LIVE UPDATES
Politike

Shoqëria Civile thirrje qeverisë: Transparencë të plotë lidhur me procesin e Integrimit Evropian të vendit

Sipas deklaratës së Shoqërisë Civile, vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe të zbatimit, transparencës, konsultimit dhe mbikëqyrjes parlamentare.

3 Qershor 2026, 17:21 Nga E. D
Shoqëria Civile thirrje qeverisë: Transparencë të plotë
foto ilustruese

TIRANË- Shoqëria Civile i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjnë transparencë të plotë lidhur me procesin e Integrimit Evropian të vendit. Me anë të një deklarate, organizatat e shoqërisë civile ka kërkuar që ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të mos e shndërronin procesin e integrimit europian në një procedurë të përshpejtuar pa garanci të mjaftueshme për shqyrtim parlamentar, transparencë dhe konsultim publik.

Sipas deklaratës së Shoqërisë Civile, vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe të zbatimit, transparencës, konsultimit dhe mbikëqyrjes parlamentare.

Në deklaratë theksohet se pozicioni i BE-së për piketat përmbyllëse e lidh qartë përparimin në këtë grupkapitull me funksionimin efektiv të Kuvendit, mbikëqyrjen e ekzekutivit, ndërveprimin me shoqërinë civile dhe një proces të plotë të përafrimit me acquis, me kohë të mjaftueshme për konsultim thelbësor dhe dialog gjithëpërfshirës me aktorët e interesuar.  

Shoqëria Civile nënvizon se kartela “BE” duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë, arsyetim të qartë për
përdorimin e procedurës së përshpejtuar, konsultim të përshtatshëm dhe shqyrtim real në komisionet përgjegjëse.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE

Për cilësinë dhe transparencën e ligjbërjes në procesin e integrimit europian

Në qëndrimin e përbashkët të datës 13 mars 2026, organizatat e shoqërisë civile kërkuan që ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të mos e shndërronin procesin e integrimit europian në një procedurë të përshpejtuar pa garanci të mjaftueshme për shqyrtim parlamentar, transparencë dhe konsultim publik. Rregullorja tashmë është miratuar dhe disa formulime janë përmirësuar. Megjithatë, çështja kryesore mbetet e hapur: si do të përdoret në praktikë procedura e përshpejtuar për legjislacionin e integrimit europian dhe çfarë garancish do të ketë që ky proces të mos kthehet në shqyrtim formal apo mekanik. Vërejmë gjithashtu se vetë ndryshimet në Rregullore nuk iu nënshtruan një konsultimi publik formal nga Kuvendi dhe nuk pati një reagim zyrtar pas qëndrimit tonë të marsit, edhe pse organizatat e shoqërisë civile zhvilluan tryeza të veçanta diskutimi edhe me përfaqësues të Kuvendit.

Kjo çështje merr rëndësi të veçantë pas Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, me të cilën Shqipëria kaloi nga përmbushja e piketave të ndërmjetme drejt fazës përmbyllëse të Grupkapitullit 1 – Themeloret. Në këtë fazë, vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe të zbatimit, transparencës, konsultimit dhe mbikëqyrjes parlamentare. Pozicioni i Bashkimit Europian për piketat përmbyllëse e lidh qartë përparimin në këtë grupkapitull me funksionimin efektiv të Kuvendit, mbikëqyrjen e ekzekutivit, ndërveprimin me shoqërinë civile dhe një proces të plotë të përafrimit me acquis, me kohë të mjaftueshme për konsultim thelbësor dhe dialog gjithëpërfshirës me aktorët e interesuar.

Cilësia e ligjbërjes është standard demokratik në vetvete. Ajo lidhet me sigurinë juridike, kontrollin parlamentar, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe zbatueshmërinë e ligjeve në praktikë. Faza e re e negociatave e bën këtë standard edhe më të rëndësishëm, sepse përafrimi me acquis nuk mund të matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por edhe me mënyrën se si ato përgatiten, konsultohen, shqyrtohen, miratohen dhe zbatohen. Një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit të përafrimit buron nga ekzekutivi dhe depozitohet në Kuvend për miratim.

Për këtë arsye, transparenca, gjithëpërfshirja, parashikueshmëria dhe gjurmueshmëria nuk mund të kufizohet vetëm te faza parlamentare: ajo duhet të mbulojë të gjithë ciklin ligjbërës, nga institucioni propozues, te miratimi në Këshillin e Ministrave, deri te shqyrtimi dhe miratimi në Kuvend. Në këtë kontekst, vëmendje të veçantë kërkon zbatimi i nenit 28 të Rregullores së ndryshuar së Kuvendit. Ky nen mundëson që projektligjet që synojnë përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian të shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar kur kjo lidhet me respektimin e afateve të procesit të anëtarësimit, si dhe i përjashton këto projektligje nga kufizimet e zakonshme sasiore për përdorimin e kësaj procedure.

Duke qenë se legjislacioni i përafrimit me acquis pritet të jetë i gjerë në vëllim, shpesh teknik në përmbajtje dhe me ndikim të drejtpërdrejtë mbi qytetarët, bizneset, institucionet publike, pushtetin vendor dhe grupet e interesit, përdorimi i procedurës së përshpejtuar duhet të mbetet i arsyetuar, transparent dhe i kufizuar në rastet kur është realisht i domosdoshëm. Kartela “BE” është një hap pozitiv për identifikimin e lidhjes së një projektligji me acquis, Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ose detyrimet e negociatave. Megjithatë, identifikimi nuk mjafton për të garantuar cilësinë e procesit.

Edhe kur një projektligj lidhet me detyrimet e integrimit europian, përafrimi me acquis mbetet proces ligjbërës dhe nuk duhet të trajtohet si ushtrim formal. Prandaj, kartela “BE” duhet të shoqërohet me dokumentacion të plotë, arsyetim të qartë për
përdorimin e procedurës së përshpejtuar, konsultim të përshtatshëm dhe shqyrtim real në komisionet përgjegjëse. Për këtë qëllim, i kërkojmë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që, në bashkëpunim me institucionet propozuese dhe në kuadër të rolit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës, të garantojë këto standarde në procesin e ligjbërjes së integrimit europian:

1. Arsyetim publik për përdorimin e procedurës së përshpejtuar Çdo kërkesë për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një projektligji që lidhet me integrimin europian duhet të shoqërohet me arsyetim të shkruar dhe publik. Arsyetimi duhet të tregojë detyrimin konkret që rrjedh nga acquis, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit ose negociatat e anëtarësimit; afatin që duhet respektuar; dhe pse procedura e zakonshme nuk është e mjaftueshme.

2. Dokumentacion i plotë përpara shqyrtimit në komision Projektligjet që lidhen me integrimin europian duhet të hyjnë në shqyrtim në komision vetëm pasi të jetë publikuar dokumentacioni shoqërues, projektligji, relacioni shpjegues, kartela "BE", tabela e përputhshmërisë me acquis, ndikimi buxhetor dhe institucional, përgjegjësitë për zbatim dhe dispozitat kalimtare. Ky dokumentacion, së bashku me informacionin për konsultimin e zhvilluar në fazën e institucionit propozues dhe të qeverisë, përfshirë rekomandimet e marra parasysh dhe ato të refuzuara, duhet të publikohet në platformën e konsultimit të Kuvendit (e-parlament), në mënyrë që procesi të jetë i ndjekshëm nga depozitimi deri në miratim.

3. Konsultim dhe shqyrtim real për ligjet me ndikim të lartë Për projektligjet me ndikim të lartë publik, Kuvendi duhet të garantojë hapësirë të përshtatshme për konsultim me ekspertë, organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të interesuar, edhe kur afatet janë të shkurtuara, duke siguruar një afat minimal shqyrtimi në komision jo më pak se dhjetë ditë pune. Komisionet përgjegjëse dhe sektoriale duhet të kenë rol real për të dëgjuar aktorët e prekur dhe ekspertët dhe për të dhënë rekomandime përpara miratimit. Konsultimi duhet të shoqërohet me ndjekje të dokumentuartë kontributeve, duke bërë publike cilat rekomandime u morën parasysh dhe cilat u refuzuan, së bashku me arsyet përkatëse.

Konsultimi me organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e interesuar nuk duhet të kufizohet në fazat përmbyllëse të procesit ligjbërës apo të reduktohet në një procedurë formale të zhvilluar brenda afateve minimale të shqyrtimit parlamentar. Përfshirja efektive kërkon që palët e interesit të kenë mundësi të informohen, të kontribuojnë dhe të ndërveprojnë që në fazat e hershme të hartimit të politikave dhe projektligjeve që lidhen me procesin e integrimit europian, përfshirë fazën e konceptimit, hartimit dhe konsultimit paraprak në institucionet propozuese. Afatet minimale të shqyrtimit parlamentar, veçanërisht në procedurat e përshpejtuara, nuk janë të mjaftueshme për të garantuar analizë substanciale, konsultim real dhe pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

4. Procedurë e zakonshme për projektligje komplekse ose me ndikim të gjerë Kur një projektligj është kompleks, ndërsektorial, me kosto të rëndësishme, prek disa ligje ekzistuese, krijon detyrime të reja të rëndësishme ose ngre shqetësime thelbësore nga aktorët e prekur, Kuvendi duhet të përdorë procedurën e zakonshme. Përshpejtimi nuk duhet të përdoret kur vetë natyra e projektligjit kërkon shqyrtim më të thelluar.

