LIVE UPDATES
Bota

Vdekja e Ebrahim Raisit, VOA: Turqia ndjek me vëmendje se kush do të jetë Presidenti i ri i Iranit

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ndodhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet e Turqisë me Iranin. Një dron ushtarak turk ndihmoi për gjetjen e helikopterit të rrëzuar, por analistët thonë se gjeste të tilla të dukshme ndihme bëhen ndërsa në sfond ekziston një rivalitet në rritje mes dy vendeve.

25 Maj 2024, 22:55 Nga Dosja
Vdekja e Ebrahim Raisit, VOA: Turqia ndjek me vëmendje se kush do të
Foto ilustruese

TURQI - Turqia po ndjek më vëmendje se kush do të zëvendësojë presidentin iranian Ebrahim Raisi, pas vdekjes së tij si pasojë e rënies së helikopterit me të cilin udhëtonte. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones, marrëdhëniet mes dy fuqive rajonale janë në një moment kyç.

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ndodhi në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet e Turqisë me Iranin.

Një dron ushtarak turk ndihmoi për gjetjen e helikopterit të rrëzuar, por analistët thonë se gjeste të tilla të dukshme ndihme bëhen ndërsa në sfond ekziston një rivalitet në rritje mes dy vendeve.

Konkurenca politike dhe ekonomike vazhdon. Por, kur shohim deklaratat e presidentit turk, ai është shumë i kujdesshëm që të shmangë diskursin negativ strategjik. Madje Turqia mbajti edhe një ditë zie. Asnjë vend tjetër nuk e bëri këtë; as vendet arabe”, thotë Huseyin Bagci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, në Ankara.

Turqia mbajti një ditë zie kombëtare për presidentin iranian, duke u përpjekur të fshehë faktin se Ankaraja dhe Teherani po konkurojnë për ndikim në rajone të ndryshme.

Për Turqinë, tashmë e ardhmja e Kaukazit jugor, Irakut dhe Sirisë është shumë jetike për sigurinë e saj kombëtare. Në këto zona, Turqia përballet me Iranin që vepron kundër interesave kombëtare të Turqisë”, thotë Bilgehan Alagoz, profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Marmarasë, në Stamboll.

Ushtria turke është përgatitur për një ofensivë madhore në Irak dhe Siri ndaj bazave të grupit rebel kurd PKK, që lufton kundër shtetit turk. Ankaraja e ka kritikuar vazhdimisht Teheranin se nuk mbështet përpjekjet e saj.

Me vdekjen e presidentit Raisi, Irani pritet të organizojë zgjedhje të reja presidenciale. Analistët thonë se Ankaraja mund ta shohë këtë si një mundësi për të përmbushur objektivat e saj, në veçanti duke patur parasysh ndasitë e brendshme në Iran.

Tashmë kemi një luftë për pushtet, që do të vazhdojë. Kryesorët janë ushtria dhe klerikët, që kanë një partneritet mes tyre. Por njëkohësisht edhe luftojnë me njëri-tjetrin”, thotë profesor Bagci.

Analistët thonë se nëse Garda Revolucionare e Iranit rrit pushtetin e saj, kjo mund të sjellë edhe një aktivizim më të lartë të grupeve të mbështetura nga Irani në Irak dhe Siri, të cilat shpesh sfidojnë interesat e Turqisë. Kjo do të nxiste më tej rivalitetin mes Turqisë dhe Iranit.

Një vetëbesim i shtuar nga Garda Revolucionare, i kombinuar me pushtetin politik, do të jetë një faktor paqëndrueshmërie në Lindjen e Mesme. Prandaj Turqia do ta trajtojë këtë çështje me shqetësim”, thotë profesorja Alagoz.

Ndërsa Ankaraja dhe Teherani konkurojnë për influencë në Siri, Irak dhe Sudan, analistët thonë se tranzicioni në Iran drejt një presidenti të ri mund të ketë pasoja të rëndësishme për mbarë rajonin./VOA

ebrahim raisi iran turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj