LIVE UPDATES
Insights

Demonstruesit paqësore dhe xhagajduri i Rilindjes

Ajo është një protestë legjitime, pak e vonuar por e domosdoshme për fatet e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

10 Korrik 2026, 19:46 Nga Agim Nesho
Demonstruesit paqësore dhe xhagajduri i Rilindjes
Agim Nesho

Protesta popullore e shqiptarëve kundër një regjimi të papërgjegjshëm, hajdut të Edi Ramës është shkalla më e lartë e emancipimit të një shoqërie demokratike që kërkon të mbrojë demokracinë si sistemin politik që ajo ka zgjedhur vetë. Ajo është një protestë legjitime, pak e vonuar por e domosdoshme për fatet e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Megjithëse protesta hyri në ditën e saj të 41-të, xhagaj i Rilindjes vazhdon të jetë indiferent dhe për më tepër vazhdon me diarrenë e tij propagandistike, me shfaqjen e një imbecili deficent në arenën ndërkombëtare, me guximin e cmendur për të vazhduar shpërdorimin e fondeve publike si në rastin e koncertit të K. West dhe me guximin anadollak të një të cmenduri, që jo vetëm nuk largohet kur populli e kërkon, por përpiqet ta paralizojë protestën dhe të thyejë individë.

Pra nuk kemi një protestë popullore në kushtet e një regjimi demokratik. Sot kemi frymëzimin dhe paqen që vjen nga demonstrimi paqësor i gjithë shoqërisë për ndryshim, dhe nga ana tjetër rezistencën e një autokracie të korruptuar që mban vendin peng me ndihmën e krimit të organizuar. Kjo është një ndeshje e pabarabartë në një fushë loje ku rregullat vazhdon ti vërë xhagaj mafioz i Rilindjes.

Por si mundet që Protesta të realizojë qëllimet e saj?

Së pari, “Vox populi, Vox dei”. Protesta duhet ti realizojë kërkesat e saj me cdo cmim dhe në cdo formë. Populli duhet të kuptojë që regjimi i urryer i Ramës nuk është një regjim demokratik dhe si e tillë forca e protestës nuk mund të kufizohet.

Së dyti, në një revolucion popullor marrin pjesë të gjithë, pavarësisht bindjeve politike e sociale, vetëm duke pranuar 5 pikat e protestës – DORËHEQJEN E EDI RAMËS. Pavarësisht vlerave dhe meritave të grupit organizator, ata nuk mund të përdorin metoda selektive dhe diferencuese për të larguar individë dhe personaliteve të cdo ane. Veprimet që kemi parë në largimin e drejtuesve të partive dhe individëve të angazhuar politikisht dhe në formacione të tjera, prishin forcën e protestës. Tribuna duhet të jetë e hapur për ide nga të gjitha palët.

Së treti, protesta popullore nuk mund të realizojë qëllimet e saj pa u bashkuar pa paragjykim me opozitën Shqiptare, që ka meritën e demaskimit të regjimit për më shumë se një dekadë. Tendenca për ta vënë opozitën në një plan me regjimin kleptokrat i shërben si frymëmarrje regjimit të Ramës për të treguar se të gjithë janë njësoj dhe për të forcuar thëniet e Ramës se korrupsioni është një fenomen endemik i shoqërisë ballkanike dhe ne nuk mund të gjykohemi.

Së katërti, protesta duhet të realizojë qëllimin e saj kryesor: dorëheqjen e Ramës dhe kthimin e parave të vjedhura shqiptarëve. Ajo nuk mund ta humbë forcën e saj duke tentuar të krijojë një formacion politik për të realizuar kërkesat e saj. Kjo mund të ndodhë vetëm kur të realizohet rënia e regjimit të Ramës. Nuk mund të realizosh idenë e Shqipërisë së re në të njëtën kohë kur ke nëpërkëmbë një regjim kriminal si regjimi Rama, që për mbajtjen e pushtetit mund të bëjë cdo gjë.

Së pesti, protesta e gjeneratës Z dhe popullit patriot duhet të përcaktojë një stad të ri të zhvillimit të Shqipërisë moderne. Mesazhet e saj nuk mund të ngrihen duke mohuar cdo gjë në të shkuarën tonë. Gjenerata ime është rritur nga një propagandë e shfrenuar për të goditur Mbretin Zog si një figurë e urryer. Më vonë gjatë tranzicionit urrejtja u mboll në grupet politike më të mëdha kundër dy udhëheqësve Nano-Berisha. Nuk kanë shpëtuar nga hedhja baltë për Nolin, si i dashuruar me regjimin e sovjetëve, Mehmet Shehun si agjent i imperializmit dhe vetë akuzat për krijuesin e shtetit Shqiptar Ismail Qemali për aferën e armëve. Po të shikosh historinë e popullit tonë do të shikosh që kemi hedhur baltë mbi regjimet paraardhëse. Edhe figura e padiskutueshme e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti, në regjimin e errët të Edi Ramës, po zëvendësohet portreti i tij me atë të Ramës për të përgatitur planet që një ditë të zëvendësohet prej tij si një lider me përmasa botërore.

Ideja e Shqipërisë së re nuk mund të ngrihet nga hici duke mohuar en bloc tranzicionin. Shqipëria e re do të ngrihet mbi ide dhe platforma moderne për të zhvilluar dhe përparuar vendin dhe jo në bazë urrejtjen dhe justifikuar konformizmin e shoqërisë tonë. Shqipëria e re duhet të jetë objektivi ynë vetëm kur të rrëzohet regjimi, rikthimi i shtetit të së drejtës dhe kthimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Si përfundim, ky revolucion dhe protesta mbarëkombëtare duhet të udhëhiqet nga shembulli i kombeve më revolucionare që kanë bërë histori. Ashtu sic ka thënë një nga baballarët e kombit amerikan Thomas Xheferson, pema e lirisë duhet të rifreskohet nga sakrificat e patriotëve… Do të jenë këta patriotë që do të bëjnë të mundur Shqipërinë e re.

agim nesho

Sondazh

Poll
Insights 9 Korrik 2026, 07:09 Zef Preci

Kanye West dhe tre raste para tij…

1) Rasti i Air Albania Air Albania u lançua në 2018 si "krenaria shqiptare e qiejve" — një partneritet mes Turkish Airlines (49%), inv...

Insights 7 Korrik 2026, 13:18 Thoma Gëllçi

Njeriu i divanit

Njeriu i divanit nuk është kundër protestës. Përkundrazi. Ai është shumë për protestën. Por, sipas tij, prot...

Insights 29 Qershor 2026, 22:15 Klodian Tomorri

Halli Albanian Files

Kryeministri eshte ne te drejten e tij te distancohet nga Albanian Files, sa te doje madje. Por ka nje problem te vogel.Ne brendine e librit ka projekte brend...

Insights 23 Qershor 2026, 19:25 Silvana Begaj

Drejtuar Z. Propaganda

Silvana Begaj Zoti Propaganda deklaroi me shumë sinqeritet se lufta e Evropës kundër Trump janë në Shqipëri dhe se protestojn...

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie