LIVE UPDATES
Politike

COVID-19/ Veliaj tregon sesi do ndihmohen të moshuarit: Ja si funksionon dhe ku duhet të drejtoheni për ndihmë

29 Mars 2020, 12:00 Nga DOSJA
COVID-19/ Veliaj tregon sesi do ndihmohen të moshuarit: Ja si funksionon

Tiranë– Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shpjeguar të gjithë skemën se si funksionon i gjithë zinxhiri i skemës së solidaritetit. Në një intervistë për Top Channel, Veliaj tha se edhe ai që nuk është për momentin në databazën e Bashkisë, do të marrë ndihmë duke sinjalizuar fillimisht.

“Fillon fillimisht me një sinjalizim, pra nëse nuk je në databazën tonë, pra mund të kesh ardhur tani në Tiranë ose nuk je regjistruar kurrë pranë njësisë administrative, fillon me sinjalizim. Mund të ndodhë online tek bashkëqeverisja, pra e gjithë Kryeministria është kthyer në një mega central, “Shqipëriaqëduam.al”, kati i parë i Bashkisë është kthyer në një central në telefon, 0800 0888. Numri është falas, pra mund t’i bjerë dikush nga çfarëdo telefoni, mjafton që të jetë një rast real, pasi kemi patur edhe raste abuzimi. Po duam që të jenë raste reale, pasi janë energji njerëzore. Pasi është marrë sinjalizimi ose nga “Shqipëriaqëduam.al”, ose nga 0800 0888, ose tek aplikacioni “Tiranaime”, menjëherë i shkon njësisë administrative që bën verifikimin. Nëse rasti na rezulton i vërtetë, atëherë pasohet me paketën e ndihmave. Pse e them këtë, kemi pasur plot raste, më vjen keq të them, por në këto orë që jemi tani në mesditë, dy të tretat e rasteve kanë qenë o gallatë, o kalim kohe, gjë që nuk shkon. Kështu që na duhet ta respektojmë këtë zinxhir sinjalistike, ose me telefon, ose me aplikacionin, ose online, dhe menjëherë njësia bën verifikimin, dhe pastaj ofron gjithë ndihmën”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se të gjithë grupet e punës janë në terren për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe veçanërisht të moshuarve që janë vetëm.

“Tirana ka një kontingjent prej 100 mijë pensionistësh. Posta ka çuar në 90 mijë prej shtëpive pensionin, ndërkohë që ne kemi identifikuar sipas inventarit tonë të Gjendjes Civile, indeksti tonë, rreth 35 mijë të cilët janë klasifikuar formalish që jetojnë vetëm. Disa herë ky është vetëm një formalitet. Do të thotë që jetojnë në të njëjtin qytet por mund të kenë ndarë kurorat për të përfituar ose nga ndihma ekonomike, ose nga bonusi I qirasë, apo kredia e butë. Ne planifikojmë që janë rreth 5 mijë pensionistë që janë realisht vulnerabël. Ndaj dhe ne do të donim që fokusin më të madh ta kishim realisht tek këta 5 mijë. Kemi bërë një inventarizim në të 27 njësitë, kemi një kontigjent ushqimor deri për tre muajt e ardhshëm, dhe nëse duhet na vazhdojmë e shtojmë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se është bërë edhe një mbledhje për të transferuar buxhetin për të blerë ushqime me shumicë për njerëzit në nevojë, ndërkohë që do të shpërndahen edhe ilaçet për ata që kanë nevojë.

“Ne do të bëjmë shërbimin e këtyre që janë realisht të vetmuar në shtëpi. Ky shërbim konsiston në pakon ushqimore, ose në disa raste dhe me dërgimin e ilaçeve, ose edhe në bërjen e pazarit. Mund të ketë të moshuar që mund të thonë kam përfituar nga reforma e pensioneve, thjesht na duhet dikush që ka leje për të dalë. Ndaj që thirrja për të gjithë qytetarët është që, në mënyrë që ne t’ia bëjmë ballë kësaj sfide tani që janë shtuar edhe kontigjenti i pensionistëve në nevojë, pra përveç atyre që janë në ndihmë ekonomike, të prekur nga tërmeti, persona me aftësi të kufizuar, shtohet dhe ky kontigjent i pensionistë, nuk ia dalim dot nëse djemtë dhe vajzat e këti qytet, bijtë dhe bijat nuk marrin përgjegjësi”, tha ai , ndërsa ka një ftesë edhe për të rinjtë e kryeqytetit. “Ftesa ime sot është “Adopto një gjysh ose një gjyshe”. Kemi bërë adopto një shkollë, një konvikt, një kopësht, një cerdhe, një pemë, tani një gjysh ose një gjyshe si një mënyrë për të thënë “ej, unë do dal të bëj pazaret e mia, pse mos t’i bëj edhe të komshies”. Kjo ndihmë dhe ky solidaritet është sot jetik që t’ia dalim me sukses kësaj sfide”, tha Veliaj.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj viktimat e covid ne shqiperi erion veliaj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 28 Mars 2020, 16:53

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur sot është i shqetësuar dhe i brengsour për jetën e qytetarëve. Në një intervistë për emisi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj