Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kur e nisëm raportimin e ngjarjeve me një emër të ri, e në treg ishim rishtarë, ne editorët e Dosja.al, e kishim të qartë parimin tonë. Me lajmin e mirë nuk negociojmë. Nëse do të duhet të përzgjedhim se kë do të raportojmë të parin, të mirin apo të keqin, ne zgjedhim të mirin…
Tashmë kur kanë kaluar gati 11 muaj që prej ditës kur Dosja doli në treg, nuk pendohemi. Nuk pendohemi kur shohim në arkivë sesa shumë lajme pozitive, histori njerëzore, frymëzim dhe motivim për sukses kemi arritur të sjellim përmes domain-it tonë, (emrit të websites) Dosja.al.
Prandaj kemi vendosur që t’i risjellim, një e nga një, për të gjithë ata që duan një Shqipëri me ngjyra, një vend ku jetohet e punohet, historitë e shqiptarëve që punojnë, atyre që e nisin ditën me vrull, atyre që vuajnë për të paguar faturat, që përballen çdo ditë me realitetin. Iu themi: Po, mund t’ja dilni! Njësoj si këto vajza e djem, burra e gra, të shkolluar, qytetarë të mirë, të lexuar, me një ide në kokë, me aq pak sa mundën të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre dhe tonën…
Ia nisim me tri vajza adoleshente që përfunduan në revistën “Forbes”… Po, po, në Forbes-in prestigjioz ku zhgarravinat e politikës sonë do e ëndërronin me lobingje dhe sponsorë që të shkruhej për to. E këta vajza ia arritën përmes neuroneve të tyre.
Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, me aplikacionin e tyre “GjejZâ” që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara, kanë fituar çmimin e parë në “Technovation Challenge”. Janë vetëm 16 vjeç, por ato janë tashmë model për moshatarët e tyre në të gjithë botën. Aplikacioni GjejZa i krijuar nga ekipi shqiptar tashmë ka marrë jehonë ndërkombëtare. Dy ekipe me nga tetë vajza 16-vjeçare, nga Spanja dhe Shqipëria, vendosën që sulmi dhe abuzimi në familje është një çështje e rëndësishme që ata donin ta zgjidhnin përmes hartimit të aplikacioneve.
Serena Leka, shqiptarja që sot trajnon ekselentët nga e gjithë bota
Serena Leka, 24 vjeç, është një nga shqiptaret që po shkëlqen sot në fushën e inovacionit. Ajo është fituesja e çmimit të parë në Kinë për inovacionet dhe start-upet për vitin 2019. Mosha është thjesht një numër për të drejtuar “botën”, dhe Serena është shembulli që përmbush thënien. Ka udhëtuar në 15 shtete të botës, ka qenë drejtoreshë ekzekutive e rrjetit të studentëve ekselentë në Tiranë, senatore klase, presidente e shkollës, kryetare e aktiviteteve jashtëshkollore dhe është e vetmja studente shqiptare që ka fituar një bursë prej 50.000 euro nga mbretëria daneze që aktualisht është pjesë e grupit bërthamë të studentëve ekselentë nga mbarë bota.
Serena Leka, nga Fushë-arrëzi, filloren e ka përfunduar tek “Skënder Luarasi” dhe më pas ka vijuar tek “Shkolla e Kuqe” në Tiranë. E reja u etiketua nga shokët e klasës një “peshkope” që mendjen e kishte vetëm për të mësuar, por ja që ia vlejti… Me vetëm një 9-të gjatë gjithë viteve të gjimnazit, me mesatare 9.2 në fund të ciklit të studimeve për Financë e Kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë në UT, me 10 në temën e diplomës, Serena ka sakrifikuar për të çarë në një botë, ku të qenit ‘djali i mamit’ apo i babit, nuk pi ujë…
Në një rrëfim për “Businessmag”, kohë më parë, ajo është shprehur: “Çdo gjë që kam bërë ka pasur një rezultat diku dhe dikur, jo gjithmonë në kohë, por më është kthyer në forma të ndryshme. Ta zëmë pas përfundimit të maturës, fillova të ndihmoj familjen në lokalin në Tale. Madje nuk shkova as në ballo. Kjo gjë vijoi dhe për 3 vitet e tjera, gjatë sezonit të verës sigurisht. Më e mira e të punuarit “hamallëk” është trajnimi që merr në shërbimin ndaj klientit. Sigurisht për mua kishte edhe një të mirë tjetër, se kështu paguaja “faturat” e makinës, për pjesën tjetër të vitit”.
Supriza e vitit 2019, është fakti sesa të rinj shqiptarë inovativë dalin nga bangat e gjimnazeve të Tiranës, e ne nuk arrijmë dot si shoqëri t’i socializojmë për të krijuar inovacion, por i hedhim ata tej, ku bota e madhe, e etur për krijimtari i mbërthen në kthetra, duke e bërë edhe më të dhimbshëm “eksodin e trurit”.
