“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Operacioni i SPAK/ Kush është Dritan Gjika, "koka" e mafias shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador 16 Qershor...
Burgenstoku është një kompleks i njohur rezidencial dhe për konferenca në Zvicrën qendrore, i cili më parë ka qenë mikpritës i takimeve ndërkombëtare dhe negociatave diplomatike. Irani dhe Shtetet e Bashkuara e nënshkruan në mënyrë elektronike më 15 qershor memorandumin e mirëkuptimit për t’i dhënë fund luftës, i hartuar në formën e një dokumenti të përgjithshëm.
ZVICËR- Zvicra njoftoi se ceremonia e nënshkrimin e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synon dhënien fund të konfliktit në Lindjen e Mesme, do të mbahet në resortin malor të Burgenstokut. Ministria e Jashtme zvicerane tha se ka qenë në kontakt të ngushtë me SHBA-në, Iranin, Pakistanin dhe Katarin lidhur me mundësinë e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit.
“Aktualisht, nënshkrimi i dokumentit është planifikuar për të premten, më 19 qershor, në Burgenstok, që ndodhet në kantonin e Nidvaldenit. Ky lokacion është propozuar nga ndërmjetësuesit pakistanezë dhe ata nga Katari, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani”, u tha në njoftim.
Burgenstoku është një kompleks i njohur rezidencial dhe për konferenca në Zvicrën qendrore, i cili më parë ka qenë mikpritës i takimeve ndërkombëtare dhe negociatave diplomatike. Irani dhe Shtetet e Bashkuara e nënshkruan në mënyrë elektronike më 15 qershor memorandumin e mirëkuptimit për t’i dhënë fund luftës, i hartuar në formën e një dokumenti të përgjithshëm.
Nënshkrimi zyrtar i dokumentit është planifikuar të bëhet më 19 qershor, në praninë e zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve. Ndaras, më 16 qershor, udhëheqësi amerikan Donald Trump, tha se do ta dërgojë marrëveshjen e paqes me Iranin në Kongresin amerikan për shqyrtim.
Duke folur për gazetarët gjatë një takimi me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në margjinat e samitit të G7 në Francë, Trump tha: “Nuk e kam menduar më parë, por do ta bëj... do t’ia dërgoj Kongresit. Më pëlqen ideja. Kush nuk do ta miratonte?”.
Disa ligjvënës republikanë më herët kishin bërë thirrje që kongresitët të shqyrtonin tekstin e marrëveshjes. Trump po ashtu premtoi se do ta bëjë publik tekstin e marrëveshjes me Iranin “brenda një ose dy ditësh” dhe sugjeroi se madje mund ta lexojë të gjithë dokumentin publikisht, sapo të vendoset një kornizë zyrtare për publikimin e tij. Sipas Reuters, ai tha se po priste një procedurë zyrtare para publikimit, por shtoi se nuk kishte kundërshtim që ai të bëhej publik.
“Do të doja të kishte më parë një kornizë zyrtare për këtë, por nuk kam problem me publikimin, është një dokument i shkëlqyer”, tha Trump.
Ai shtoi se dispozita kryesore e marrëveshjes është e thjeshtë: “Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”. Sa i përket fazës së ardhshme të negociatave me Iranin, për të cilën është vendosur një afat 60-ditor, Trump shprehu optimizëm se përparimi do të jetë i shpejtë.
“Mendoj se do të shkojë shumë shpejt”, tha ai duke shtuar se Irani dëshiron ta finalizojë procesin dhe të kthehet në aktivitet normal ekonomik dhe diplomatik.
“Irani dëshiron ta përfundojë këtë. Ata duhet t’u kthehen aktiviteteve të tyre normale dhe marrëdhëniet tani janë normalizuar, kështu që mendoj se ky proces do të ecë shumë shpejt”.
Trump paralajmëroi se afati kohor mund të ndryshojë, por përsëriti pritjet e tij për një përfundim të shpejtë: “Mund të shkojë më shpejt, mund të zgjasë më shumë, por mund të përfundojë shumë shpejt”. Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar më herët se dokumenti – që palët nënshkruan në mënyrë elektronike – është rreth një faqe e gjysmë i gjatë.
Lufta nisi pasi SHBA-ja dhe Izraeli kryen sulme ajrore ndaj Iranit në fund të shkurtit. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj aseteve amerikane në rajon dhe që nga nisja e konfliktit praktikisht ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Marrëveshja parasheh edhe rihapjen e ngushticës përmes së cilës kalon një e pesta e dërgesave globale të naftës dhe gazit./REL
Samiti g7 FRANCË- Presidenti amerikan, Donald Trump tha se Memorandumi i Mirëkuptimit thotë se Irani nuk mund të ketë arm&eum...
Zelensky dhe Trump FRANCË- Udhëheqësit evropianë i kanë kërkuar Donald Trump-it të përpiqet të thye...
KINË- Gazeta franceze Le Monde ka publikuar një artikull ku shpjegohet se, pse Evropa e ka të vështirë të regaojë...
Millorad Dodik. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e Millo...
Nënpresidenti amerikan, JD Vance. SHBA- Nënpresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se presidenti Donald Trump mund të vendosë...
John Bolton SHBA- John Bolton ka deklaruar se marrëveshja kornizë e arritur të dielën midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit &eum...
Gavin Newsom SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka pohuar se Departamenti Amerikan i Drejtësisë po heton njerëz në...
Foto ilustruse Kush përdor rrjetet sociale e di se të dhënat e tij mblidhen, analizohen dhe shpërndahen – sidomos për reklam...
Foto ilustruse Kur dhe si do të jenë në gjendje avionët të fluturojnë në mënyrë neutrale ndaj klimës dhe ...
Foto ilustruse Gjatë disa muajve të luftës dhe më pas armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, dëgjimi i z&eum...