44 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Rama jep dorëheqje
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
Dita e 44-të e protestës/ Profesor Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real 13 Korrik, 19:18 ...
"Abuzime të forta në tregun e hidrokarbureve"/ Braçe në Kuvend: Para të pista kanë hyrë në treg pë...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ne nuk e kishim kuptuar asnjëherë pse zonja Kos shprehej për avantazhin që kishte Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke pasur një lider me vizion si Edi Rama.
Ne nuk e kishim besuar asnjëherë që Europa kishte nevojë për Talibanizmin perëndimor, për të mbijetuar në luftën e fuqive të mëdha për zona influence. Ne nuk e kishim kuptuar asnjëherë pse zonja Kos shprehej për avantazhin që kishte Shqipëria në procesin e integrimit europian, duke pasur një lider me vizion si Edi Rama. Vizionin e tij, si lider global, ne përpiqeshim ta shpjegonim me shkathtësinë e tij të merrej si me burokratët e perëndimit ashtu edhe me padrinot që pastronin para në Shqipëri; dashurinë e tij ndaj hebrenjve duke qenë një lider i përkushtuar mysliman; aftësinë e tij për të sharë Presidentin Trump dhe rendja e tij për të qenë i pari në Bordin e Paqes; I pari që bërtiste për integrimin europian, por zemrën e kishte tek Parajsa e Dubait dhe mrekullisë që kishin realizuar sheikët arabë; luftën madhështore me ambasadorin Rus në OKB (që solli miliona turistë në Shqipëri për të parë Gjergj Elez Alinë!) dhe thirrjen dëshpëruese ndaj Europës që duhet të ulet në bisedime me Rusinë.
Asnjëherë nuk e besuam këtë “mesija” në projektet e tij madhështore të shtetit Bektashi, të bashkimit të Shqipërisë me projektet e Vucic për Ballkanin e Hapur apo kthimit të Shqipërisë në një model suksesi duke bashkëpunuar me Emiratet e Bashkuara me resorte falas dhe aplikuar kontrollin mbi popullsinë shqiptare nëpërmjet “smart city”.
Asnjëherë nuk e kuptuam se ideja e tij gjeniale ishte Talibanizmi i Shqipërisë, për të cilën Europa kishte kaq nevojë. Një talibanizëm perëndimor me një mullah modern dhe liberal, i cili dinte të bashkëpunonte me Europën, jo si talibanët e Lindjes që shkatërruan SHBA. Kjo do të sillte një prioritet moral për forcën e Europës së Bashkuar. Pranimi i talibanizmit perëndimor do të zhdukte luftën e kotë të europianëve kundër linjës së drogës nga Lindja drejt Europës. 300 milion që mund të fitoheshin nga Porti i Durrësit mund të legalizohej që Europa të fitonte miliarda, në kohën e krizës energjetike.
Afganët që solli me shumicë në kohën e krizës janë integruar mirë në Shqipëri dhe mund të jenë misionarët e talibanizmit perëndimor të shpërndarë në të gjithë Europën (Prandaj e hoqi Blushin që i zbuloi skenarin në librin e tij “Komploti”). Të qënit Taliban perëndimor do të thotë që të “rrjedhurit” e Europës mos bëjnë gam-gam për korrupsionin se ky është fenomen endemik i shoqërisë. Ndaj është një gjetje e mirë që në Europë të jetë një shtet talibanez si inspirim dhe shpresë që liderat europianë të mos vdesin të varfër por të kenë shpresë tek zemërgjerësia e Mullahut të Europës.
Integrimi i Talibanëve perëndimorë është një ide gjeniale që forca vjen nga diversiteti. Europa nuk ka nevojë të zgjerohet në territore që fuqitë e mëdha kanë ambiciet e tyre si në Gjeorgji, Ukrainë, e Moldavi, por në një vend që talibanizmi shmanget si nga Rusia ashtu edhe SHBA-ja duke ju kujtuar atyre shkatërrimin në Afganistan.
Ky ishte propozimi i fundit i liderit global Mullah Edil Haxhi Qamili II në Estoni për Bashkimin Europian. Europa nuk mund të mbetet gjithmonë refuzuese. Refuzoi propozimin Rama-Vucic për hapësirat e përbashkëta ekonomike por nuk mund të refuzojë ofrimin për tu bashkuar me talibanizmin perëndimor. Ashtu sic thotë lideri global, mos na detyroni ti kthehemi mencurisë së popullit të vjetër kinez për zgjidhje alternative.
Së fundmi, edhe dicka për trimat shqiptarë që të vrasin për një parkim të gabuar, intelektualë të mahnitur nga përparimi i Shqipërisë dhe të rinjve shqiptarë që presin me lugë në brez: Merreni si krenari dhe vlerësim këtë përcaktim të liderit global. Futjuni punës se jemi legjitimuar. Sfida të reja na presin. S’keni parë gjë akoma.
Për kombin tonë, integrimi europian është më shumë se pranimi në familjen europiane. Ky është momenti historik ku...
Endri Xhafo Pashë sot avokatin e të pandehurit Erion Veliaj, Plarent Ndrecën, që "qahej" në një konferencë për shty...
Agim Nesho Integrimi i Edi Ramës në Bashkimin Europian duhet të jetë një nga pikësynimet kryesore të BE-së. Gabimis...
Ermal Mulosmani Qëllimi më i qartë i çdo opozite në botë është gjetja e mënyrës për të shkuar...
Është e vështirë të flasësh për sektorin farmaceutik sot pa pasur ndjesinë se po përsërit të njëjt...
Ngjarja e ndodhur së fundmi në Tiranë përfaqëson një tjetër shembull të një tragjedie të paralajmëruar....
Agim Nesho Një shtet serioz, që ka vizion për të ardhmen e tij, sigurisht pjesën e bashkëpunimit me Diasporën duhet ta k...
Një ditë pasi fitoi zgjedhjet, kryeministri i ardhshëm i Hungarisë, Peter Moxhar, arriti që me një fjali ta nervozojë presi...
Edi Rama Kryeministri Edi Rama, në përpjekjen e tij për të bërë fushatë zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpresën se...
Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE po mbulohet nga mjegulla e një debati që nuk i shërben askujt. Opinion...