6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
ATHINË- Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë sot një njoftim për të gjithë emigrantët që janë mbllokuar ne vendin fqinj dhe u skadon afati 90 ditorë për të qëndruar. Në një reagim në Facebook, ambasada shkruan se kufiri me Shqipërinë është i hapur por mund të kalohet vetëm në këmbë.
Më tej njoftohet se emigrantët mund të kërkojnë shtyrje të qëndrimit 90 ditor në Komisariatin e Policisë ku keni vendqëndrimin aktual, vetëm në rast të karantinimit për shkak të virusit Covid-19, ose të problemeve të rënda shëndetësore të vërtetuara me raport mjekësor nga mjeku qe trajton sëmundjen tuaj
NJOFTIMI I PLOTË
? Duke marrë parasysh situatën e rënduar për shkak të përhapjes së pandemisë së COVID-19, dhe në vijim të shqetësimeve të ngritura lidhur me kthimin në Shqipëri të shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen në Greqi në kuadrin e regjimit 90 ditor të qëndrimit në zonën Shengen, sqarojmë se: ? Aktualisht, kufiri tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë (Kakavi, Kapshticë, Qafë Botë) është i hapur për qytetarët të cilët duan të kthehen në Shqipëri, të cilëve u mbaron afati maksimal i qëndrimit 90-ditor në Greqi, ose për raste urgjente/shëndetësore; ? Kalimi i kufirit lejohet vetëm për këmbësorët, duke u kujdesur që nga ana tjetër e kufirit t’i marrë një person/i afërm/i njohur i cili duhet të ketë tërhequr paraprakisht nga Komisariati i Policisë në Shqipëri autorizimin për udhëtimin drejt kufirit. Aplikacioni për Autorizimin personal gjendet në linkun http://autorizime.asp.gov.al;
? Për lëvizjen drejt pikës kufitare të Kakavijës mund te merret informacion në agjencinë e autobusëve Leoforo Kifisias 100, nr tel 0030215129363 ose 0030 210 5129365, për linjë udhëtimi deri në Janinë dhe nga aty për lëvizje deri në kufi; ? Për të lëvizur brenda territorit grek, në kontekstin e masës së shpallur nga autoritetet greke për ndalimin e lëvizjeve jo të nevojshme, duhet të ndiqen udhëzimet që gjenden në linkun https://forma.gov.gr/; ? Pas kthimit në Shqipëri duhet të ndiqni udhëzimet e autoriteteve shqiptare dhe të qëndroni në izolim për 14 ditë, për të evituar masa disiplinore; ? Mund të kërkoni shtyrje të qëndrimit 90 ditor në Komisariatin e Policisë ku keni vendqëndrimin aktual, vetëm në rast të karantinimit për shkak të virusit Covid-19, ose të problemeve të rënda shëndetësore të vërtetuara me raport mjekësor nga mjeku qe trajton sëmundjen tuaj. ? Për çdo sqarim të mëtejshëm ose nevojë emergjente, ju mund të kontaktoni në telefonin e emergjencës së Ambasadës i cili funksionon 24/7: +306941658183, ose të dërgoni e-mail në adresën elektronike: [email protected]
Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dërgimit në Itali të 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të ndihmuar me përballimin e situatës atje. Në nj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e 30 mjekëve që shkuan në Itali pr të ndihmuar kolegët e tyre atje në luftën kundër COVID-19. Në një reagi...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot kurbën e rritjes së rasteve me COVID-19, ku shihet se Shqipëria ka një trend më të ulët se vendet e tjera. R...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me tone të ashpra ka kërkuar nga qeveria që të marrë masa të tjera, pasi ka arritur pika e vlimit. I ftuar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish sot numrin e testeve kundër COVID-19 që disponon qeveria shqiptare. Në një intervistë p...
TIRANË- Ministrisë në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është nisur sot bashkë me 30 mjekët shqiptarë për të shkuar në Romë, nga ky do zhv...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë që u zhvilluar në Rinas para nisjes së 30 mjekëve që do të ndihmojnë kolegët e tuyre në Itali pë...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zgjedhur që sot të falenderojë vajzat dhe gratë që kanë veshur uniformën e Forcave të Armatosura dhe ...