LIVE UPDATES
Bota

Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi në radhët e industrisë/ Analiza: Si po ndikon politika ekonomike e Trumpit?

7 Gusht 2025, 08:16 Nga r.ll
Shifra zhgënjyese në tregun e punës dhe pakënaqësi
donald trump

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që është në detyrë prej pak më shumë se gjysmë viti, gjeti një ekonomi të fortë amerikane me papunësi të ulët, rritje të fortë ekonomike dhe inflacion modest. "Pavarësisht nga cili kënd e vështron ekonominë amerikane, mund të arrish vetëm në përfundimin se ajo është shumë e shëndetshme", tha eksperti i tregjeve ekonomike Robert Rethfeld nga Wellenreiter-Invest në janar 2025. Po që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar në ekonominë amerikane dhe jo domosdoshmërisht gjithmonë për mirë.

Treg çuditërisht i dobët pune

Shifrat e fundit tregojnë për shembull për një treg çuditërisht të dobët pune në SHBA. Sipas raportit qeveritar të publikuar të premten e kaluar në muajin korrik u shtuan vetëm 73,000 vende të reja pune jashtë sektorit të bujqësisë. Ekonomistë të anketuar nga Reuters kishin parashikuar një rritje prej 110,000 vendesh të reja pune. Në të njëjtën kohë numri i vendeve të punës që mendohej se do të krijoheshin në qershor ishte zhgënjes - nga 147,000 që parashikoheshin u krijuan vetëm 14,000. Sipas të dhënave të rishikuara edhe në maj ishin krijuar dukshëm më pak vende pune sesa pritej fillimisht. "Shifrat janë më të këqija se çdo parashikim", tha Helen Given, investitorja kryesore në ofruesin e shërbimeve financiare Monex, në lidhje me të dhënat e tregut të punës. Çështja kryesore është rishikimi i parashikimeve që parashikojnë rënie muaj për muaj.

Reagimi i Trumpit ndaj të dhënave

Për shkak të të dhënave çuditërisht të dobëta Trump njoftoi të premten se do të shkarkojë drejtuesen e Zyrës së Statistikave të Punës, Erika McEntarfer. Ai e akuzoi atë për manipulim të shifrave të tregut të punës për qëllime politike. "Na duhen shifra të sakta për tregun e punës", deklaroi Trump. Menjëherë pas kësaj ai shkroi pa dhënë asnjë provë, se të dhënat e tregut të punës ishin manipuluar.

Dobësia e dollarit votë mosbesimi?

Po ashtu ekspertët e shohin dobësinë aktuale të dollaritsi votë mosbesimi ndaj politikave të Trumpit - megjithëse Trumpi me këtë mund të ketë arritur pikërisht atë që synonte. Zhvlerësimi i dollarit, i cili ka humbur në mënyrë të konsiderueshme në vlerë që nga fillimi i vitit, i ka bërë për SHBA-në eksportet më të lira dhe importet më të shtrenjta. Kjo ka lehtësuar deficitin tregtar të SHBA-së. Në të njëjtën kohë zhvlerësimi i monedhës amerikane pasqyron gjithashtu frikën e investitorëve për pasojat e politikës së çrregullt doganore të Trumpit; shumë investitorë kanë tërhequr paratë e tyre nga SHBA-ja.

Politika doganore shkak për normat e larta të interesit

Prej disa muajsh si një nga arsyet pse Banka Qendore e SHBA-së (Fed) nuk i ka ulur normat e interesit permendet edhe politika e çrregullt për tarifat doganore që ndjek Trumpi. Javën e kaluar Banka Qendrore e la përsëri normën bazë të interesit në nivelin prej 4.25 deri në 4.50 përqind. Sipas drejtuesit të saj, Jerome Powell, Fed dëshiron të ketë më shumë qartësi se si politika tregtare e Trumpit, e karakterizuar nga rritja e tarifave doganore, po ndikon në gjendjen e përgjithshme konjukturore dhe ekonomike./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj