LIVE UPDATES
Aktualitet

Intervista/ Rikthimi i bujshëm i Aida Shtinos: Në politikë për triumfin mbi të keqen, me kërcënime më mbyllën emisionin

28 Prill 2019, 08:20 Nga DOSJA
Intervista/ Rikthimi i bujshëm i Aida Shtinos: Në politikë

Aida Shtino, gazetarja e cila për gati 10 vite drejtoi një nga emisionet më të shikuara “Njerëz të Humbur”, në një intervistë për Dosja.al ka treguar arsyet pse vendosi të merrej me politikë dhe pikërisht në Partinë Republikane. Gazetarja ka rrëfyer mënyrën sesi ia mbyllën emisionin, ku tregon se nuk kanë munguar kërcënimet ndaj saj në forma të ndryshme. Ajo nuk ngurron të flasë për gazetarinë shqiptare ku thekson se drejtues mediash janë të shitur tek pushteti. Sipas saj ekranet televizive janë mbushur me njerëz që dalin e flasin për gazeterinë, por që nuk dinë parimet bazë të saj.

INTERVISTA:

1-Zonja Shtino ju prej shumë vitesh nuk jeni më pjesë e ekranit. Disa ditë më parë ju dolët publikisht si pjesë e pjesë e Partisë Republikane, që drejtohet nga Fatmir Mediu. Pse keni vendosur të bëheni pjesë e politikës?

Në mënyrë që e keqja të triumfojë njerëzit e mirë duan të heshtin” dhe unë nuk dua të hesht dhe të pranoj të keqen. Kjo ndoshta ka të bëjë me profesionin tim si gazetare. Ka më shume se një vit që jam angazhuar në Partinë Republikane në pozicion e Sekretares e Marrëdhënieve me Publikun, me vendim të Këshillt Kombëtar të PR-së. E gjithë kjo bazuar në aktivitetin tim si gazetare dhe eksperiencën në marrdhëniet me publikun. Historia ime familjare dhe bindjet e mia janë të djathta dhe Partia Republikane është nje parti e djathtë, pa ekuivoke, që kushdo lehtësisht mund ta identifikojë me besimin, traditën, pronen dhe kombin. Unë besoj më shumë në vlerën dhe rolin e individit në shoqeri dhe mundesitë qe i jep atij liria, sesa nga kontrolli i shoqërise nga nje grup”Elitar” qeverisës që zgjerojnë pushtetin e tyre dhe ngushtojnë lirite e individit.

2- Kush ua propozi këtë post dhe cila është marrdhënia juaj me Fatmir Mediun? 

Posti fillimisht më është propozuar nga Fatmir Mediu, kreu i partisë. Marrëdhënia ime është një marrëdhënie me Kryetarin e Partisë Republikane në funksionin tim politik brenda PR-së.

3-A do riktheheni profesionit tuaj si gazetare? Ç’po bëhet me emisionin “Njerëz të Humbur”?

Profesioni im është gazetare dhe kjo nuk ndryshon asnjëherë. Shumë politikanë në botë, por edhe këtu në Shqiperi vijnë nga fusha e gazetarisë. Ndërsa për emisionin ” Njerëz të Humbur” është si ai fëmija që unë e krijova dhe e rrita me shumë mund e sakrifica. Gjatë rrugës, vizionit tim ju bashkuan djem e vajza studente të gazetarisë, qe une i kam trajnuar vetë dhe ju kam shpjeguar në detaje se çdo të thote të bësh gazetari investigative, në një vend si Shqipëria. Ju bashkuan njerëz të ndryshëm, shqiptarë nëpër botë që ndihmonin vullnetarisht në kërkimin e atyre që ishin larguar pa lënë adresë. Ju bashkua publiku i gjerë shqiptar i cili qëndronte çdo emision bashkë me mua deri në orët e para të mëngjesit, për të parë historitë dhe zbulimin e rasteve që ne trajtonim. 

4- Ju keni deklaruar se emisionin ua kanë mbyllur. Kush, sipas juaj nuk ka lejuar që emisioni të dalë sërish në ekran dhe cilat janë arsyet? Duhet të themi se ka qenë për gati 10 vite një nga emisionet më shikueshmëri më të lartë.

Fatkeqesisht në Shqiperi gjërat me vlerë mbyllen, ndërpriten apo zhduken… Emisioni u mbyll ne 2014. 
E mbyllën ata që ndoshta ju cënonte direkt apo indirekt trasmetimi i një emisioni të tillë, i cili trajtonte histori nga më të ndryshmet, investigonte në detaje, por që në thelb ju shërbente drejtpërsëdrejti njerëzve. Mënyra si e mbyllën, kërcenimet që më kanë bërë personalisht vazhdimisht në shumë forma e mënyra, ishte shumë degraduese për ata dhe jo për mua, sepse unë besoj dhe do të besoj në vlera dhe drejtesi derisa të kem jetë. Keto janë parimet që më kanë mësuar prindërit dhe gjyshërit e mi që në vogëli. 

5-A keni pasur armiq kur keni qenë në ekran dhe a ju “përndjekin” akoma?

Eshtë një fjalë e urte që thotë populli sa me e madhe të jete anija aq më të mëdha janë dallgët. Pra sa më lart të ngrihesh aq më shumë armiq ke. Nuk njoh asnjë njeri që  s’ka armiq, pra sigurisht edhe unë kam e që ndoshta më “përndjekin” akoma , por unë jam bërë imun ndaj tyre, sepse nga natyra kam karakter shumë të forte dhe injoroj çdo përpjekje të tyre negative ndaj meje.

6- Në treg tashmë ka disa emisione që përpiqen të gjejnë përsona të humbur? Si i komenton këto formate televizive?

Nuk kam asnjë koment, pasi unë jam profesioniste në ate që bëj dhe këtë e kam tregur me punë. 

7- Duke qene se ju ishit 10 vite në ekran çfarë mendoni për formatet televizive që janë tani në treg. Sa mendon se kjo ju shpërbejnë njerëzve?

Nuk e di por me keqardhje e them se në vend të përmiresohet gjendja e televizionit dhe formateve televizive, për mua ato po shkojnë drejt fallcitetit dhe fryrjeve boshe. Mungon përmbajtja. Mungojnë gjerat e bëra me shpirt dhe pasion. Formate televizive që kopjojnë njëra- tjetrën… Unë jam gazetare dhe kur shikoj që ekranet janë mbushur me njerez që dalin e flasin për gazetarinë, por që nuk dinë parimet bazë të saj, ndjej një trishtim në shpirt. Gazetarë që publikojnë lajme pa i verifikuar, për të bërë sa më shumë klikime. Imagjinoni para një viti më bënë te vdekur dhe këtë lajm e pasqyruan të gjitha portalet edhe më seriozet në vend, aq sa m’u desh për dy javë rresht të qetësoja familjarët e mi, si dhe t’u përgjigjesha njerëzve të ndryshëm që pyesnin se si isha…

Drejtues mediash të shitur tek pushteti.  Sigurisht që ka edhe media apo gazetarë edhe emisione që përpiqen të ruajnë përmbajtjen dhe të trasmetojnë vlera tek publiku, por gjithsesi ato janë te pakta. “Njerëz të Humbur” ndiqej nga publiku i gjerë, sepse bëri revolucion në mediat shqiptare. Ai emision falë punës , përkushtimit të gjithë stafit brenda Shqipërisë edhe jashte saj u kthye në fenomen dhe nuk ngeli në kufijte e nje studio televizive, por i kapërceu kufijte dhe u bë mbarëkombetar. Për mua ky është televizioni dhe kjo është gazetaria. Kryesorja në këtë bote është misioni qe t’i ke marrë përsipër të realizosh dhe misioni i secilit nga ne nëpërmjet punës tonë, përpjekjeve , përkushtimit, vlerave , dinjitetit , është që ta bejmë Shqiperinë një vend me të mirë për të jetuar!

8- Çfarë bën Aida Shtino tani që nuk gjen njerëz të humbur?

Aida është e fortë si gjithmonë. “Njerëz të Humbur” vazhdon të jetë pjesë e jetës time, pasi është mision dhe në një formë apo në një tjetër, unë nuk do të heq dorë asnjëherë. Sigurisht që une bëj edhe shumë gjëra të tjera. Aktualisht jam Presidente e “Lions Club Tirana Elite”, si pjesë e organizatës më të madhe botërore në fushen e bamirësisë dhe shërbimit humanitar,” Lions Club International” me qender në Chicago të SHBA -së. Ne këtë organizatë ne si club bëjmë shumë aktivitete bamiresie, për shembull para disa muajsh së bashku me 40 mjekë okuliste Lions, që kishin ardhur nga California dhe Nevada nën “Lions In Sight” u realizuan 8000 vizita falas në Tirane dhe fshatrat përreth. U 7300 palë syze falas, atyre që kishin nevojë , si edhe shumë aktivitete të tjera që në një fare menyre kanë mbushur jetën time me eksperienca të veçanta. Gjithashtu jam duke shkruar edhe një liber që e kam nisur prej një viti dhe që shpresoj se do te jetë interesant, për publikun kur ta botoj. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet “njerëz të humbur” aida shtino intervista fatmir mediu partia republikane “njerëz të humbur” aida shtino intervista fatmir mediu partia republikane

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin