LIVE UPDATES
Politike

COVID-19/ PD akuza ndaj Ramës: Gjysma e shqiptarëve përjashtohen nga paketa e ndihmës, duhet rishikuar

29 Mars 2020, 12:14 Nga DOSJA

Tiranë-Kreu i Kabinetit të Lulzim Bashës, Dorian Teliti ka denoncuar mesditën e sotme se qeveria ka përjashtuar me shumë se gjysmën e shqiptarëve nga paketa e ndihmës. Teleti ka theksuar se paketa e ndihmës së qeverisë duhet rishikuar, pasi sipas tij asnjë qytetar nuk duhet të përjashtohet. Ai shtoi më tej se qeveria nuk do do ju japë asnjë qindarkë shqiptarëve që gjatë muajit mars, nuk u lejuan që të punonin.

Deklarata e plotë:

Shqipëria sot është në betejë kundër virusit, por qeveria është në luftë për të mbuluar 2 të vërteta të hidhura.

E vërteta e parë është se qeveria ka përjashtuar nga ndihma ekonomike më shumë se gjysmën e qytetarëve që kanë mbetur pa të ardhura për shkak të masave të jashtëzakonshme.

E vërteta e dytë është se askush nuk do të paguhet për 18 ditët e marsit, kur shumica e bizneseve u mbyllën dhe qytetarët u futën në karantinë me urdhrin e qeverisë.

Paketa gjysmake e qeverisë parashikon shtrirjen e efekteve nga 1 prilli. Kjo do të thotë se marsi nuk përfshihet fare në llogaritë e Edi Ramës për të ndihmuar qytetarët.

Në vendimin e fundit të publikuar për fondin e ndihmës gjysmake shkruhet e zeza mbi të bardhë:

“Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shume se 3 muaj.”

Është e qartë se vendimi i qeverisë ka përjashtuar ndihmën për muajin mars, duke lënë në mëshirë të fatit më shumë se 1 milionë qytetarë.

• Ku do t’i gjejnë paratë ata për të mbyllur këtë muaj?
• Pse duhet të shtojnë borxhet kur Edi Rama e kishte në dorë t’ua lehtësonte jetën?

Hyrja në fuqi në 1 prill e vendimit nuk do të thotë se pagesa do të kryhet menjëherë. Pas aplikimit nga bizneset, do të duhen të pakten 10 ditë të tjera që te marrin një përgjigje, nëse perfitojnë apo jo nga fondet e pamjaftueshme të vëna në dispozicion. Lënia pa të ardhura për të paktën 1 muaj nga mbyllja e detyruar e bizneseve është pasojë direkte e vonesës së pajustifikuar dyjavore të qeverisë për hartimin dhe zbatimin e paketës së ndihmës.


 Edhe ato pak masa te lançuara nga qeveria janë gjysmake dhe jotransparente.
 Ndërsa vazhdon të paguajë miliona euro për beton për një grusht njerezish, qeveria nuk ka ende një pergjigje se:

1. Çfarë do të bëhet me rreth 35 mijë biznese të vogla me xhiro deri në 140 milionë lekë që nuk perfitojnë nga paketa e ndihmës?

2. Çfarë do te behet me dhjetëra mijera të papunë, që nuk janë pjesë e skemës së papunësisë? Me çfare do te ushqehen ata?

3. Çfarë do të bëhet me rreth 70 mijë familje qe i kanë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmes ekonomike dhe nuk janë përfitues të skemës së Qeverisë? Kush do të kujdeset për ta?

4. Çfarë do të bëhet me mijëra ambulantët që nuk janë përfshirë fare në vendimin gjysmak të qeverisë? Si do të ushqehen ata, kur qeveria ka ndaluar aktivitetin e tyre?
Shteti ka detyrimin që në këtë moment të vështirë të jetë pranë të pamundurve, t’u sigurojë atyre minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer.
Nuk janë paratë e xhepit të Edi Ramës, por parate e taksave të shqiptarëve. Ato nuk duhet të shkojnë tek një grusht oligarkësh dhe financuesish të Edi Ramës. Sot, është më jetike se kurrë, që shqiptarët të marrin ndihmë nga shteti, të mos diskriminohen dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë. Ky është detyrim ligjor i shtetit dhe jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës. Partia Demokratike kërkon rishikimin e paketës së ndihmës së qeverisë! Asnjë qytetar nuk duhet të përjashtohet! Çdo ditë e lënë pa punë duhet të kompensohet!

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se qeveria ndihmën për bizneset dhe qytetarët që mbeten pa punë do e fillojë nga 1 prilli.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dorian teliti viktimat e covid ne shqiperi dorian teliti viktimat e covid ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj