

Shumë mirë që ndërmjetësi i BE-së Sorensen u angazhua që jeta e qytetarëve serbë të Kosovës të leh...

Editorial 11 Mars 2026, 07:38 Nga Ermal Mulosmani

Hanxhiu i Opozitës

Ermal Mulosmani Opozita e Shqipërisë pas 13 vitesh në istikamin e pritësit ka dalë në një konkluzion të tmerrsh&eum...

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht