LIVE UPDATES
Aktualitet

“Gabimi” që bënë grabitësit dhe dëshmia e Bengasit që zbërtheu grupin/ Çfarë dimë për vjedhjen spektakolare të 6

28 Prill 2019, 12:16 Nga DOSJA
“Gabimi” që bënë grabitësit dhe dëshmia e

Ishte data 9 prill kur një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” u fut në pistën e Rinasit. Të paktën 5 grabitës të maskuar në pak minuta arritën të merrnin 6.5 milionë euro, vlerë monetare që do transportohej drejt Austrisë.

Si policia ashtu dhe koncesionari që merret me sigurinë brenda aeroportit dështuan të parandalonin ngjarjen, ndërsa nga avioni ku u morën thasët me para, kishte zbritur pak më herët presidenti Ilir Meta dhe një tjetër ish zyrtar i lartë.

Pasi morën thasët me para grabitësit u larguan me shpejtësi nga aeroporti ndërsa një patrullë e FNSH-së i ndoqi nga pas. Sipas versionit të policisë pati përplasje mes tyre dhe grabitësve të cilët ishin të armatosur rëndë, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Admir Murataj, truri i organizimeve të disa grabitjeve të tjera.

Shokët e lanë pas trupin e tij, ndërsa u larguan me një tjetër automjet. Thuhet se një grua për të ngatërruar policinë dogji një automjet, ndërsa grabitësit sipas hetimeve të deri tanishme u fshehën në një tunel të ish-diktaturës komuniste dhe pas mesnate dogjën automjetin që u gjet një ditë më pas nga policia.

Identifikimi i Admir Muratajt
Gjatë grabitjes Murataj kishte vendosur një maskë silikoni. Edhe pse në kërkim që nga viti 2013, Murataj kishte berë operacione plastike për te ndryshuar pamje. Me ndihmën e autoriteteve greke që kishin profilin gjenetik por dhe me identifikimin e familjarëve të tij, u konfirmua se grabitësi i vrarë ishte pikërisht Admir Murataj.

“Gabimi” që bënë grabitësit
Gjatë përplasjes me policinë grabitësit nuk mundën të digjnin furgonin që përdorën. Ai ishte një minierë ari për prova. Një shenjë gishti e gjetur aty, që i përkiste Alkond Bengasit arriti të zbulonte grupin.

Zbërthimi i grupit nga dëshmia
Sipas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, personi që modifikoi furgonin e grabitjes është shprehur se kontaktin e parë dhe porosinë e ka pasur me dy kushërinjtë e tij, Klement dhe Eldi Çala. Ai tha se plani kishte nisur të paktën 6 muaj më parë, por 10 ditë para grabitjes personat që ai ka implikuar në ngjarje janë takuar shpesh me njeri-tjetrin.

Sipas tij në fund të muajit mars, në një lokal në zonën e Liqenit të Thatë janë takuar Admir Murataj, Klement Çala, Eldi Çala, Ragip Hajdini i njohur ndryshe si “Daja” nga Kosova, Oltion Veseli, Tani nga Fushë-Kruja, Talo Çela dhe Renaldo Sula.

Ndërsa 6 ditë para grabitjes, ai ka parë përsëri në marketin e lagjes Admir Muratajn dhe Ragip Hajdnin. Por kjo dëshmi nuk e ka ndihmuar grupin hetimor të përcaktojë rolet e tyre, pasi i penduari Bengasi nuk zotëron informacion të plotë. Për këtë arsye, hetuesit po punojnë për të bërë bashkëpunëtor të drejtësisë dhe një tjetër nga të arrestuarit.

Ky person është lidhja mes grupit që ka kryer grabitjen në Rinas, atyre që i kanë ndihmuar më pas dhe organizatorëve të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar. Arrestimi i Dajës nga Kosova pritet të ndihmojë mjaft prokurorinë, pasi ai dyshohet se është personi, i cili ka hartuar planin e grabitjes dhe ka gjetur furgonat e përdorur në grabitje.

50-vjeçari është i dyshuari kryesor për grabitjen e 25 kg flori në komisariatin e Pejës në vitin 2012 dhe për shkak të kësaj eksperience, ai dyshohet të ketë dhe rolin e regjisorit të vjedhjes. Policia vazhdon kontrollet në disa qytete, kryesisht në banesat e të arrestuarve dhe atyre që dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitje. Banesa e fundit ku janë përqendruar kontrollet është ajo e kosovarit në zonën e Shkëmbit të Kavajës./Marrë nga Opinion.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6.5 milione euro admir murataj alkond bengasi austria eldi cala grabitja ne rinas ilir meta klement cala oltion veseli ragip hajdini renaldo sula 6.5 milione euro admir murataj alkond bengasi austria eldi cala grabitja ne rinas ilir meta klement cala oltion veseli ragip hajdini renaldo sula

Sondazh

Poll

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës