Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Momenti kur kryebashkiaku del nga salla, përshëndet të pranishmit
19 Qershor, 17...
Aktualitet
VIDEOLAJM/ Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve
Siç shihet edhe në pamje, dhjetëra makina janë vënë në autokolonë, ndërsa pjesëmarrësit po përshkojnë mijëra kilometra për të qenë të pranishëm në protestë.
19 Qershor 2026, 22:46Nga E. D
pamjet
TIRANË- Një karvan makinash me flamuj kuqezi po udhëton drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së 20 qershorit. Shqiptarë të diasporës, të nisur nga Anglia, janë bashkuar gjatë rrugëtimit me bashkatdhetarë nga Franca, Gjermania, Austria dhe vende të tjera europiane, duke formuar një kolonë automjetesh drejt atdheut.
Siç shihet edhe në pamje, dhjetëra makina janë vënë në autokolonë, ndërsa pjesëmarrësit po përshkojnë mijëra kilometra për të qenë të pranishëm në protestë.
Sipas organizatorëve, ky mobilizim synon të tregojë se zëri i shqiptarëve dëgjohet jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve të tij. Diaspora do iu bashkohet nesër protestuesve në Tiranë, të cilët prej 20 ditësh po kërkojnë largimin e qeverisë Rama./Dosja.al