Institucionet demokratike/ Raporti i KE: Rekomandimet e OSBE nuk janë marrë për bazë, puna politike mbetet në një mjedis...
Bota
E rëndë në Itali/ Vritet me armë zjarri bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate (EMRI)
Sipas mediave vendase ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar.
25 Maj 2024, 16:38Nga B.Z
Policia Itali
ITALI - Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të shtune në Palermo të Italisë.
Sipas mediave vendase ai është gjetur i vdekur brenda makinës së tij në zonën e Via Ugo La Malfa, ndërsa dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve të para, viktima kishte një brez të lidhur në qafë, dhe u gjet i ulur në sediljen e shoferit.
Onorato ishte me profesion arkitekt dhe ishte pronar i një dyqani mobiliesh. Nuk dihet ende nëse krimi ka ndodhur për motive që lidhen me profesionin e tij, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.
Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo u deklarua pa vaksinë dhe kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.
Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Edhe burri i saj, Onorato kishte tentuar përvojë në politikë. Në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Fotografi nga arkivi.
SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, do të takohet me homologun e t...