LIVE UPDATES
Editorial

Dorëheqja e Presidentit të Bundesbankës – sinjal i një epoke të re

22 Tetor 2021, 15:26 Nga DOSJA
Dorëheqja e Presidentit të Bundesbankës – sinjal i një

Dorëheqja e presidentit të Bankës Qendrore të Gjermanisë, Bundesbank-ës të mërkurën (20.10.) ka tërhequr vëmendjen në Evropë. Jens Weidmann-i kryesoi për 10 vjet njërin nga institucionet historikisht më të respektuara të Gjermanisë. Në postin e tij Weidmann-i ishte një zë i fuqishëm edhe në Evropë. Si president i Bundesbank-ës, ai ishte anëtar i Këshillit të Bankës Qendrore Evropiane, me seli në Frankfurt. Atje ai ka mbrojtur me argumente pavarësinë e Bankës Qendrore Evropiane. Dhe ka kundërshtuar politikën monetare të ish-Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, italianit Mario Draghi. Këtu, megjithatë, suksesi i Weidmannit ishte i kufizuar.

Draghi siç dihet kombinoi blerjen masive të obligacioneve të shteteve në krizë të Eurozonës me një politikë të interesave të ulëta bankare. Kjo solli pakënaqësi të madhe në Gjermani dhe në disa vende evropianoveriore. U gjykua se Banka Qendrore Evropiane kapërceu mandatin e saj dhe se me blerjen masive të obligacioneve të shteteve në krizë, me paratë e përbashkëta të shteteve të Eurozonës, ku aktorët më të fuqishëm ekonomikë janë shtetet e Veriut,po financon jugun e Evropës; se kjo Bankë përzien politikën monetare – detyrën e mirëfilltë të saj për stabilitetin e euros, me politikën fiskale.

Largimi i Weidmannit – fund i një epoke

Është fjala për traditën e Bundesbankës në Bankën Qendrore Evropiane, traditë të cilën e mbrojti Weidmanni. Këtë detyrë të vështirë ai e nisi që në vitin 2011, kur u bë president i Bundesbankës, pasi kish qenë më parë këshilltari ekonomik i kancelares Merkel. Sipas gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung për më shumë se një dekadë, prej themelimit në vitin 1998 deri në vitin 2011, Banka Qendrore Evropiane i mbeti besnike konceptit gjerman për misionin e saj: të ndjekë thjesht politika monetare për të stabilizuar euron. Kriza e euros, në vitet 2008/2009, bëri që kjo traditë të lëkundet. Me ardhjen në krye të Bankës të italianit Mario Draghi, Banka Qendrore nisi një kuptim amerikan të politikës monetare.

Në se konsiston kuptimi tradicional i politikës monetare, nga Gjermania dhe disa shtete evropianoveriore? Dhe në se konsiston kuptimi amerikan dhe i shteteve kryesisht evropianojugore i politikës monetare?

Këto konsistojnë në radhë të parë në rolin e ndryshëm që palët mendojnë se u takon Bankave Qendrore.

Thelbi i mosmarrëveshjes me Bankën Qendrore Evropiane

Sipas kuptimit tradicional gjerman, Banka Qendrore duhet të ruajë pavarësinë dhe të ndërhyjë pak. Politika monetare duhet të ndahet prerë nga politika fiskale. Pra detyrë e Bankave Qendrore, edhe e Bankës Qendrore Evropiane është të merren me politikë monetare dhe me stabilitet çmimesh. Kështu e përcakton edhe ligji i bashkimit monetar. Këtë e mbrojti Weidmanni.

Ndërsa kuptimi amerikan i politikës monetare e quan artificiale ndarjen e rreptë të politikës monetare nga politika fiskale. Ky interpretim u intereson shteteve me probleme ekonomike kryesisht të jugut të Evropës, Italisë, Spanjës, por edhe Francës. Ato duan që Banka Qendrore Evropiane t’u blejë atyre me paratë e kontribuesve të Eurozonës obligacionet problematike, t’u blejë borxhet.

Dallimi i dytë në pikëpamje konsiston në masën sa duhet të tolerohet inflacioni për hir të rritjes ekonomike. Pikëpamjet tradicionale gjermane ushqehen ndër të tjera nga përvoja e hiperinflacionit, të viteve 1920.

Ndryshim pozicionesh i Gjermanisë

Por këto pikëpamje „konservatore” kohët e fundit kanë evoluar. Kjo është pasqyruar edhe në mbështetjen e qartë të Bankës Qendrore Evropiane nga Gjermania. Në letrën e ndarjes që Jens Weidmann-i u shkroi bashkëpunëtorëve të mërkurën (20.10.) theksoi se „Mjedisi, në të cilin veprojmë, ka ndryshuar masivisht”. Vendimet monetare dhe politike pas krizës financiare, krizës së borxheve dhe pandemisë do të kenë pasoja të qëndrueshme.

Weidmanni ka qenë dendur në minoritet në Këshillin e Bankës Qendrore Evropiane me qëndrimin e tij se blerja e borxheve të shteteve në nevojë, blerja e obligacioneve, lejohet vetëm në situata krize emergjente. Dhe se zgjerimi i blerjes së obligacioneve të shteteve, përtej kohës së krizave emergjente, e bën politikën monetare të varur nga qeveritë dhe nga tregjet.

Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese Gjermane e detyroi Bankën Qendrore Evropiane të dëshmojë se në veprimet e saj kujdeset që të mos financojë shtetet me obligacione, pasi kjo nuk është detyrë e saj. Megjithatë, kohët e fundit Weidmanni dëshmoi me një sërë veprimesh sensin realist të tij dhe të Gjermanisë ndaj zhvillimeve në Evropë. Kështu, në emër të Bankës Qendrore të Gjermanisë, Weidmanni mbështeti Programin e Blerjes së Borxheve të Pandemisë (PEPP). Ky program përfundon në mars dhe Bankës Qendrore Evropiane i duhet të vendosë në dhjetor për fatin e programit.

Ai mbështeti edhe verifikimin strategjik për inflacionin, që miratoi në qershor të këtij viti Banka Qendrore Evropiane, sipas të cilit do të quhen të pranueshme devijimet nga objektivi 2% i inflacionit.

Pasardhësi i Weidmannit pritet më pranë Bankës Qendrore Evropiane

Në Gjermani, largimin e Weidmann-it e shpjegojnë kryesisht me lodhjen shumëvjecare në qëndrimin shpesh opozitar në Bankën Qendrore Evropiane. Në aftësitë si ekonomist ai vlerësohet me notat maksimale, në Gjermani dhe në Evropë. Por qëndrimet e tij të fundit në BQE tregojnë edhe se ai i kishte kuptuar drejt sinjalet e kohës.

Momenti i largimit të Jens Weidmann-it njëkohësisht është shenjë e një fryme të re në Gjermani. Weidmanni largohet në të njëjtën kohë me Angela Merkelin, këshilltar i së cilës ishte fillimisht. Analistë thonë se ka pak dyshim se personi që do të zgjedhë në krye të Bankës Qendrore, Bundesbankës qeveria e re gjermane e drejtuar nga socialdemokratët, do të ketë më pak rezerva për politikën e blerjes me dorë të lirë të obligacioneve të shteteve në nevojë nga Banka Qendrore Evropiane.

Si pasardhëse e mundshme e Weidmannit në post përmendet, ndër të tjera, një mbështetëse e vendosur e politikave të Bankës Qendrore: Isabel Schnabel. Schnabel ka pak rezerva për blerjen e obligacioneve shtetërore dhe është më pak e shqetësuar për rreziqet e inflacionit. Aktualisht ajo është njëra nga gjashtë drejtorët e Bankës Qendrore Evropiane. Por zgjedhja e saj nuk është vendosur.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

editorial editorial auron dodi gjermani jens weidmann auron dodi gjermani jens weidmann

Sondazh

Poll
Editorial 18 Tetor 2021, 13:15

Pse Humbi Albin Kurti?

Tregimi ndër shqiptarë se çdo çudi zgjatë jo më shumë se tre ditë dhe pastaj kalohet në një tjetër ngjarje çuditëse, për ta harruar atë të ...

Editorial 18 Tetor 2021, 11:13

Vazhdimi i revolucionit të Shën Valentinit

Konluzioni i përbashkët i të gjitha analizave, menjëherë sapo dolën shifrat e para të zgjedhjeve lokale në Kosovë, ishte rezultati shumë më i ulët që mori Vetëv...

Editorial 15 Tetor 2021, 12:08

Edmond, një histori moderne e heroit klasik

Është fundi i shekullit XIX. Një poet francez, Edmond Rostand, ndjek i dëshpëruar dështimin e pjesës së tij të fundit, përpara se të shkojë duarbosh dhe i ...

Editorial 15 Tetor 2021, 11:48

Për një opozitë post-berishiste

Dy elementet bazë të opozitarizmit berishist janë denoncimi hiperbolik dhe agresiviteti, që nga ai verbal deri tek ai fizik. Denoncimet e Berishës ndaj kundërsh...

Editorial 14 Tetor 2021, 11:04

Dinjitetin nga qesharakja e ndan vetëm një hap

Unë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e njerëzve në botë, kam përçmim për Hitlerin, përçmim ky i cili pjesën më të madhe të kohës kalon në urrejtje, ...

Editorial 12 Tetor 2021, 08:07

Nevoja e pavarësisë energjetike

Nga Blendi KajsiuTIRANE– Në një dalje publike të pro gramuar për të qetësuar Kryeministrin dhe çoroditur qytetarët, Rama na paralajmëroi për një kr...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet