Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në ditët e festave konsumimi i alkoolit shtohet, por Policia Rrugore shprehet se ka marrë të gjitha masat që të disiplinojë sa më shumë shoferët, që të mos bëhen rrezik për të tjetër duke shkaktuar aksidentet.
Në një postim në Facebook, Policia bën me dije sot ka vijuar me kontrollet në rrugë me radar, ku ka zbuluar se shumë shoferë udhëtonin jashtë normave të lejuara duke arritur deri në 174km/h. Po ashtu bëhem me dije se 16 shoferë janë ndëshkuar me heqje patente dhe shumë të tjerë janë këshilluar.
Uniformat blu u bëjnë alet shoferëve që të mos fluturojnë në rrugë dhe të mos drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, pasi janë rrezik për gjithë komunitetin.
NJOFTIMI I PLOTË
Festo, por mos fluturo ✈ me automjet në rrugë?, respekto rregullat e qarkullimit që të arrish i sigurt në destinacion?, që të mos vrasësh jetën? e t’u venitësh festën familjarëve?. Policia Rrugore, në zbatim të planit të masave për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, po vijon monitorimin e qarkullimit rrugor në të gjitha akset rrugore duke përdorur mjetet logjistike si radar e drager, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik potencial për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan-Tiranë vijon monitorimi me radar dhe gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 16 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 151 km/h deri në 174 km/h. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat, të festojnë, por të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të festojnë, por të mos fluturojnë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën rrugore për shpejtësinë e lejuar e të respektojnë të drejtën e këmbësorëve, duke respektuar vijat e bardha dhe në ato raste ku ato mungojnë t’u japin përparësi këmbësorëve për të kaluar.
Njëkohësisht, Policia Rrugore apelon edhe për përdoruesit e biçikletave dhe të motoçikletave, që të tregojnë kujdes e të respektojnë sinjalistikën, të ndriçojnë biçikletat me pajisje fosforeshente për natën dhe motoçiklistët të vendosin kaskat mbrojtëse. Këmbësorët të kontrollojnë rrugën nga të dyja senset e lëvizjet dhe pastaj të vijojnë lëvizjen aty ku s’ka semafor dhe vija të bardha, ndërsa në rastet ku është sinjalistika të respektojnë atë për të kaluar nga një krah në tjetrin. Policia Rrugore fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital çdo shkelje të rregullave të qarkullimit, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë. #Ndihmodhetinësigurinërrugore
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
GJIROKASTËR- Policia ka gjetur pas 24 orësh një të moshuar që ishte larguar nga shtëpia dhe kishte humbur kontaktet me familjarët. Në një njoftim për media...
TIRANË- Ish-kreu i ISKK, Agron Tufa, tashmë në kërkim të azilit në Zvicër, ka reguar një ditë pasi gjykata rrëzoi padinë e tij nga deputetit të Partisë Soc...
TIRANË- Atentatorit të fisit Çapaj në Elbasan në 2016, Shkëlzen Hasanpapaj i shtohen edhe 8 muaj burgim.Dënimi shtesë është dhënë nga gjykata penale...
LAÇ- I ftohti dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore po e rëndon çdo ditë situatën në zonat më të prekura nga tërmeti.Ndërkohë nga një ...
Tropojë- Në Tropojë është vetëplagosur me armë armë zjarri një 90-vjeçar me iniciale A.M. Mësohet se i moshuari është vetëplagpsur me armë në bodrumin e ...
TIRANË– Historia e trishtë e Donika Lalës, është bërë sot pjesë e emisionit me ‘Zemër të Hapur’ në ‘News24’. Ndonëse kjo një ditë feste për besimtarët e kr...
GREQI– Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis ishte zëri i fundit nga Athina që kërkoi me ngulm imponimin ndaj Shqipërisë dhe zgjerimin e ujëra...
TIRANË- Ne ditën e Krishtlindjes, familja Kraja u zgjua nën çadër, aty ku edhe ndëzi qirinjtë e shpresës për vazhdimësinë e jetës. Pavarësisht fakti...
DURRËS– Në ditën e Krishtlindjes, Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës ka publikuar në faqen zyrtare në ‘Facebook’, një shkrim, përmes të cilit falen...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e shpërblimit të pensionistëve për festat e fundvitit të 2019-s, që siç u raportua një ditë më parë do të...