5. Mbikëqyrje parlamentare mbi zbatimin e legjislacionit të integrimit europian Kuvendi duhet të forcojë mbikëqyrjen ndaj ekzekutivit për mënyrën se si planifikohet, propozohet dhe zbatohet legjislacioni që lidhet me procesin e integrimit europian. Ministritë dhe institucionet propozuese duhet të raportojnë në komisionet përgjegjëse mbi ecurinë e përgatitjes së projektligjeve, konsultimin e zhvilluar para depozitimit në Kuvend, ndikimin buxhetor dhe institucional, si dhe zbatimin e ligjeve pas miratimit. Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian duhet të përdoret gjithashtu si hapësirë e rregullt dialogu dhe ndjekjeje me shoqërinë civile dhe aktorët e interesuar mbi ligjet dhe reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit, pa zëvendësuar rolin vendimmarrës dhe mbikëqyrës të komisioneve parlamentare.

Për të mbështetur plotësimin e Piketave Përmbyllëse të negociatave me fokus “funksionimin efektiv të Kuvendit, mbikëqyrjen e ekzekutivit dhe ndërveprimin me shoqërinë civile”, i rekomandojmë Kuvendit dhe Qeverisë të përfshijnë: i) monitorimin publik dhe te aksesueshëm të Udhërrëfyesve të kapitujve themelorë, ii) dialogun gjithëpërfshirës me të gjithë aktorët e interesuar, si dhe iii) konsultimin sistematik në procesin e harmonizimit legjislativ, si masa të reja të Axhendës së Reformave 2024-2027. Kjo qasje operacionalizon rekomandimet përkatëse të Pozicionit të Bashkimit Europian për Piketat Përmbyllëse.

6. Gjurmueshmëri publike e procedurës së përshpejtuar Kuvendi duhet të garantojë që procesi i ligjbërjes për aktet që lidhen me integrimin europian të jetë i gjurmueshëm dhe i hapur për monitorim në të gjithë ciklin e tij: nga planifikimi i projektligjeve dhe zgjedhja e procedurës së shqyrtimit, te dokumentacioni shoqërues, konsultimi para dhe gjatë shqyrtimit parlamentar, roli i komisioneve, vendimmarrja në seancë dhe ndjekja e zbatimit pas miratimit. Kjo kërkon akses të mjaftueshëm në informacion dhe hapësira reale ndërveprimi për organizatat e shoqërisë civile, median, ekspertët dhe aktorët e prekur, në mënyrë që të vlerësohet jo vetëm nëse aktet miratohen në kohë, por edhe nëse ato janë konsultuar, arsyetuar, kuptuar dhe zbatohen në praktikë. Kuvendi i Shqipërisë duhet të garantojë që ritmi i procesit të integrimit europian të mbështetet nga transparenca, shqyrtimi parlamentar, konsultimi publik dhe vullneti institucional për ligjbërje cilësore, në mënyrë që përafrimi me acquis të mos mbetet formal, por të prodhojë ligje të qarta, të zbatueshme dhe të kuptueshme për qytetarët, institucionet dhe aktorët e prekur si dhe reforma të qëndrueshme.

Organizatat nënshkruese

1. Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)
2. Instituti i Studimeve Politike (ISP)
3. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
4. Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (Partners)
5. Qendra "Strehëza Edlira Haxhiymeri"
6. Shoqata Together for Life (TFL)
7. Lëvizja Europiane Shqipëri (EMA)
8. Akademia e Studimeve Politike (ASP)
9. Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri (AWEN)
10. Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" (GADC)
11. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
12. Faktoje
13. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
14. Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri (BIRN Albania)
15. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA-ECPAT Shqipëri)
16. Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM)
17. Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ)
18. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
19. Rrjeti Erasmus Tirana (ESN Tirana)
20. Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive (INAC)
21. Instituti Shqiptar i Shkencës / Open Data Albania
22. Qendra për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillim të Qëndrueshëm — All Green Centre
23. Qëndresa Qytetare
24. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
25. Fondacioni “Së Bashku”
26. Qendra Amfora
27. Qendra Për Studime të Krahasuara dhe Ndërkombëtare (QSKN)
28. Gruaja Shqiptare në Audiovizual (AWA)
29. Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI
30. Rrjeti i Grave — Barazi në Vendimmarrje

shoqëria civile integrimi

Sondazh

Poll

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?