LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’i treguan që burri s’kishte njërin krah”/ Historia e trishtë e gruas nga Divjaka që u martua me shkuesi: Dy djemt

25 Dhjetor 2019, 12:06 Nga DOSJA
“S’i treguan që burri s’kishte njërin krah”/

TIRANË– Historia e trishtë e Donika Lalës, është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të Hapur’ në ‘News24’. Ndonëse kjo një ditë feste për besimtarët e krishterë, Krishtlindjet, 48-vjeçarja tregon se jeton prej vitesh në Divjakë me familjen e saj.

E pranishme në studion e emisionit, Donika tregon se në moshën 25-vjeçare familja e marton me shkuesi dhe i mban të fshehë problemin fizik të bashkëshortit, i cili nuk e ka njërin krah. Jeta mes skamjes dhe varfërisë e Donikës, ka qenë dhe shkaku i dështimeve të tre lindjeve. Akoma më dramatike do të bëhej jeta e kësaj zonjë, kur djali i saj dhjetë muajsh lindi me vrimë në zemër dhe nuk mbijetoi dot.

48-vjeçarja tregon se jeton në varfëri ekstreme me burrin dhe dy djemtë, për të cilët thotë se edhe ata kanë probleme shëndetësore. E lënduar në shpirt Donika rrëfen jetën e vështirë ekonomike dhe shëndetësore, duke parë vuajtjen e fëmijëve që rënkonin nga dhimbja. Më shumë jetoja spitaleve shprehet nëna me lot në sy.
Nëna e dy fëmijëve tha se familja e përballonte disi jetesën falë një dyqani të vogël në të cilin shisnin benzinë, por edhe atë nuk e ka më, pasi ia vodhën.

Erdhi një person dhe i tha babait tim që do ta marrë vajzën do ta çoj në Divjakë, nuk ka vetëm 2 gishta, po është djalë i mirë shumë. Ishte fati im të vuaja, atëherë nuk vendosje dot vetë, ç’të thoshte babai do bënim. Goca e xhajes ma bëri dhe motra ime debatoi pak me të, por e shkëputëm muhabetin për po se vendoste babai. Familja ime pyeti për familjen e tyre, erdhën dhe ata u prezantuan. Ishin familje e madhe 6 djem pa vajza. Kam bërë 3 lindje 3 dështime. Kam hequr shumë, një fëmijë e hoqa se s’kishim kushte. Vëllezërve të mi ju vjen keq, por s’kanë ç’të bëjnë, kanë familjet e tyre. Unë vij në 3 të natës në shtëpi vetëm qaj, më dhemb koka, vetëm unë e di sa vuaj. Kam shkuar tek kryetari i bashkisë i kam qarë hallin kam kërkuar punë për burrin e se e kam me një dorë dhe djemtë i kam të sëmurë, nuk punojnë dot. Unë fshi me kilometra rrugë, e marr turnin në 3 të natës, frikësohem se dalin lloj-lloj njerëzish të pirë, njerëz me probleme. Gratë të tjera ka po janë disa të shoqëruara nga burrat, po unë nuk e zgjoj se më vjen keq. Punoj deri në 5 e ca të mëngjesit pastaj dal në 8 deri në orën 1 të plotësoj orarin, por mjeku ma ka ndaluar të punoj natën. Kam probleme dhe me kunatën në shtëpi sepse ajo ka dorë, vjedh gjëra, unë ia kam vënë në dukje disa herë, por s’kam c’ti them. i mori burrit 30 mijë lek dhe shkova bëra denoncim në polici, që atëherë nuk flas më me të.”, tha Donika.

Pjesë e emisionit është bërë edhe kryetari i bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, i cili tha se e njeh situatën financiare të Donikës, ndërsa premtoi se do ta ndihmonte nene e dy fëmijeve. “Përshëndetje! Gëzuar Krishtlindjet! Së pari dua të them që Donika është vërtet një zonjë model për qytetin sepse me punën që bën është shembull i mirë i punës së bashkisë sepse qyteti jonë është shumë i pastër. Padyshim që unë e di edhe situatën ekonomike të Donikës. Ajo e di që unë do përgjigjem për çdo hall e çdo problem që ajo të ketë, ne do ulemi dhe do përpiqemi të gjejmë diçka, do ulemi dhe me bizneset, nuk do kursehemi asnjëherë. e siguroj Donikës përmes këtij emisioni që do jem në krahun e saj dhe të familjes së saj”, tha ai.

Marrë nga Ballkan web

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet divjake donika lala historia e trishte e familjes lala divjake donika lala historia e trishte e familjes lala

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë