Dita e 43-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
"Ju erdhi fundi"/ Mbahet sot në Tiranë protesta e 43-të, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Pa rini nuk ka S...
“Unë e kam bërë dallimin e ditës së flamingos me natën e korbit dhe sorrës”/ Rama: Po dëgjoj...
Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima 11 Korrik, 20:12 E rëndë në Dukagjin! Vritet me arm&eu...
• Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. • Ata kanë nisur organizimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre gjatë protestës së djeshme.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Një qytetar deklaroi se ka dalë në protestë për korrupsionin dhe krimin i cili po i rrethon përditë. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen në protestë, pasi vetë këtu gjenden shqiptarët e ndershëm dhe pa interes.
Qytetari tha se dëshiron që fëmijët e tij të rrin në Shqipëri, jo të marrin rrugët e botës si pasojë e politikës. Sipas tij, të gjitha partitë i kanë lënë gjërat rrëmujë.
“Kam dalë në protestë për fëmijët e mi, se dua t’i rris në Shqipëri. Nuk dua të marrim rrugët e botës! Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mblidhen këtu, këtu i gjejmë shqiptarët e ndershëm dhe pa interes. Vetëm për të drejtat tona dhe të kombit tonë, ndaj kam dalë sot në protestë.
Përballem me pafund problematika. Arsyeja kryesore është korrupsioni që po na varros përditë, krimi që na rrethon përditë. Të gjitha partitë pa përjashtim na i kanë lënë gjërat rrëmujë”, deklaroi ai./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Kujtojmë që kjo është protesta e 43-të, ndërsa tubimi i tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Të shumta kanë qenë mediat e huaja që i kanë kushtuar artikuj dhe të shumtë kanë qenë edhe emigratët shqiptarë që kanë protestuar gjatë këtyre ditëve nga Europa deri në SHbA dhe Kanadanë e largët./Dosja.al
TIRANA- Një i moshuar ka folur për pensionet, për të cilat tha se të moshuarve nuk u dalin 130 mijë lekë në muaj, ndërsa Berishës dhe Metës nuk u mungon gjë. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se ka 43 ditë që po proteston, me shpresën se do të shoh ndryshim.
Sipas tij, rina i ka çarmatosur të gjithë, sidomos kastën e vjetër politike. Ai deklaroi se do të vijoj të protestoj deri sa të ikë Edi Rama nga pushteti.
“Kam 43 ditë në protestë radhazi. Neve nuk na del 130 mijë lekë pension, ndërsa Edi Ramës, Sali Berishës e Ilir Metës nuk u mungon gjë. Duhet t’u marrim pasuritë që të japin dorëheqje! Rinia i ka çarmatosur të gjithë, të gjithë kastën e vjetër politike. Tani vetëm presim. Ne do rrimë këtu, një muaj, dy muaj, deri sa të ikë Edi Rama,” përfundoi ai me vendosmëri./Dosja.al
TIRANA- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama jep milionat për Kanye West, ndërsa shqiptarët janë me ujë me orar. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo tha se qeveria dha 5000 lekë për pensionistët, që mos të dalin në protestë.
Më tej ajo shtoi se Rama është një njeri që nuk i do shqiptarët dhe nuk e do këtë vend. Në fund, ajo tha se kryeministri ka buxhet për evente, por jo për popullin.
“Neve kemi ujë me orar. Rama tha kemi ujë të pijshëm, por nuk kemi. Vetë shteti mban përgjegjësi. Me zor duan të na vdesin neve, por nuk vdesim! Qeveria dha bonus 5000 lekë për pensionistët? Këtë e dha në këtë moment që të na bëjë qejfin, që mos të dalim në protesta! Rama është një njeri që nuk i do shqiptarët, nuk e do këtë vend.
Ky këngëtari që erdhi këtu, Kanye West, u pagua gjithë ato lekë. Janë paguar 3 mijë punëtorë që ngritën atë stadiumin, ku shkojnë gjithë këto para që paguhen? Ku i gjen ai? Për ata i ka lekët ai, ndërsa për këtë popull që vuan nuk ka!” përfundoi mes emocionesh e moshuara./Dosja.al
SHBA- Revolta qytetare dhe kërkesa për ndryshim është zhvendosur edhe në SHBA, ku qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur para Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në mbështetje të protestës së qytetarëve shqiptar në Tiranë. Ata vinin nga shtetet Michigan, Pennsylvania, Massachusetts (Boston), Connecticut, New Jersey, New York, Virginia dhe Washington D.C.
Ata ritheksuan kërkesat e tyre, ndërsa deklaruan se diaspora shqiptaro-amerikane qëndron në solidaritet me qytetarët e Shqipërisë. Me pankarta të ndryshme, flamuj kuqezi dhe thirrjet “Rama ik”, ata iu bashkuan protestës, duke shprehur pakënaqësit me qeverisjen në këto vite.
KËRKESAT:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët janë mbledhur sërish sot në ditën e 43-të të revoltës së tyre. Ata kanë nisur organizimin në sheshin "Skëndërbej", ndërsa pas kësaj pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 43-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.
Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al