LIVE UPDATES
Bota

Ukraina dhe Moldavia synojnë të ngarendin drejt anëtarësimit në BE

Ajo që vjen më pas mund të jetë po aq e vështirë, teksa vendet duhet të bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe politike për t’u bërë anëtare të BE-së.

17 Qershor 2026, 07:58 Nga E.d
Ukraina dhe Moldavia synojnë të ngarendin drejt anëtarësimit
Foto ilustruse

Bashkimi Evropian hapi procesin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë më 15 qershor pasi Qeveria e re e zgjedhur në Hungari hoqi pengesën e fundit për avancimin e procesit drejt bashkimit në bllokun prej 27 anëtarësh.

Ajo që vjen më pas mund të jetë po aq e vështirë, teksa vendet duhet të bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore dhe politike për t’u bërë anëtare të BE-së.

Çfarë në të vërtetë nënkupton hapja e bisedimeve?

Procesi i zgjerimit të BE-së përbëhet nga 33 kapituj politikash – nga politika e jashtme, bujqësia e deri te peshkimi – dhe shtetet kandidate duhet të miratojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret e BE-së për secilin nga këta kapituj.

Këta kapituj ndahen në gjashtë kllasterë dhe më 15 qershor Moldavia dhe Ukraina hapën Kllasterin e Parë, i njohur si “bazat”, që përfshin pesë kapituj që kryesisht kanë të bëjnë me çështjet e sundimit të ligjit. Këta kapituj gjithmonë hapen të parët dhe mbyllen të fundit, që do të thotë se një shtet kandidat ka përmbushur të gjitha kushtet e Brukselit. Deri më tani, Ukraina dhe Moldavia kanë nisur bisedimet për pesë nga 33 kapitujt.

Kur do të nisin bisedimet për kapitujt e tjerë?

Ka shpresë në Bruksel – po ashtu edhe në Kiev dhe Kishiniev – se edhe pesë kllasterë të tjerë do të mund të hapen në korrik, ose të paktën deri në fund të vitit. Në cilindo rast, ky do të ishte një ritëm rekord.

Shqipëria, një tjetër shtet aspirues për anëtarësim në BE, i hapi të gjithë gjashtë kllasterët brenda 11 muajsh më 2024-2025. Komisioni Evropian thotë se Kievi dhe Kishinievi janë të gatshëm, pasi kanë kryer punët e shtëpisë gjatë dy vjetëve që nga vera e vitit 2024, kur Hungaria nisi të tërhiqte veton e saj. 

Kur pritet të përfundojë procesi i anëtarësimit?

Ukraina ka vendosur një objektiv shumë ambicioz duke thënë se dëshiron që t’i mbyllë të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027, ndërkaq Moldavia deri më 2028. Kjo kërkon shumë reforma nga shtetet kandidate – dhe vullnet politik nga 27 shtetet anëtare të BE-së që të ecin me po të njëjtin ritëm të shpejtë.

Sipas raportit të progresit të KE-së të publikuar në nëntor të vitit të kaluar, Ukraina kishte vetëm një “nivel përgatitjeje” në katër kapituj politikë. Për shumicën e kapitujve të tjerë, ajo kishte vetëm “një nivel të caktuar përgatitjeje”.

Për Moldavinë, numri i kapitujve me “nivel të mirë” përgatitjeje ishte vetëm dy.

Thjesht, është më e vështirë të mbyllen kapitujt sesa të hapen. BE-ja, për shembull, kërkon reforma të thella në shumë fusha, veçanërisht në gjyqësor. Mjafton të shihet rasti i Shqipërisë, e cila që nga hapja e kapitujve në nëntor 2025 ende nuk ka mbyllur asnjë prej tyre. Ose rasti i Malit të Zi, që konsiderohet vendi që ka bërë përparimin më të madh, kur ky shtet hapi kapitullin e parë në vitin 2013, por deri më tani ka mbyllur vetëm 16 nga 33 kapituj.

A duan të gjitha shtetet e BE-së një zgjerim të përshpejtuar?

Kjo është e diskutueshme. Shumica thonë që duan që blloku të zgjerohet, por shtojnë se procesi duhet të jetë i bazuar në merita, një term që përdoret në BE për të vënë në pah se nuk do të ketë rrugë të shkurtra apo anëtarësime të përshpejtuara. 

Gjatë muajve të fundit, në Bruksel kanë qarkulluar shumë dokumente politike të hartuara nga vende të ndryshme të BE-së mbi mënyrat për të përshpejtuar zgjerimin, për shembull duke ofruar “anëtarësim të asociuar”, si një formë inkurajimi që do t’u lejonte disa ose të gjitha vendeve kandidate të marrin pjesë në institucione të ndryshme të BE-së, por pa të drejtë vote.

Fakti është që procesi i zgjerimit të BE-së gjithmonë ka qenë politik. Ka mbi 100 mundësi për të vendosur veto (gjatë hapjes dhe mbylljes të çdo kapitulli si dhe gjatë kritereve të ndërmjetme për shumë prej tyre) që secili nga 27 anëtarët e bllokut mund t’i përdorë për çfarëdo arsye.

Maqedonia e Veriut nuk ka bërë përparim që nga viti 2022 për shkak të vetos së Bullgarisë, pasi që Shkupi ende nuk e ka ndryshuar Kushtetutën për të përfshirë edhe rolin e bullgarëve në shtet. 

Serbia nuk ka avancuar në rrugën e saj drejt BE-së që nga viti 2021 gjerësisht për shkak se disa shtete anëtare të BE-së kanë shqetësime për afrimin e saj me Moskën sa i përket çështjeve të politikës së jashtme.

Po ashtu, edhe nëse të gjithë kapitujt e pranimit hapen dhe mbyllen, më pas mund të pasojë një proces i gjatë ratifikimi në të gjitha shtetet anëtare të BE-së për secilin vend kandidat. 

Në Belgjikë, një ratifikim mund të kërkojë votime në 11 dhoma të ndryshme rajonale dhe kombëtare. Mund të ketë edhe referendume për këtë çështje në vende si Hungaria dhe Franca, ku ka një skepticizëm për zgjerimin e BE-së, veçmas ndaj Ukrainës. Basti më realist, për momentin, është që vetëm Mali i Zi do t’i bashkohet BE-së deri në fund të kësaj dekade./REL

be ukraina moldavia

Sondazh

Poll

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve

Profesori motivon studentët në ditën e 17 të protestës: Bëhuni të përgjegjshëm

"I zhgënjyeri i vërtetë është Rama"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Nuk e zbeh dot protestën

I riu: A e di z. kryeministër se ka familje shqiptare që nuk kanë qenë kurrë në bregdet me pushime?

"Projekti është në interes të publikut, po kur ka qenë?"/ Revoltohet e reja: Anulo projektet

SKANDAL/ Ulsi Manja lëshon gojen, ofendon Kaprin: Ik langaraq, s'më tregon ti mua

"Fryma fashiste..."/ Rama publikon VIDEON: Protestuesit rrahin shoferin që nuk i ra borisë

Berisha: Rama kontrollon mbi 90 përqind të mediave, ‘studimi’ i tij është keqpërdorim...

Udhëtimet luksoze të Ramës/ Berisha: Nëse ta mban, lejo ngritjen e komisionit hetimor

Berisha: Opozita është nën tiraninë mediatike të medieve të kapura, Rama mashtroi hapur

Aksidenti tragjik në Ksamil ku humbi jetën 20-vjeçari, ja momenti kur mjeti lundrues përplaset

Protestuesit rikthehen të vendosur para Kryeministrisë/ Brohorasin njëzëri

Vijon marshimi masiv në rrugët e Tiranës, shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Nga Kryeministria te Parlamenti, qytetarët vijojnë prej disa orësh protestën kundër Ramës

"Ata që për Ramën janë strategjikë për ne janë tragjikë/Adoleshenti në protestën para Kryeministrisë

“Ju erdhi fundi"/ Mijëra qytetarë "pushtojnë: Bulevardin: Rama jepe dorëheqjen!

Atmosferë magjike nga protesta, qytetarët me flamuj kombëtarë marshojnë në Bulevard

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani poston videon e Ramës në Zvicër: Tirana në protestë

“Duhet qeveri teknike”/ Qytetari në protestë: Këtu mungon drejtësia për çdo problem

Cila është arsyeja e protestës? Qytetarja: 3 fëmijët i kam jashtë, kam ngelur vetëm

Qytetari: Rama dhe Berisha janë i njëjti brum, ndërrojnë vetëm pozicionet

Korreshi 'zhvishet' nga kostumi i deputetit, shkon në protestë si qytetar

Vogëlushi thirrje para kryeministrisë: Asnjëri prej nesh nuk e do Edi Ramën....

Protesta e 16-të/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit#dosja #protesta #videovirale

"S’do të bllokojmë kurrë aeroportin"/ Protestuesi: Do ta shporrim këtë klasë politike

Oshëtin nga thirrjet e qytetarëve bulevardi/ Protestuesit Edi Rama o legen prite popullin se po vjen

Protestuesit drejt kryeministrisë: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

Berisha: Dosja faktoi shpifjet e opozitës së opozitës për Malin e Tiranës!

Berisha: Në Aruba ishte edhe ‘Rama i gjatë’! Pse i fshehin emrat? Ky është një krim i vërtetë

Takimi i Arubës/ Berisha denoncon skandalin: Spanjollët sollën dosjen e plotë

Berisha: Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve!

Të akuzuarit për vrasjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht, ndërhyn policia

Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Sot protesta e 15-të në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Protesta zhvendoset edhe në Hagë, shqiptarët e diasporës protestojnë teksa këndojnë këngë polifonike

Emigrantët shqiptarë protestojnë në Berlin, kërkojnë largimin e Edi Ramës: Ju erdhi fundi

Aksident i rëndë në aksin Pogradec–Lin, një person humb jetën, 4 të plagosur

“E çova në shkollë dhe nuk më u kthye më”/ Nëna e Martin Canit: Duam drejtësi

Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria

Banorët e Rrjollit shembin rrethimin rrethues, debat me policët: Jemi bijtë e këtij populli