Gjyqi Veliaj- Dado në Administrative/ Momenti kur kryebashkiaku del nga salla, përshëndet të pranishmit
19 Qershor, 17...
Aktualitet
PAMJE ME DRON/ Qytetarët nuk dorëzohen, marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama jepe dorëheqjen
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga nisja e tubimeve, pjesëmarrja mbetet e lartë dhe se qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
19 Qershor 2026, 22:14Nga E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, pas mbledhjes para Kryeministrisë. Gjatë marshimit, ato kanë brohoritur “Rama jepe dorëheqjen”, “Atdheu nuk është në shitje”, "Opozita jemi ne".
Edhe pse kanë kaluar disa javë nga nisja e tubimeve, pjesëmarrja mbetet e lartë dhe se qytetarët vazhdojnë të dalin rregullisht në shesh për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.
Protestat nuk kanë humbur intensitetin dhe përkundrazi po shndërrohen në një lëvizje të qëndrueshme qytetare, e cila synon ndryshime politike në vend.
Edhe diaspora do t'i bashkohet ditën e nesërme tubimit kundër Ramës. Autokolona me makina janë nisur nga Anglia, Franca, Gjermania e Brukseli për të ardh në Tiranë për protestën e madhe kombëtare të së shtunës./Dosja.al