I tillë është edhe rasti i Albi Zhulalit. Krijues dhe ideator i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e hoteleve, Zhulali ia doli që tashmë të jetë pjesë e gjigantit amerikan të krijimit dhe inovacionit përmes teknologjisë, Silicon Valley.
Softmogul është një startup i themeluar nga një ekip tërësisht shqiptar në Tiranë. Platforma e krijuar prej tij, i lejon grupit menaxherial të konfiguroje tipat e dhomave, numrat e tyre, çmimet, ndërlidhjen e të gjithë kanaleve të shitjes si Booking.com, Expedia etj, krijimin e paketave të ndryshme për të personalizuar qëndrimin e çdo klienti si dhe raporte të detajuara lidhur me perfomancën e hotelit. Gjithashtu me anë të Softmogul, recepsioni mund të bëj check-in, check-out, si dhe të pranojë të gjitha metodat e pagesave nga një iPad.
E për të mos u harruar gjatë këtij viti është edhe historia e Vasil Pemës, i riu shqiptar që jeton në Suedi, i cili u bë mjeku i 27-të në botë, i specializuar në trajtimin e Demencës (humbje e kujtesës). Vetë mbretëresha e Suedisë, Silvia ishte e pranishme në ceremoninë e diplomimit, dhe i dorëzoi diplomën mjekut shqiptar.
Ky është një master mjaft i rëndësishëm, pasi mbështetet nga vetë Mbretëresha e Suedisë përmes fondacionit “SilviaHemmet” si edhe nga “Karolinska Institutet” në Stokholm. Në të gjithë botën, janë vetëm 27 mjekë të cilët kanë përfunduar këtë kurs, “Trajtimi i Demencës” ku shumica e tyre punojnë në Suedi.
Nik Gjeloshaj në krye të shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi
Komuna e Tuzit, me një status të pavarur nga Podgorica po drejtohet për herë të parë nga një shqiptar.
Në zgjedhjet e mbajtura pranverën e këtij viti, koalicioni i shqiptarëve “Malësia na Bashkon”, arriti të shpallet fituese, duke marrë 16 vende në këshill nga 32 që ka Komuna e Tuzit, ndërsa kryetari i kësaj Komune për herë të parë u zgjodh një shqiptar, Nik Gjeloshaj.
Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018. Për herë të parë në historinë e proceseve të tilla lokale, partitë politike shqiptare dolën të bashkuar në koalicionin “Malësia na Bashkon”. Me qëllim maksimalizimin e votave dhe arritjen e një rezultati fitues, tre partitë shqiptare Alternativa Shqiptare (kryetar: Nikë Gjeloshaj), Lidhja Demokratike Shqiptare (kryetar: Nikollë Camaj) dhe Unioni Demokratik Shqiptar (kryetar: Fadil Kajoshaj) u bashkuan në koalicionin parazgjedhor “Malësia na bashkon” duke ia arritur qëllimit.
Maturanti shqiptar ‘thyen’ barrierat e racizmit grek, Rahman Lumi, ekselenti i parë në Greqi
Ai tani mund të konsiderohet zyrtarisht student, pasi kryeson listën e fituesve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Politeknikumin e Universitetit Aristotelio të Selanikut, një nga Universitetet më të vështira të Athinës, duke grumbulluar plot 18.640 pikë. Rahman Lumi, është një tjetër histori frymëzuese, që ka arritur të bëhet lajm në mediat greke, sesi shqiptari është student më i mirë në Greqi në degën e tij. Guri i rëndë në vend të vetë? Hmmm, më duket se ky s’është rasti…
Fatlume Sadiku, shkencëtarja shqiptare që i ka “shpallur luftë” kancerit
Shqiptarja Fatlume Sadiku me talentin dhe karakterin e fuqishëm ia ka dalë që të jetë një nga gratë vizionare të shkencës në Evropë, që me hulumtimet në Informatikën Mjekësore, të kërkojë metoda inovative për të zbuluar kancerin. E lindur në Pejë, ku përfundoi edhe gjimnazin si laborante teknike, Fatlumja është një nga informaticienët më të mira sot në Zvicër.
Sonila Bello Pulaha, shqiptarja me salon në Manhattin e ëndrrave
Në lagjen më të njohur të New Yorkut, Manhattan, ku yjet e kinematografisë botërore e kanë çdo ditë një shesh xhirimi, ndodhet edhe një shqiptare e cila ka ndërtuar jetën përtej oqeanit, në Amerikë.
Është Sonila, 31 vjeçe nga Lushnja, e cila ka ndërtuar një sallon bukurie, e ku të gjithë e njohin. Salon By JC, është marka në të cilën ajo ka marrë një nga degët e këtij super-brendi amerikan.
Sonila Beauty Box është salloni ku ajo jep gjithçka nga talenti dhe dashuria për të bukurën. Google e ka vlerësuar edhe për këtë vit me 5 yje, bazuar në vlerësimet e klientëve… Sonila Beauty Box ka arritur të sigurojë si kliente edhe blogere të njohura si për shembull Marissa Casey, Anna Kloots apo Stephanie e Bella Bombshel. Eh çfarë bën pasioni?!
Kampioni Alvin Berisha, çështja mediatike që tronditi diplomacinë dhe dogji ambasadorin Gent Gazheli
Tashmë të gjithë e njohim si kampioni 11-vjeçar që arriti të dilte gjallë nga kampi Al-Hol në Siri. Gazetarët e “Le Iene” denoncuan se i vogli kishte ngelur në kamp pas vdekjes së të ëmës së radikalizuar, ndërsa babai i tij e kërkonte dëshpërimisht. Afrimi, arriti të përqafonte sërish të birin, pas një solidarizimi ndërkombëtar dhe kombëtar.
Mijëra shqiptarë vunë para përgjegjësisë qeverinë shqiptare e cila u gjet e papërgatitur dhe “lau duart” me ambasadorin shqiptar në Turqi, Gent Gazheli, që gënjeu gazetarët italianë. Alvini u rikthye në shtëpinë e tij në Itali, ku qytetarët e Leços e pritën si një “kampion”.
E teksa kalon sheh kopertinën e “Elle” ku pozon shqiptarja jonë e talentuar Dua Lipa, e kthyer në muzë frymëzimi për miliona njerëz në të gjithë botën, sytë më shkojnë në vendin tonë…
Aty ku përditë vendosim një tullë në murin e përbashkët, që bashkë me shqiptarë të tjerë, të ndërtojmë të ardhmen tonë me punë, se ndryshe ndodh siç edhe Ali Asllani, në poezi e thoshte “Mirëpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh, shikon larg e dëgjon thellë, di të vesh, edhe të zhvesh…”
Vrasje, grabitje, sherr në parlament, sherr jashtë parlament, shokët tanë me kollare, shokët tanë me fotografi-bamirësie?! Pse vallë kaq të këqinj jemi ne shqiptarët? Kaq shumë e zilepsim njëri-tjetrin?!
Tragjedia e 26-nëntorit na përplasi të kundërtën në fytyrë. Inatet, zilitë, planet, ambiciet, prapaskenat, si t’i bësh gropën kujt, e si të shpëtosh pa lagur, u lanë mënjanë, kur në transmetim të drejtëpërdrejt, u pa sesi fuqia e një fatkeqësie bën bashkë mikun me armikun.
“Hë mo Tiku, e sheh” që shpëtove”-i thotë një nga anëtarët e ekipit të kërkim-shpëtimit, një 33-vjeçari që u nxorr i gjallë nga rrënojat e hotel MiraMar në Durrës.
Forca e jetës nuk ndaloi kur 20 minuta pas lëkundjeve të orës 03:55 minuta të mëngjesit, në jetë erdhën dy binjakë.
Lëkundjet vazhdojnë edhe sot, e ndërsa atyre që dridhjet iu morën më të dashurit, ‘do tyre janë zhvendosur nëpër shtëpitë e të afërmve, të tjerë në banesat e shtetit, e mijëra në çadra, kurse sot në Krishtlindje kujtojnë të dashurit e tyre, e ne me ta kujtojmë sesa më mirë ky vend mund të bëjë, njësoj si shembujt që rindamë me ju sot. A mund të shkruajmë historinë tonë, me gabime, por me kurajo dhe forcë për t’u bërë më të mirë?! Sfidë e fortë për 2020…
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Në ditët e festave konsumimi i alkoolit shtohet, por Policia Rrugore shprehet se ka marrë të gjitha masat që të disiplinojë sa më shumë shoferët, q...
GJIROKASTËR- Policia ka gjetur pas 24 orësh një të moshuar që ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur kontaktet me familjarët. Në një njoftim për media...
TIRANË- Ish-kreu i ISKK, Agron Tufa, tashmë në kërkim të azilit në Zvicër, ka reguar një ditë pasi gjykata rrëzoi padinë e tij nga deputetit të Partisë Soc...
TIRANË- Atentatorit të fisit Çapaj në Elbasan në 2016, Shkëlzen Hasanpapaj i shtohen edhe 8 muaj burgim.Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale...
LAÇ- I ftohti dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore po e rëndon çdo ditë situatën në zonat më të prekura nga tërmeti.Ndërkohë nga një ...
Tropojë- Në Tropojë është vetëplagosur me armë armë zjarri një 90-vjeçar me iniciale A.M. Mësohet se i moshuari është vetëplagpsur me armë në bodrumin e ...
TIRANË– Historia e trishtë e Donika Lalës, është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të Hapur’ në ‘News24’. Ndonëse kjo një ditë feste për besimtarët e kr...
GREQI– Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujëra...
TIRANË- Ne ditën e Krishtlindjes, familja Kraja u zgjua nën çadër, aty ku edhe ndëzi qirinjtë e shpresës për vazhdimësinë e jetës. Pavarësisht fakti...
DURRËS– Në ditën e Krishtlindjes, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në ‘Facebook’, një shkrim, përmes të cilit falen...